Financat Tregtare

Banka Raiffeisen, permes nje stafi te specializuar dhe nje rrjeti te gjere degesh te shperndare ne te gjithe vendin, iu ofron klienteve te saj keshillim lidhur me perdorimin e transaksioneve te Financave Tregtare, per reduktimin e riskut te marreveshjeve te tyre tregtare me partneret nderkombetare dhe ata brenda vendit. Ne kemi nje numer te konsiderueshem bankash korrespondente te klasit te pare, te shperndara ne te gjithe boten, te cilet veprojne si partneret tane dhe na ndihmojne per te arritur nje performance te suksesshme ne transaksionet e Financave Tregtare. 

Kredia Dokumentare ose ndryshe Leter Kredia eshte nje instrument pagese i leshuar nga nje banke me kerkesen e klientit te saj. Pagesa e nje Leter Kredie kryhet kundrejte prezantimit te setit te kerkuar te dokumenteve, i cili duhet te jete ne perputhje me kushtet e vendosura ne te. Leter Kredite jane nje instrument me i sigurt dhe me efektiv ne kryerjen e pagesave ne transaksionet e tregtise nderkombetare dhe te tregtise brenda vendit. Perdorimi i Leter Kredive nuk kufizohet vetem ne kryerjen e pagesave per blerjen e mallrave, por gjithashtu edhe per blerjen e sherbimeve dhe implementimin e projekteve specifike.

Leter Kredite e Importit/ per blerje leshohen nga Banka Raiffeisen ne rastet kur klientet e saj blejne/importojne mallra ose sherbime nga partneret e tyre brenda apo jashte vendit. Ne kete lloj transaksioni banka Raiffeisen merr persiper nje angazhim te pakthyeshem, per llogari te klientit te saj, per te paguar perfituesin, kundrejte prezantimit nga ana e ketij te fundit te setit te dokumenteve plotesisht ne perputhje me kushtet e vendosura ne Leter Kredi.

Leter Kredite e Eksportit/ per shitje

Ne rastet kur klientet tane shesin /eksportojne mallra ose sherbime, brenda ose jashte vendit, ne sugjerojme qe pagesa nga bleresit ne favorin e tyre te kryhet permes nje Leter Kredie. Ne kete rast banka Raiffeisen merr Leter Kredine e leshuar ne favorin e klientit te saj me mesazh Swift-i ose me Leter, nga banka e bleresit (banka leshuese).

Leter Kredite jane subjekt i Rregullave Standarte dhe Praktikes per Kredite Dokumentare (Publikimi i ICC nr.600)

Cfare ofrojme per klientet Korporate dhe SE?

  • Leshimin e Leter Kredive te Importit/per blerje
  • Njoftimin e Leter Kredive te Eksportit/per shitje
  • Keshillim te klienteve per transaksionet e Leter Kredive nga nje staf i specializuar

Avantazhet:

Perdorimi i Leter Kredise si mjet pagese ofron avantazhe per te dyja palet e perfshira ne transaksion, bleresin/ importuesin dhe shitesin/ eksportuesin.

  • Bleresi/Importuesi sigurohet se pagesa per vleren e mallit ose sherbimit do te kryhet vetem pasi Shitesi/ Eksportuesi te prezantoje ne banke setin e dokumenteve ne perputhje me kushtet e vendosura ne Leter Kredi.
  • Shitesi/Eksportuesi nuk ka nevoje te investigoje lidhur me aftesine paguese te Bleresit/Importuesit duke qene se risku qe lidhet me kryerjen e pageses ne kete transaksion eshte transferuar nga Bleresi tek Banka Leshuese/ Banka Konfirmuese
  • Shitesi/Eksportuesi do te levroje mallin ose do te kryej sherbimin vetem pasi te kete marre dhe pranuar Leter Kredine e leshuar ne favorin e tij, ne perputhje me kushtet e rena dakort mes paleve dhe te specifikuara ne Marreveshjen Tregtare te lidhur me Bleresin/Importuesin.

