Transferta Bankare dhe Pagesa

Kryeni transfertat tuaja nëpërmjet Raiffeisen Bank, rrjetit më të madh bankar

Transferimi i parave nga një klient tek një tjetër, nëpërmjet llogarive bankare që secili prej tyre ka në një bankë të caktuar.

Transfertat bankare janë metoda më e përshtatshme për transferimin e parave midis llogarive bankare dhe janë konsideruar si një nga mënyrat më të sigurta të transferimit të parave ndërmjet llogarive bankare.

Ju mund të transferoni para ndërmjet llogarive tuaja bankare apo në favor të personave të tretë ose të kompanive të ndryshme, llogari të cilat mund të jenë brenda të njëjtës bankë ose në banka të tjera.

Raiffeisen Bank është banka me shtrirjen më të madhe në Shqipëri dhe mjaft e përhapur në Europë, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh për klientët e saj, ndër të cilat një vend të rëndësishëm zënë transfertat bankare.

Transfertat bankare kryhen nëpërmjet rrjetit të Swiftit dhe nëpërmjet kodit IBAN.
- Kodi SWIFT i Raiffeisen Bank në Shqipëri është SGSBALTX.
- Kodi IBAN është numri ndërkombetar i llogarisë bankare i cili përdoret në nivel ndërkombëtar, me qëllim identifikimin e llogarisë së një klienti në një bankë të caktuar.

Përse të zgjidhni Raiffeisen Bank për kryerjen e transfertave bankare?

Ne jemi Banka më e madhe në Shqipëri, me numrin më të madh të degëve dhe me shtrirjen me të gjerë.
Ju ofrojme tarifa konkurruese.
Ju ofrojmë mundësi të shumta për transferimin e parave tuaja.
Ju ofrojmë shërbim të shpejtë.
Ju ofrojmë siguri dhe transparencë.
Ju ofrojmë shërbim professional