Kursimet dhe Investimet

Ndërtoni vetë depozitën tuaj!

Depozita me Afat është një marrëveshje e lidhur ndërmjet bankës dhe klientit për një shumë dhe afat të përcaktuar. Për shumën e investuar, klienti përfiton interesin sipas shumës, afatit, monedhës dhe frekuencës së kreditimit të interesit të përcaktuar në kontratën e depozitës.

Depozita me Afat në Raiffeisen Bank vjen për ju e përmirësuar dhe e përshtatur për kërkesat tuaja.

Hapni një Depozitë me Afat dhe keni mundësi të zgjidhni:

 

  • Datën e maturimit të depozitës
    • Kur dëshiron të tërhiqni interesat e perfituara ne llogarine tuaj
      • Çdo tre muaj, çdo gjashte muaj, çdo vit
      • Ne momentin e maturimit
  • Llogarine ku do te kreditohen interesat e depozitës:
    • Ne llogarine rrjedhese
    • Ne depoziten e femijes tuaj
    • Ne llogari te nje personi te trete
  • Nje nga opsionet e rinovimit
    • Ju mund të paraqiteni vete ne banke per te rinovuar depoziten tuaj
    • Ju mund të zgjidhni rinovim automatik nga banka
      • Rinovimin vetem te principalit
      • Rinovimin e principalit dhe interesit te fituar
  • Daten e rinovimit te depozites tuaj
    • Ne te njejten dite me daten e maturimit te depozites
    • 1-5 dite pas dates se maturimit

dhe përfitoni...

  • Transparence:   Ju informoheni menjehere per kushtet e produktit qe keni ndertuar
  • Fleksibilitet:      Ju do të keni mundesine e terheqjes se depozites tuaj me afat ne çdo moment
  • Norma interesi konkuruese
  • Siguri maksimale

Nxitoni!

Raiffeisen Bank ka gjithmonë oferta speciale për ju!

Depozitat janë të siguruara pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave deri ne nivelin 2,500,000 LEK (ose ekuivalent), sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".

Për me shume informacion ju lutem klikoni ne faqen zyrtare te ASD:

http://www.dia.org.al

 

Ngjisni shkallët e interesave me depozitën Hap pas Hapi! Depozita Hap pas Hapi është një marrëveshje e lidhur ndërmjet bankës dhe klientit për një shumë të caktuar për 12 muaj. Në datën e maturimit të depozitës klienti përfiton interesin e përcaktuar në kontratë sipas shumës dhe monedhës së depozitës. Depozita Hap pas Hapi - depozita më e re e Raiffeisen Bank vjen për ju si depozita më fleksibël që ju shpërblen më shumë për cdo muaj.

Përfitimet e klientit Ju shpërblen më shumë cdo muaj:

  • Norma e interesit për këtë depozitë rritet për cdo muaj.
  • Sa më gjatë qëndrojnë kursimet tuaja në këtë depozitë aq më i lartë është interesi që do të aplikohet.

Mundësi tërheqje në cdo moment:

  • Ju keni mundësi të tërhiqni në cdo moment depozitën tuaj gjatë 12 muajve.
  • Ju do të përfitoni interes për muajt e plotë që kanë kaluar nga data e hapjes së depozitës.

Ju mund të hapni një depozitë Hap pas Hapi:

  • në monedhat LEK ose EUR
  • me vetëm 100.000 LEK ose 1.000 EUR

Depozitat janë të siguruara pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave deri ne nivelin 2,500,000 lek (ose ekuivalent), sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".

Per me shume informacion ju lutem klikoni ne faqen zyrtare te ASD:

http://www.dia.org.al

Raiffeisen Bank ju ofron siguri dhe perfitueshmeri te larte ne investimin e fondeve tuaja.Tek nen faqja Bono Thesari do te gjeni nje kalkulator te detajuar te ketyre bonove, ku ju mund te llogarisni fitimin qe merrni nese investoni te blini bono thesari nga Raiffeisen Bank