Kontakt

Raiffeisen Bank SHA
Rr.Kavajes, Nr.44
Tel. 00355 4 2381 381
Fax. 00355 4 2275 599
SWIFT SGSBALTX

Na Ndiqni

Një ditë me biçikleta

15 Oct 2016

Raiffeisen Bank në bashkëpunim me EcoVolis organizoi ditën e shtunë  datë 14 Tetor  aktivitetin “ Një ditë me biçikleta “. Këtij aktiviteti ju bashkua një pjesë e punonjësve të cilët së bashku edhe me vullnetarët e Ecovolisit pedaluan drejt Liqenit të Kasharit.

Prej 5 vitesh tashmë Raiffeisen Bank ka mbështetur projektin EcoVolis ‘Biçikleta jote”. Ky projekt, konsiston  në rritjen e ndergjegjesimit të  qytetarëve  për  përdorimin e  biçikletës duke

ndihmuar në kete mënyrë  lehtësimin e mbingarkesës së trafikut , rritjen e nivelit të aktivitetit fizik dhe përmiresimin e cilësise se jetës. Nëpërmjet mbështetjes së Raiffeisen Bank numri i

stacioneve të EcoVolis-it ka arritur në 7 dhe numri i biçikletave në 300.