Per cfare duhet te kene kujdes palet?

  • Leter Kredia si transaksion eshte e shkeputur dhe e pavarur nga shitja dhe/ ose marreveshja tregtare mbi te cilen ajo bazohet. Bankat nuk jane ne asnje menyre te lidhura apo te varura nga kjo marreveshje pavaresisht faktit se Leter Kredia mund t’i beje reference kesaj marreveshje.
  • Ne transaksionin e Leter Kredise bankat kujdesen vetem per dokumentet qe prezantohen, por ato ne asnje menyre nuk perfshihen ne procese qe kane te bejne me mallrat, sherbimet ose performancen me te cilen keto dokumente lidhen. Si rrjedhim, angazhimi i bankes per te paguar, negociuar ose per te permbushur cdo detyrim tjeter per Leter Kredine eshte i lidhur me dokumentet e prezantuar per kete Leter Kredi.

Dokumentacioni i kerkuar

Per te nisur proceduren e leshimit te nje Leter Kredie ne banken Raiffeisen, klienti duhet te depozitoje ne banke nje kopje te skanuar te marreveshjes tregtare te firmosur mes paleve ose faturen paraprake (Proforma Invoice) te leshuar nga Shitesi.

Alternativat e Financimit

Leter Kredite mund te financohen me kolateral cash te siguruar nga aplikanti ose aplikanti mund te aplikoje per nje linje financimi ne banken tone. 

Garancia Bankare eshte nje angazhim i pakthyeshem me shkrim i bankes leshuese (garantori), i leshuar ne emer te aplikantit dhe ne favorin e pales perfituese, per te kryer pagesen deri ne shumen e specifikuar ne garanci ne favorin e perfituesit, kundrejte marrjes se nje kerkese te rregullt per pagese, me shkrim nga perfituesi, ne rastin e mospermbushjes nga ana e aplikantit te detyrimit qe eshte objekt i kesaj garancie.

Garancite Bankare jane subjekt i Rregullores Standarte te Garancive Bankare (URDG), Botimi ICC Nr. 758 i cili zevendesoi rregulloren e meparshme URDG Nr. 458. Megjithate URDG NR.458 nuk perjashtohet nga perdorimi nese palet e perfshira, aplikanti dhe perfituesi, bien dakort per perdorimin e saj.

Cfare ofrojme per klientet Korporate dhe SE?

1. Leshim te llojeve te ndryshme te Garancive Bankare direkte ne favor te perfitueseve brenda dhe jashte vendit duke perfshire:

  • Garanci Pagese – leshohet per llogari te aplikantit per te garantuar pagesen e mallrave dhe sherbimeve ne favor te perfituesit
  • Garanci per pagese paraprake (Parapagimi) – leshohet per llogari te aplikantit per te garantuar perdorimin e shumes se parapaguar ne perputhje me kontraten
  • Garanci Oferte - leshohet per llogari te aplikantit per pjesemarrje ne tender
  • Garanci Kontrate - leshohet per llogari te aplikantit per te garantuar permbushjen e detyrimeve kontraktuale
  • Garanci per Magazine Doganore

2. Leshim te llojeve te ndryshme te Garancive Bankare Indirekte - leshohen nga banka ne favorin e klientit te saj me kerkese te nje banke korrespondente (banka e aplikantit) per llogari te klientit te kesaj te fundit, nen pergjegjesine e saj te plote me kundergarancine e kesaj banke

3. Hartim te teksteve te garancive

Ne i pershtasim tekstet e garancive me detajet e marreveshjes suaj. Me kerkesen tuaj ne do te jemi te gatshem t’iu suportojme per hartimin e tekstit te garancise qe ne fazen e negocimit te kontrates, cka mund te shoqerohet edhe me perfitime te tjera per ju ose partneret tuaj vendas apo te huaj.

