Shërbimet Bankare

Raiffeisen Bank, lider ne industrine bankare per Europen Qendrore dhe Lindore, eshte banka me e sigurt per administrimin e parave tuaja. Raiffeisen Bank (Shqiperi) mban 19 llogari “NOSTRO” me 15 banka ne gjithe boten. Banka ka llogari ne qendrat financiare me te rendesishme boterore, te tilla si: New York, Londer, Austria, Frankfurt, Milano, Zyrih, Bruksel. Raiffeisen Bank ka shkembyer gjithashtu dokumenta rregullues me qindra banka ne te gjithe boten, me te cilat kryen transaksione te Letrave te Kreditit. Transfertave Nderkombetare, Ceqeve, Kartave te kreditit, etj. Raiffeisen Bank (Shqiperi) eshte anetare e Grupit Bankar Evropian te Kursimeve dhe e Insitutit Boteror te Bankave te Kursimeve(ESGB/WSBI). Raiffeisen Bank ofron nje game te gjere sherbimesh bankare per klientet e saj. Ju lutem klikoni ne anen e majte per informacion lidhur me secilin sherbim.

Llogaria kryesore per kryerjen e sherbimeve tuaja bankare.Llogarine rrjedhese ju mund ta perdorni dhe per te kryer sherbimeve te tjera bankare si:

  • Depozitim dhe terheqje parash ne cdo kohe, ne te gjithe Shqiperine
  • Dergim dhe marrje parash brenda dhe jashte vendit
  • Kryerjen e pagesave te ndryshme me ane te ceqeve
  • Kryerjen e pagesave ndaj paleve te treta si: Dogana, Taksa, AMC, Albtelecom etj.

Para ne Cash – Kur ju i deshironi. Per te terhequr parate tuaja, ju nuk mund te shqetesoheni me per oraret e bankes apo per rradhet e gjata ne sportele. Llogaria rrjedhese ne Raiffeisen Bank permban edhe nje Karte Debiti Visa Electron, qe ju jep mundesine juve qe per 24 ore ne dite, 7 dite ne jave te terhiqni para prej llogarise suaj rrjedhese. Banka Raiffesen disponon dhe rrjetin me te madh te bankomateve ne Shqiperi.

Karta e Debitit Visa Electron. Visa Electron ju mundeson gjithashtu terheqjen e parave (prej llogarise suaj) dhe ne me shume se 840,000 bankomate me vendodhje ne te gjithe boten. Pervec kesaj, ju mund te paguani ne me shume se 12 milione pika tregetare neper bote duke debituar shumen e blerjes nga llogaria juaj. Llogaria rrjedhese ne Raiffeisen Bank eshte celesi ne menaxhimin e sherbimeve bankare. Per me shume informacion per kete llogari, ju lutem vizitoni degen me te afert te Bankes Raiffeisen.

Fleksibiliteti dhe Siguria jane kyc per produktet e kursimit. Llogaria e kursimit eshte llogaria me e mire per te kursyer parate tuaja. Kjo ju jep mundesi qe te perdorni parate kurdo qe ju nevojiten. Nderkohe, sa me e gjate koha e qendrimit te parave tuaja ne kete llogari aq me i larte interesi i akumuluar. Llogarine e kursimit mund ta hapni ne cdo monedhe, si ne :

  • LEK
  • EURO
  • USD
  • GBP
  • CHF

Ne varesi te monedhes, aplikohen dhe norma te ndryshme interesi. Per me shume informacion ju lutem vizitoni degen me te afert te Bankes Raiffeisen.

Mundesi per te terhequr parate tuaja 24 ore ne dite. Llogaria Rrjedhese ne Raiffeisen Bank ju mundeson marrjen e Kartes se Debitit Visa Electron. Karta e Debitit eshte nje karte plastike qe permban emrin e Klientit dhe nje numer qe eshte i lidhur me llogarine rrjedhese. Per te perdorur karten klienti duhet te pajiset me nje PIN . PIN-i eshte nje kod sekret unik per cdo karte qe i lejon Kartembajtesit terheqjen e parave nga llogaria e tij rrjedhese nepermjet ATM ( bankomat) Vetem Kartmbajtesi duhet te dije PIN-in e tij, ne menyre qe perdorimi i Kartes se Debitit dhe ATM-se te jete i sigurt dhe sekret. (Kartmbajtesi merr PIN-in ne nje zarf te sigurt dhe duhet ta mbaje sekret kete numer).

Mundesi per te kryer blerje te ndryshme! Karta e Debitit Visa Electron perdoret gjithashtu per pagesat e blerjeve ne me shume se 12 milione njesi tregtare ne mbare boten. Thjesht duke paraqitur karten tuaj dhe duke futur PIN-in tuaj privat, ju mund te paguani per produkte dhe sherbime direkt nga llogaria juaj rrjedhese . Komisionet do te paraqiten ne nxjerrjen e llogarise suaj.

Nje ATM (Automatic Teller Machine) eshte nje Makine e Automatizuar Sporteli nepermjet se ciles klientet me nje Karte Debiti Visa Electron mund te kryejne terheqje cash dhe sherbime te tjera bankare 24 ore ne dite, cdo dite.

Rrjeti i ATM-ve eshte i shtire ne Shqiperi dhe ne me teper se 840,000 pika te tjera ne mbare boten.

Perdorimi i kartes tuaj ne nje ATM Visa Electron eshte i thjeshte, i besueshem dhe i sigurte.