Veprime te autorizuara

Tani është më e thjeshtë për të gjithë ju që nuk mund të kryeni veprime me depozitat tuaja sepse jetoni jashtë vendit. Ne ju mundësojmë kryerjen e veprimeve në depozitën tuaj edhe pa u paraqitur personalisht në bankë, duke autorizuar një person tjetër. Ju përcaktoni vetë të drejtat që ky person mund të ketë mbi depozitën tuaj sipas nevojave që keni. Pra, nëpërmjet personit të autorizuar ju:

  • mund të hapni një Depozitë me Afat në emrin tuaj
  • mund të kryeni tërheqje të pjesshme ose të plotë të depozitës tuaj
  • mund të kryeni transferta drejt llogarive tuaja në vendin ku jetoni
  • mund të kryeni transferim parash nga llogaria juaj në Depoziten Ekstra

Tani nëpërmjet këtij shërbimi ju shmangni noterin, prokurat dhe legalizimet që ju duheshin më parë për të autorizuar njëperson tjetër sa herë që do kryenit veprime me llogarinë apo depozitën tuaj.Mjafton te paraqiteni vetem një here në një nga degët e bankës tonë dhe autorizoni një person tjetër ( familjar ose te aferm) për të kryer veprime me depozitën tuaj njelloj sikur të ishit vetë ju.