Llogari Rrjedhëse

Me një llogari rrjedhese në Raiffeisen Bank, cdo gjë bëhet më e lehtë për ju.Llogaria Standarte është një llogari rrjedhëse nëpërmjet së cilës ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare, mund të bëni transferta, derdhje/tërheqje dhe pagesa të tjera.

Kartë Debiti VISA Electron. Me hapjen e Llogarisë Rrjedhëse, ju mund të kerkoni një Kartë Debiti VISA Electron, e cila ju mundëson: tërheqjen e parave nga llogaria juaj Bankare 24 orë në ditë ne 7 ditë në javë, nepermjet rrjetit te Bankomateve Raiffeisen dhe cdo Bankomati qe mban logon VISA, brenda dhe jashte Shqiperise.kryerjen e pagesave ne te gjitha POS qe mbajne logon VISA, brenda dhe jashte Shqiperise.

Pagese Fikse Periodike nga llogaria rrjedhëse, në favor të të tretëve. Alternative komode kursimi. Mund të kaloni periodikisht dhë në mënyre automatike një shumë të përcaktuar nga Llogaria juaj rrjedhëse në një Depozite Fleksi duke pasur mundësi për të kursyer të ardhurat tuaja.

 

Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - http://www.asd.gov.al sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave", i ndryshuar.

Pranë bankës sonë mund të kryeni çdo muaj pagesat e faturave mujore të shërbimeve utilitare të kompanive me të cilat Raiffeisen Bank ka marrëveshje.

Këto pagesa mund të kryhen në:

  • Cash në sportel, duke u paraqitur në bankë çdo muaj me faturën përkatëse
  • Nëpërmjet llogarisë tuaj rrjedhëse, duke u paraqitur në bankë çdo muaj me faturën përkatëse. Kjo pagesë gjithashtu mund të kryhet edhe nëpërmjet shërbimeve elektronike.
  • Nëpërmjet shërbimit automatik të faturës së shërbimeve utilitare. Për të përfituar nga ky shërbim, mjafton që ju të autorizoni Bankën që të debitojë çdo muaj llogarinë tuaj për shumat përkatëse të detyrimeve të shërbimeve utilitare.

Duke perdorur shërbimi automatik te pagesës së faturave të shërbimeve utilitare ju perfitoni nga avantazhi qe ajo ofron:

Ju nuk keni nevojë të vini çdo muaj në Degën e Bankës dhe të prisni në rradhë për shlyerjen e tyre, pasi Banka do të kujdeset për pagesën e detyrimeve të faturave të shërbimeve utilitare.
 

Dokumentacioni i nevojshëm për të përfituar nga ky shërbim:

  1. Libreza ose kontrata e utilitetit
  2. Një kopje e faturës së fundit
  3. Një dokument identifikimi

Për më tepër informacion ju lutemi të kontaktoni me punonjësin e Marrëdhënieve me Klientët në degën më të afërt të Bankës sonë.