4. Njoftim te garancive bankare te mberritura

Ne ju transmetojme garancite bankare te leshuara ne favorin tuaj nga banka te tjera – tekstet e garancive kontrollohen nga specialistet tane per te evidentuar nese ato permbajne ndonje kusht te pafavorshem per ju. Ne rast se ju kerkoni te kryeni nje kerkese per pagese nen nje garanci bankare te mberritur ne favorin tuaj dhe te njoftuar nga ana jone, ne do te jemi ne dispozicionin tuaj per t’iu ndihmuar me kete kerkese. 

Avantazhet:

  • Garancia Bankare eshte nje instrument i cili sherben si siguri per perfituesin se ai do te kompensohet per demin e pesuar nese paraqet ne banke nje kerkese te rregullt per pagese
  • Garancia i krijon mundesi bleresit te siguroje terma me te favorshem kreditimi

Per cfare duhet te kene kujdes palet?

Garancia Bankare eshte e pavarur nga marredhenia kontraktore mes paleve dhe banka nuk mund te terhiqet nga angazhimi qe ka marre persiper nen garancine bankare pavaresisht mosmarreveshjeve qe mund te lindin ne marredhenien mes paleve. 

Dokumentacioni i kerkuar

Ne varesi te llojit te garancise se kerkuar klientet e Raiffeisen Bank sha duhet te dorezojne ne banke kopje te skanuar te kontrates se nenshkruar mes paleve ose nje dokument justifikues per marredhenien mes tyre dhe objektin e garancise se kerkuar. 

Alternativat e Financimit

Garancite Bankare mund te financohen me kolateral cash te siguruar nga aplikanti ose aplikanti mund te aplikoje per nje linje financimi ne banken tone. 

  • Stand By Letter Of Credit (Leter Kredia Stand By)

Leter Kredia Stand By eshte nje lloj i vecante Garancie Bankare, por ne dallim nga garancite rregullat e aplikueshme per Leter Kredite Stand By jane ‘Rregullat Standarte dhe Praktika per Kredite Dokumentare (UCP nr.600), Botim i Dhomes Nderkombetare te Tregtise, Paris, e cila eshte ne fuqi prej dates 1 Korrik, 2007.

Dokumente per Arketim (Documentary Collection) eshte nje instrument pagese sipas se ciles Eksportuesi/Shitesi dergon ne banken e Importuesit/Bleresit dokumente te cilat lidhen me nje dergese te vecante mallrash se bashku me instruksionet perkatese per pagese.

Menyrat e pageses

1. D/P – Dorezim i dokumenteve  kundrejte pageses se menjehershme nga Importuesi (Bleresi)
2. D/A – Dorezim i dokumenteve kundrejte pranimit te tij per te kryer pagesen ne nje date te mevonshme

Ne keto transaksione bankat ndermjetesojne vetem permbushjen e instruksioneve per pagese, por nuk mbajne pergjegjesi per kontrollin e dokumenteve te eksportuesit.

Cfare ofrojme?

  • Marrje dhe dergim dokumentesh ne banken e Importuesit/Bleresit me kerkese dhe sipas instruksioneve te klienteve te Raiffeisen Bank sha Eksportuesit/Shitesit
  • Njoftim te klienteve per dokumente te mberritura ne Raiffeisen Bank sha nga banka te Eksportueseve /Shitesve
  • Asistence/ keshillim nga nje staf i kualifikuar lidhur me transaksionet Documentary Collection

Avantazhet

Eshte transaksion me pak i kushtueshem se Leter Kredia, por per shkak te nivelit me te larte te riskut kerkon nje njohje me te mire te paleve qe perfshihen ne transaksion

Per cfare duhet te kene kujdes palet?

  • Banka e Importuesit/Bleresit nuk ka asnje detyrim per pagese
  • Nuk ka siguri se bleresi do te paguaj/ pranoje dokumentet e prezantuara ne banken e tij nga eksportuesi/shitesi
  • Situata financiare e Importuesit/Bleresit mund te ndryshoje para se dokumentet te mberrijne ne banken e tij ose para dates se maturimit te kesaj pagese