Shtojini ngjyra te arta moshes tuaj!

Dalja në pension mund të jetë afër ose ju tashmë e keni arritur atë. Jeta juaj ka ndryshuar, po ashtu edhe nevojat tuaja bankare. Ne ju ndihmojmë të ruani dhe manaxhoni sa më mirë të ardhurat që ju keni akumuluar nga vitet e vyera të punës tuaj.

Oferta jonë “Raiffeisen Relaks” ju jep më shumë:

  • Kursime, duke përfituar shërbime dhe produkte me çmime të favorshme
  • Siguri, fondet tuaja janë në duar të sigurta dhe ne ju ndihmojmë që ju t’i përdorni ato në mënyrë efikase
  • Lehtësi, duke lënë bankën të kujdeset për financat tuaja
  • Kohë për të kaluar pranë miqve dhe familjarëve tuaj të dashur

Perfitoni nga produktet dhe sherbimet prefereneciale:

  • Opsione të shumta që ne ofrojmë për depozitat
  • Depozita me Afat të larmishme dhe norma interesi konkurruese
  • Depozita Relaks e cila ju ndihmon të rrisni të ardhurat tuaja mujore
  • Skema e Kursimeve
  • Depozita Ekstra

Karta e Debitit

Ndihuni të sigurtë duke përdour kartën e debitit për të tërhequr para dhe për të bëre blerje në supermarkete, farmaci dhe shumë pika shitje ku ne jemi të pranishëm.

Pagesa automatike të faturave utilitare

Autorizoni Bankën për të paguar faturat mujore nga Llogaria juaj:

  • Nuk është e nevojshme të paraqiteni në sportel
  • Përmbushni detyrimet tuaja në kohë dhe pa vonesa

Vizitoni tani degën tone më të afërt dhe zgjidhni produktet dhe shërbimet që ju përshtaten më mirë.

Për më shumë informacion rreth produkteve dhe shërbimeve të paketave tona referojuni Këndit të Tarifave dhe Komisioneve Bankare në degët e Raiffeisen Bank.