Sherbimet e Pagesave

Transfertat Bankare

Zgjedhja me e mire per nje sherbim te shpejte.Tashme me Raiffeisen Bank ju keni akoma me shume mundesi per te derguar dhe marre parate tuaja Brenda dhe Jashte vendit. Nje rrjet i gjere dhe i shtrire ne gjithe Shqiperine si edhe nje numer shume i madh bankash korrespondente ne te gjithe boten ju krijon lehtesi dhe siguri per transfertat tuaja bankare.

Ne Raiffeisen Bank do te gjeni lehtesi ne veprimet tuaja, nje staf te kualifikuar dhe konfidencialitet per te gjitha transaksionet tuaja bankare.

Transferta Nderkombetare te Parase

Raiffeisen Bank duke qene anetare e rrjetit te SWIFT mund te kryeje Transferta Nderkombetare te Parase shume te shpejta duke bere te mundur qe fondet te arrijne tek perfituesi maksimumi brenda 3 ditesh pune, pavaresisht se nga dhe ku dergohen fondet. Kodi i SWIFT eshte SGSBALTX.

a) Transferta Nderkombetare Parash ne nisje

Ju mund te dergoni Transferta Nderkombetare Parash prej te gjithave degeve dhe agjencive tona.Nese do te deshironi te kryeni Transferta Nderkombetare Parash, sillni me vete kur te na kontaktoni ne informacionin e meposhtem:

  • Emrin dhe adresen e plote te perfituesit.
  • Emrin dhe kodin e SWIFT-it te bankes se perfituesit.
  • Numrin e llogarise se perfituesit ne banken e perfituesit (IBAN nese eshte e aplikueshme).
  • Qellimi i pageses.

b) Transferta Nderkombetare Parash ne mberritje

Ju mund te merrni Transferta Nderkombetare Parash ne deget dhe agjencite tona.

Ju lutemi pajisni me informacionin e meposhtem kompanite apo personat qe do te donin t’ju dergonin juve nje Transferte Nderkombetare Parash:

  • Banka e perfituesit: Raiffeisen Bank (Albania, Tirana, Kodi i SWIFT: SGSBALTX).
  • Llogaria e perfituesit: Numri i llogarise suaj ne Raiffeisen Bank (Shqiperi).
  • Emri i perfituesit: Emri juaj apo i kompanise suaj ashtu sic eshte regjistruar ne Raiffeisen Bank (Shqiperi).

 

Pasqyra e bankave korrespondente te Raiffeisen Bank (Shqiperi):

Nr. CCY Correspondent Bank City, Country SWIFT code
1 USD AMERICAN EXPRESS BANK New York, USA AEIBUS33
2 USD DEUTSCHE BANK TRUST COMPANY AMERICAS New York, USA BKTRUS33
3 USD JP MORGAN CHASE BANK New York, USA CHASUS33
4 USD RAIFFEISEN ZENTRAL BANK OSTERREICH Vienna, Austria RZBAATWW
5 GBP LLOYDS TSB BANK GROUP London, UK LOYDGB2L
6 EUR KBC NV Brussels, Belgium KREDBEBB
7 EUR ALPHA BANK Athens, Greece CRBAGRAA
8 EUR ERSTE BANK Vienna, Austria GIBAATWW
9 EUR RAIFFEISEN ZENTRAL BANK OSTERREICH Vienna, Austria RZBAATWW
10 EUR COMMERZBANK Frankfurt, Germany COBADEFF
11 EUR AMERICAN EXPRESS BANK Frankfurt, Germany AEIBDEFX
12 EUR INTESASANPAOLO S.P.A Milan, Italy BCITITMM
13 EUR INTESASANPAOLO S.P.A Milan, Italy IBSPITTM
14 EUR BANCA NAZIONALE DEL LAVORO Rome, Italy BNLITRR
15 EUR SOCIETE GENERALE Paris, France SOGEFRPP
16 CHF UBS, ZURICH Zurich, Switzerland UBSWCHZH
17 CAD CANADIAN IMPERIAL BANK OF COMMERCE Toronto, Canada CIBCCATT
18 USD WACHOVIA BANK New York, USA PNBP US 3N NYC
19 EUR RAIFFEISEN BANK, BULGARIA Sofia, Bulgaria RZBBBGSFXXX
20 USD RAIFFEISEN BANK, BULGARIA Sofia, Bulgaria RZBBBGSFXXX
21 USD RAIFFEISEN BANK, KOSOVO Pristine, Kosovo RBKORS22XX

Transferta Kombetare te Parase

Ne jemi te lidhur me Banken e Shqiperise gje qe na mundeson kryerjen e transfertave kombetare per dhe nga perfituesit qe kane nje llogari ne nje banke ne Shqiperi.

Transferta Nderbankare te Parase

Nese nje person apo kompani te ciles ju doni t’i dergoni nje transferte parash (ne monedhe te huaj ose vendase) ka gjithashtu nje llogari tek ne, ju perfitoni avantazhet e Transfertes Nderbankare te Parase.

Perfituesi i Transfertes Nderbankare te Parase i merr fondet ne te njejten dite qe ju na urdheroni te kryejme Transferten Nderbankare te Parase.

Çeqet

Çeku Bankar është një urdhër i shkruar (cek), i leshuar nga nje banke mbi llogarine e saj per shumen cash te paguar bankes nga bleresi i cekut ku specifikohet emri i personit per t'u paguar dhe qe permban edhe emrin e pales blerese te cekut (derguesi). Ceku i leshuar nga Raiffeisen Bank eshte nje tjeter mundesi e vlefshme, pervec transfertave Kombetare te Parase, nese ju duhet te paguani furnizuesit apo punonjesit brenda Shqiperise. Ceqet e ketij lloji mund te arketohen ne te gjithe sistemin bankar ne Shqiperi. Shitja e Ceqeve te emetuar ne USD: Ne bejme gjithashtu emetimin e ceqeve ne monedhe te huaj (USD) qe terhiqen ne banka amerikane dhe qe pranohen ne mbare boten. Ceqet e Udhetareve: Ju mund te blini ose shitni gjithashtu, te mirenjohurit Ceqe te Udhetareve ne cdo dege tonen. Lloje te tjera Ceqesh: Ne pranojne te gjitha llojet e tjera te ceqeve ne baza negociatash apo per tu mbledhur.