Shërbimi i Sigurisë 3D

Shërbimi i Sigurisë 3D

Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë kartëmbajtësit.

Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.

Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.

Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.

Njohja e tregtarit 3D Secure

Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.

          

 

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit njëpërdorimësh.

Kryerja e blerjes në Internet

Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.

Ju duhet të ndiqni hapat si më poshtë:

  1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
  2. Zgjidh  “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
  3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
  4. Transaksioni konfirmohet me sukses.

Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.