Sherbimet Bankare

1. Llogaria Rrjedhese

Llogaria Rrjedhese eshte nje llogari ne te cilen regjistrohen veprimet e klientit ne menyre te vazhdueshme dhe kronologjike. Klienti mund te derdhe, te terheqe dhe te transferoje nga llogaria e tij rrjedhese ne cdo moment. Raiffeisen Bank permes llogarise rrjedhese ju ofron Bizneseve te Mesme nje vend te sigurt per te mbajtur parate e tyre ne valutat kryesore: LEK, EURO, USD, GBP, CHF.

Dokumentacioni i nevojshem per hapjen e llogarise rrjedhese prane Raiffesien Bank,

 

  • Çertifikatë e regjistrimit fillestar ne QKR, bashkë me vërtetimet per kryerjen e regjistrimeve të mëvonshme / ose ekstrakt historik për te dhënat e regjistrit tregtar, lëshuar nga QKR-ja, jo më parë se nje muaj nga data e paraqitjes se kerkeses per hapjen llogarise.
  • Statuti i personit juridik
  • Dokumentet e identifikimit të përfaqësuesit ligjor
  • Prokurë për personin e autorizuar, në rast se veprimet nuk do te kryhen nga përfaqesuesi ligjor i shoqërise

Një llogari rrjedhëse me RBAL ju lejon të përdorni shërbimet e mëposhtme

  • Interes kreditor ne llogarine tuaj
  • Karte Debiti Visa Electron
  • Depozitimin dhe tërheqjen e parave në të gjitha degët nëpër Shqiperi
  • Koleksionet e pagesave vendore dhe ndërkombëtare
  • Për pagimin e tatimeve, doganave dhe detyrime të tjera
  • Pagesa të shërbimeve
  • Pagesa me çek
  • Raiffeisen Direkt, banking elektronik
  • Shërbimi SWEEP

 

2. Depozita e Kursimit per Biznesin SE

Depozita e kursimi per Biznesin ju ofron lehtesi dhe mundesi per te terhequr parate tuaja kur ju nevojiten pa u shqetesuar rreth humbjes se interesit te akumuluara.

Sa me e gjate koha e qendrimit te parave tuaja ne kete depozite aq me i larte interesi i akumuluar.

Ju mund te depozitoni ne monedhat: LEK, EUR, USD, BGP.

Norma te ndryshme interesi aplikohen.

Bandat e Normave te Interesit

Termat e Depozites ne ALL Termat e Depozites ne FCY
5,000 - 499,999 50 - 4,999
500,000 - 1,499,999 5,000 - 14,999
1,500,000 - 4,999,999 15,000 - 49,999
mbi 5,000,000 mbi 50,000

Norma e Interesit do te percaktohet ne baze te shumes se depozites dhe bandes qe i perket. Norma e Interesit eshte e caktuar ne perputhje me shumen e vleres per çdo bande, keshtu qe per çdo pjese te shumes do te perfitohet norme interesi ne varesi te bandes perkatese – interes I shkallezuar. Interesi do te llogaritet dite per dite mbi balancen ditore ne fund te çdo dite.

Kalkulimi I Interesit
Interesi kapitalizohet ne Depoziten e klientit ne daten e fundit te çdo muaji.

Mundesi Depozitimi dhe Terheqje
Klienti mund te depozitoje dhe te terheq nje pjese te vleres se depozituar ose te gjithe vleren e depozituar duke respektuar balancen minimale te kerkuar.

Terheqjet nga Depozita e Kursimeve per Bizneset mund te behet vetem nepermjet urdherit te transfertes dhe jo por jo terheqje cash.

Asnje limit ne numer dhe volum nuk do te aplikohet per terheqjet ose depozitimet ne deget e RBAL.

Pagesa periodike nga Llogaria Rrjedhese
Pagesa Periodike mund te kryhet nga Llogaria Rrjedhese ne Depoziten e Kursimeve per Bizneset, keshtu qe klienti mund te shtoje depoziten e tij pa ardhur ne dege.

 

3. Depozita me Afat

Raiffeisen Bank ofron Depozita me Afat me norma interesi nga më të favorshmet në tregun bankar në Shqipëri në monedhen vendase dhe valutat kryesore ndërkombëtare.

Depozitat me Afat  mund të jenë një mundësi interesante për bizneset per investime afatshkurta dhe afatmesme meqenëse ne ofrojmë norma interesi shumë tërheqëse për to.

4. Llogari Escrow

Nje llogari e sigurt, ne emer te huamarresit per te paguar detyrime te letrave me vlere nepermjet parave te depozituara ne banke (palet e treta neutrale – agjentet escrow) ku parate do te shperndahen nepermjet permbushjes se kushteve, sic percaktohen ne nje marreveshje te shkruar.

