MoneyGram

MoneyGram është një shërbim i shpejtë, i sigurt dhe i besueshëm për të dërguar dhe tërhequr para në mbarë botën brenda vetëm pak minutash. Shërbimi MoneyGram ofrohet në më shumë së 300.000 agjentë dhe rreth 200 shtete në mbarë botën.

Ju mund të merrni dhe dërgoni para me MoneyGram në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet degëve të Raiffeisen Bank.

Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të dërguar para nëpërmjet MoneyGram:

  1. Dokument identifikimi i vlefshëm
  2. Emri, Mbiemri i dërguesit
  3. Numri i llogarisë nga do nisen paratë
  4. Shuma e parave që do dërgohet + komisionet përkatese
  5. Emri, Mbiemri i përfituesit të parave
  6. Adresa e saktë e përfituesit
  7. Monedha e mbërritjes së parave

Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të marrë paratë e dërguara nga një klient nëpërmjet MoneyGram:

  1. Numrin e Referencës
  2. Emrin e dërguesit
  3. Shumën e dërgesës
  4. Dokumentin e identifikimit të përfituesit
  5. Datëlindje, vendlindje dhe profesion të marrësit (nëse nevojiten)

Për më tepër informacion ju lutemi të kontaktoni me punonjësin e Marrëdhënieve me Klientët në degën më të afërt të Bankës sonë.