Kredia Hipotekore

Çfarë është kredia hipotekare?

Kredia Hipotekare është linjë krediti që jepet nga Institucionet Financiare (Bankat) në mënyrë që huamarrësit t`i përdorin ato për të investuar për blerjen e një shtëpie të re ose për qëllime personale duke ofruar si kolateral shtëpinë egzistuese që posedon ose kolateral alternativ të përshtatshëm.
Zakonisht, kreditë për shtëpi mbulojnë një perqindje të vlerës së pronës (70% apo më tepër) dhe kanë periudha shlyerjeje që arrijnë deri në 30 vjet (banka të ndryshme aplikojnë afate të ndryshme).
 

 

Cili është qëllimi i kredisë hipotekare?

Një kredi hipotekare mund të përdoret për blerjen, rikonstruksionin ose mobilimin e një shtëpie duke bërë vetëm një pagesë mujore të vlerës së investimit.
Kredia hipotekare zakonisht garantohet me objektin që po blihet/rikonstruktohet apo rinovohet, duke i dhënë mundësinë kredidhënësit të jetë i garantuar në rast se klienti nuk e shlyen kredinë.