 

Transfertat Bankare

Zgjedhja me e mire per nje sherbim te shpejte.Tashme me Raiffeisen Bank ju keni akoma me shume mundesi per te derguar dhe marre parate tuaja Brenda dhe Jashte vendit. Nje rrjet i gjere dhe i shtrire ne gjithe Shqiperine si edhe nje numer shume i madh bankash korrespondente ne te gjithe boten ju krijon lehtesi dhe siguri per transfertat tuaja bankare.

Ne Raiffeisen Bank do te gjeni lehtesi ne veprimet tuaja, nje staf te kualifikuar dhe konfidencialitet per te gjitha transaksionet tuaja bankare.

Transferta Nderkombetare te Parase

Raiffeisen Bank duke qene anetare e rrjetit te SWIFT mund te kryeje Transferta Nderkombetare te Parase shume te shpejta duke bere te mundur qe fondet te arrijne tek perfituesi maksimumi brenda 3 ditesh pune, pavaresisht se nga dhe ku dergohen fondet. Kodi i SWIFT eshte SGSBALTX.

a) Transferta Nderkombetare Parash ne nisje

Ju mund te dergoni Transferta Nderkombetare Parash prej te gjithave degeve dhe agjencive tona.Nese do te deshironi te kryeni Transferta Nderkombetare Parash, sillni me vete kur te na kontaktoni ne informacionin e meposhtem:

  • Emrin dhe adresen e plote te perfituesit.
  • Emrin dhe kodin e SWIFT-it te bankes se perfituesit.
  • Numrin e llogarise se perfituesit ne banken e perfituesit (IBAN nese eshte e aplikueshme).
  • Qellimi i pageses.

b) Transferta Nderkombetare Parash ne mberritje

Ju mund te merrni Transferta Nderkombetare Parash ne deget dhe agjencite tona.

Ju lutemi pajisni me informacionin e meposhtem kompanite apo personat qe do te donin t’ju dergonin juve nje Transferte Nderkombetare Parash:

  • Banka e perfituesit: Raiffeisen Bank (Albania, Tirana, Kodi i SWIFT: SGSBALTX).
  • Llogaria e perfituesit: Numri i llogarise suaj ne Raiffeisen Bank (Shqiperi).
  • Emri i perfituesit: Emri juaj apo i kompanise suaj ashtu sic eshte regjistruar ne Raiffeisen Bank (Shqiperi).

 

Pasqyra e bankave korrespondente te Raiffeisen Bank (Shqiperi):

Nr. CCY Correspondent Bank City, Country SWIFT code
1 USD AMERICAN EXPRESS BANK New York, USA AEIBUS33
2 USD DEUTSCHE BANK TRUST COMPANY AMERICAS New York, USA BKTRUS33
3 USD JP MORGAN CHASE BANK New York, USA CHASUS33
4 USD RAIFFEISEN ZENTRAL BANK OSTERREICH Vienna, Austria RZBAATWW
5 GBP LLOYDS TSB BANK GROUP London, UK LOYDGB2L
6 EUR KBC NV Brussels, Belgium KREDBEBB
7 EUR ALPHA BANK Athens, Greece CRBAGRAA
8 EUR ERSTE BANK Vienna, Austria GIBAATWW
9 EUR RAIFFEISEN ZENTRAL BANK OSTERREICH Vienna, Austria RZBAATWW
10 EUR COMMERZBANK Frankfurt, Germany COBADEFF
11 EUR AMERICAN EXPRESS BANK Frankfurt, Germany AEIBDEFX
12 EUR INTESASANPAOLO S.P.A Milan, Italy BCITITMM
13 EUR INTESASANPAOLO S.P.A Milan, Italy IBSPITTM
14 EUR BANCA NAZIONALE DEL LAVORO Rome, Italy BNLITRR
15 EUR SOCIETE GENERALE Paris, France SOGEFRPP
16 CHF UBS, ZURICH Zurich, Switzerland UBSWCHZH
17 CAD CANADIAN IMPERIAL BANK OF COMMERCE Toronto, Canada CIBCCATT
18 USD WACHOVIA BANK New York, USA PNBP US 3N NYC
19 EUR RAIFFEISEN BANK, BULGARIA Sofia, Bulgaria RZBBBGSFXXX
20 USD RAIFFEISEN BANK, BULGARIA Sofia, Bulgaria RZBBBGSFXXX
21 USD RAIFFEISEN BANK, KOSOVO Pristine, Kosovo RBKORS22XX

Transferta Kombetare te Parase

Ne jemi te lidhur me Banken e Shqiperise gje qe na mundeson kryerjen e transfertave kombetare per dhe nga perfituesit qe kane nje llogari ne nje banke ne Shqiperi.

Transferta Nderbankare te Parase

Nese nje person apo kompani te ciles ju doni t’i dergoni nje transferte parash (ne monedhe te huaj ose vendase) ka gjithashtu nje llogari tek ne, ju perfitoni avantazhet e Transfertes Nderbankare te Parase.

Perfituesi i Transfertes Nderbankare te Parase i merr fondet ne te njejten dite qe ju na urdheroni te kryejme Transferten Nderbankare te Parase.

