Kontakt

Raiffeisen Bank SHA
Rr.Kavajes, Nr.44
Tel. 00355 4 2381 381
Fax. 00355 4 2275 599
SWIFT SGSBALTX

Na Ndiqni

Raiffeisen Bank mbeshtet aktivitetin Startup Grind Tirana

12 Oct 2016

Raiffeisen Bank Shqipëri ka mbështetur aktivitetin Startup Grind Tirana i cili u organizua në datë  12 Tetor ku i ftuar ishte  nobelisti Dan Shechtman, profesor në Institution e Teknologjisë së Israelit - Technion. Prof. Shechtman u shoqërua në një panel nga Prof. Veljko Milutinovic, nga Universiteti i Beogradit dhe Prof. Petraq Papajorgji nga Universiteti i Nju Jork–ut Tiranë.

Nobelisti Dan Shechtman që prej vitit 1986, jep mësim në Universitetin Technion lëndën e Sipërmarrjes në Teknologji. Kjo lëndë për 30 vjet ka frymëzuar 10,000 shkencëtarë dhe inxhinierë të hapin kompanitë e tyre. Technion është universiteti më i vjetër i Izraelit, i themeluar në Haifa më 1912.

Sipas Prof. Shechtman, nëse një shtet kërkon të ruajë një zhvillim ekonomik, duhet të inkurajojë dhe të mësojë qytetarët e vet të hapin kompani. Nëse një shtet nuk nxit sipërmarrjen, atëhere për të gjeneruar të ardhura duhet të bazohet në burimet e veta natyrore. Por këto burime natyrore janë të kufizuara. Kjo pjesërisht shpjegon se pse Izraeli, duke mos patur burime natyrore, është bërë vendi me më shumë Startup-e për frymë në botë.

Aktiviteti u ndoqë me interes edhe nga Znj.Milena Harito Ministre per Inovacionin dhe Administratën Publike, Z.Enkelejd Zotaj, Drejtor i Teknologjisë Informative në Raiffeisen Bank, Z.Dritan Mezini  nga AITA, si edhe sipërmarrës të suksesshëm si Lindita Shomo, Genci Likoskëndaj, Renis Tershana etj.