Kontakt

Raiffeisen Bank SHA
Rr.Kavajes, Nr.44
Tel. 00355 4 2381 381
Fax. 00355 4 2275 599
SWIFT SGSBALTX

Na Ndiqni

Pse te zgjedh RBAL-në

 

Te behesh pjese e RBAL do te thote te jesh ne vendin ku perballesh me sfiden!

Me nje staf prej 1400 punonjesish dhe nje rrjet prej 89 degesh, RBAL eshte nje nga punedhenesit me te medhenj dhe me te mire ne Shqiperi, qe ofron nje mjedis shume konkurues persa i perket paketes se kompensimit, zhvillimit dhe motivimit te stafit.

Programi yne i Shperblimit & Mirenjohjes eshte i bazuar ne meritat dhe kontributin e cdo individi, duke promovuar nje mjedis ku vleresohet performanca e larte.

Trajnimi dhe Zhvillimi eshte nje nga faktoret strategjik ne krijimin e nje stafi te kualifikuar, niveli i ekspertizes dhe profesionalizmi i te cileve kontribuon ne nje performance me te larte financiare per kompanine. Per kete arsye ne vazhdojme te ofrojme paketa trajnimi dhe kurse per stafin tone, bazuar ne nje marreveshje paraprake te lidhur mes punonjesit, supervizorit dhe Burimeve Njerezore.

Pervec asaj Cka ne i ofrojme stafit, per ne eshte e rendesishme te kuptojme dhe te kemi vazhdimisht feedback ne lidhje me menyren "Si ndihen dhe cfare mendojne punonjesit tane".

Ne organizojme vazhdimisht pyetesore lidhur me kenaqesine, motivimin dhe angazhimin e stafit. Me kenaqesi konstatojme se niveli i kenaqesise dhe i perkushtimit te stafit eshte shume i larte, kryesisht si kombinim i te gjithe ketyre faktoreve. Rezultatet e ketyre pyetesoreve na nxisin te ecim me tej ne kete rruge dhe na ndihmojne te permiresohemi.

Ashtu si cdo lidhje, marredhenia mes Bankes dhe stafit eshte nje kryqezim i nje investimi dhe fitimi te dyanshem. Eshte nje marredhenie e cila jo vetem nuk njeh humbje, por perpos rezultateve te shumta sjell produktivitet dhe sukses per te gjitha palet.

Menaxhimi i Talenteve mbetet gjithashtu nje nga prioritetet tona. Ne kete kuader, Banka Raiffeisen ben perpjekje te vazhdueshme per te rritur nivelin e motivimit dhe qendrueshmerise te stafit tone, ne menyre qe te maksimizoje performancen dhe rezultatet e punonjesve.

Ne besojme se nje staf i perkushtuar dhe i motivuar eshte avantazhi yne i vetem konkurrues. Nje avantazh i tille nuk mund te kopjohet dhe pa te, shumica e iniciativave te korporates behen te veshtira, madje edhe te pamundura.

Ne promovojme ekuilibrin jete-pune, permes nje sere iniciativash, si eventet sportive, mbremjet dhe udhetimet per stafin, sigurimi privat i shendetit dhe nje mjedis pune miqesor, duke mbeshtetur nenat e reja financiarisht dhe permes orarit fleksibel te punes.

Fokusi yne kryesor eshte: permiresim i vazhdueshem, kualifikim dhe zhvillim te stafit. Ne do te vazhdojme te investojme tek njerezit tane, si aseti yne me i vlefshem dhe nje nga kontribuesit kryesore ne suksesin e Bankes.

Valbona Zeneli

Head of Human Resources & Traning Division +35542381381