Financimi

Overdrafti për Bizneset në RBAL ofron financime fleksible për nevojat afatshkurtra të biznesit. Overdrafti ju mundëson juve që të menaxhoni më mirë kapitalin qarkullues.

Overdrafti është zgjidhje për ju:

  • Nëse keni vonesa në pagesa
  • Nëse doni të blini inventare
  • Nëse doni të bëni pagesa të paparashikuara

Karakteristikat dhe Përfitimet

  • Overdrafti është i shpejtë dhe i lehtë për tu marrë
  • Mund ta merrni në disa monedha (LEK, EURO, DOLLAR)
  • Ju paguani interes vetëm mbi shumën e përdorur – interesi llogaritet në bazë ditore
  • Ju mund të merrni overdraftin për një muaj apo 12 muaj; zgjedhja është e juaja
  • Shuma e huasë varion deri në 800,000 Euro/ apo ekuivalenti në monedha të tjeraËshtë i rinovueshëm

Kredia e Biznesit në RBAL ofron financime për investime afatshkurtra dhe afatmesme. Kjo kredi ju jep mundësi për zhvillimin e mëtejshëm dhe zgjerimin e aktivitetit të biznesit. Ju mund ta përdorni këtë kredi për të blerë makineri apo pajisje për të rinovuar teknologjinë apo për çdo investim tjetër dhe rifinancim të kredive ekzistuese. Kredia e Biznesit është zgjidhje për ju:

  • Nëse doni të investoni në projekte më afatgjata
  • Nëse doni të ripaguani kreditë e marra
  • Nëse doni të minimizoni ndikimin e blerjeve të mëdha në qarkullimin e parasë.

Karakteristikat dhe Përfitimet

  • Kredia është e shpejtë dhe e lehtë për tu marrë
  • Mund ta merrni në disa monedha (LEK, EURO, DOLLAR)
  • Ka afat fleksibël. Ju mund ta merrni kredinë për një muaj deri në 5 vjet
  • Shuma e kredisë varion nga 50,000 – 1.2 Milion Euro apo ekuivalenti në monedha të tjera
  • Ju vendosni vetë se për çfarë do ta përdorni kredinë

Ky lloj produkti është parashikuar veçanërisht për ato biznese që kanë lidhje dhe i ofrojnë shërbime institucioneve shtetërore. Qëllimi i Kontratës është financimi i përkohshëm i aktivitetit në rastet kur ka vonesa apo shtytje afati për pagesat që duhet të bëjnë zyrat shtetërore. Ky produkt bën të mundur sigurimin e kapitalit qarkullues deri në plotësimin e kontratës.Kontrata e Tenderit është për ju:

  • Nëse paguani shpenzimet përpara se të merrni fondet nga kontraktori
  • Nëse kërkoni para për të vazhduar apo përfundur kontratën

Karakteristikat dhe Përfitimet

  • Produkti është i shpejtë dhe i lehtë për tu marrë
  • Mund ta merrni në disa monedha (LEK, EURO, DOLLAR)
  • Afati i huasë është deri në 12 muaj
  • Shuma e huasë është nga 50,000 Euro deri në 85% të vlerës totale të kontratës
  • Interesi paguhet në bazë ditore, vetëm mbi shumën e përdorur

Banka Raiffeisen eshte duke bashkepunuar me kompani me te medha te Kartave te Kreditit si VISA, MASTERCARD, etj, me qellim qe t'iu ofroje kete produkt klienteve te saj Biznese.

Per me shume informacion ju lutem kontaktoni deget e Bankes sone