Çeqet

Çeku Bankar është një urdhër i shkruar (cek), i leshuar nga nje banke mbi llogarine e saj per shumen cash te paguar bankes nga bleresi i cekut ku specifikohet emri i personit per t'u paguar dhe qe permban edhe emrin e pales blerese te cekut (derguesi). Ceku i leshuar nga Raiffeisen Bank eshte nje tjeter mundesi e vlefshme, pervec transfertave Kombetare te Parase, nese ju duhet te paguani furnizuesit apo punonjesit brenda Shqiperise. Ceqet e ketij lloji mund te arketohen ne te gjithe sistemin bankar ne Shqiperi. Shitja e Ceqeve te emetuar ne USD: Ne bejme gjithashtu emetimin e ceqeve ne monedhe te huaj (USD) qe terhiqen ne banka amerikane dhe qe pranohen ne mbare boten. Ceqet e Udhetareve: Ju mund te blini ose shitni gjithashtu, te mirenjohurit Ceqe te Udhetareve ne cdo dege tonen. Lloje te tjera Ceqesh: Ne pranojne te gjitha llojet e tjera te ceqeve ne baza negociatash apo per tu mbledhur.

Raiffeisen Bank ofron nje game te gjere sherbimesh per klientet e saj. Ju lutem klikoni ne anen e majte per informacion lidhur me secilin sherbim.

  1. Pagat
  2. OD ne llogarine rrejdhese
  3. Karte Debiti Visa Electron
  4. ATM dhe Bankomat

Pagat

Raiffeisen Bank ofron procesim te shpejte dhe efikas te pagave per kompanite dhe punonjesit e tyre. Pagat do te depozitohen automatikisht ne nje llogari rrjedhese bankare. Sherbimi i depozitimit te pagave eshte menyra me e pershtatshme dhe me e sigurte per procesimin e pagave, çdo dite pagash duke ulur riskun e levizjeve “cash” dhe mbajtjeve te shumave te konsiderueshme ne arkat e institucionit. Me Raiffeisen Bank ju keni: Mundesi per te shfrytezuar rrjetin me te gjere bankar ne Shqiperi, me mbi 80 dege dhe agjensi. Kjo nenkupton qe punonjesit tuaj, ne çdo rajon te vendit kane mundesine e perdorimit te Bankes sone.Mundesi terheqje Cash 24 ore ne dite, çdo dite! Ne po instalojme rrjetin me te madh te bankomateve (ATM) ne vend.

OD ne llogarine rrjedhese

OD eshte nje hua afatshkurter e disponueshme per ju ne çdo kohe. Ju mund te terhiqni sipas nevojes nga llogaria juaj rrjedhese prane Bankes, ose nepermjet Bankomateve cfaredo shume dhe ne cdo kohe (deri ne limitin e OD te vendosur). Ju keni fleksibilitetin per te shlyer OD sipas deshires, menjehere ose gradualisht.

Karte Debiti VISA Electron

Raiffeisen Bank ofron siguri dhe nje koncept te ri per kryerjen e pagesave me karten e debitit Visa Electron! Karta e Debitit eshte nje karte plastike qe permban emrin e Klientit dhe nje numer qe eshte i lidhur me llogarine rrjedhese. Per te perdorur karten klienti duhet te pajiset me nje PIN . PIN-i eshte nje kod sekret unik per cdo karte qe i lejon Kartembajtesit terheqjen e parave nga llogaria e tij rrjedhese nepermjet ATM (bankomat). Vetem Kartmbajtesi duhet te dije PIN-in e tij, ne menyre qe perdorimi i Kartes se Debitit dhe ATM-se te jete i sigurt dhe sekret. (Kartmbajtesi merr PIN-in ne nje zarf te sigurt dhe duhet ta mbaje sekret kete numer). Karta juaj Visa Electron do t’ju jape edhe me shume akses ne parate tuaja. Ju mund te terhiqni para nga 840.000 pika ne te gjithe boten dhe mund te paguani ne me shume se 12 milion njesi tregtare te cilat perdorin Visa Electron ne te gjithe boten.Karta e debitit Visa Electron ju lejon qe te terhiqni Cash edhe nese nuk keni me fonde ne llogarine tuaj, pasi Raiffeisen Bank ofron linjen e overdraft-it.

ATM - Bankomat

Nje ATM (Automatic Teller Machine) eshte nje Makine e Automatizuar Sporteli nepermjet se ciles klientet me nje Karte Debiti Visa Electron mund te kryejne terheqje cash dhe sherbime te tjera bankare 24 ore ne dite, cdo dite. Rrjeti i ATM-ve eshte i shtire ne Shqiperi dhe ne me teper se 840,000 pika te tjera ne mbare boten. Perdorimi i kartes tuaj ne nje ATM Visa Electron eshte i thjeshte, i besueshem dhe i sigurte.