Kontakt

Raiffeisen Bank SHA
Rr.Kavajes, Nr.44
Tel. 00355 4 2381 381
Fax. 00355 4 2275 599
SWIFT SGSBALTX

Na Ndiqni

RBI rrit fitimin para tatimit në 746 milionë Euro në tre tremujorët e parë të vitit 2016

16 Nov 2016

• Të ardhurat neto nga interesi ulen 12.3 për qind në 2,187 milion Euro nga viti në vit (1-9 / 2015: 2,495 milion Euro)
• Shpenzimet e përgjithshme administrative të qëndrueshme prej2,100 million Euro (1-9 / 2015: 2,101 milion Euro)
• Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija ulet 36.7 për qind në 503 milionë euro (1-9 / 2015: 795 milionë Euro)
• CET1 (perfundimtare) rritet 0.8 pikë përqindje në 12.3 për qind në krahasim me fundin e vitit 2015

Të gjitha shifrat janë tëe bazuara në standardet IFRS

"Jam i kënaqur me zhvillimin e arritur gjatë nëntë muajve të parë. Shfra të rëndesishme kyce, si raportet e kapitalit dhe raporti NPL janë duke u zhvilluar në drejtimin e duhur. Programi ynë i transformimit po përparion në mënyrë të kënaqshme, dhe ne tashmë jemi ju afruar shifrave të synuara, një vit para afatit ", shpjegon Karl Sevelda, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank International AG (RBI).

Në tre tremujorët e parë të vitit 2016, Raiffeisen Bank Group International (RBI) ka gjeneruar fitim para tatimit prej  746 milionë Euro, që paraqet një rritje nga viti në vit prej 5.3 per qind ose 38 milionë Euro. Të ardhurat operative u ulën 5 përqind nga viti në vit, ose 190 milionë Euro, në 3.470 milion Euro. Të ardhurat neto nga interesi ranë edhe më tej, deri 12 për qind në  2,187 milion Euro, për shkak të nivelit të lartpërmendur të ulët të normave të interesit. Kjo kryesisht i atribuohet normave vazhdimisht të ulëta të interesit të tregut në shumë prej vendeve të Grupit dhe të likuiditetit të tepërt ekzistues, si dhe në një reduktim prej 171 milionë E uro, veçanërisht në Rusi, në të ardhurat nga interesi nga derivatet e lidhur për qëllime mbrojtëse, të cilat u ndikuan nga luhatjet e tregut në gjysmën e parë të vitit 2015. Fitimi pas tatimit është ulur 6.9 përqind nga viti në vit në 480 milionë Euro. Fitimi i konsoliduar në periudhën raportuese ishte 394 milion Euro,që korrespondon me një rënie prej 14.7 për qind ose 68 milionë Euro.

Unë do të doja të theksoja kthesën e rëndësishme në Hungari, si dhe rezultatin e shkëlqyer në Ukrainë duke patur parasysh e mjedisin shumë të vështirë atje. Rusia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Bullgaria kanë dhënë gjithashtu rezultate shumë të forta ", ka thënë Sevelda.

Të ardhurat neto nga interesi u ulën 12 përqind

Në nëntë muajt e parë të vitit 2016, të ardhurat neto nga interesi ranë 12 përqind, ose 308 milionë Euro, në 2,187 milion Euro.

"Ne nuk mund të shkëputemi plotësisht nga mjedisi që mbështet norma të ulëta të interesit dhe të vëmë re ndikimin e kësan në në të ardhurat neto nga interesat. Megjithatë, mjedisi i normave të interesit vazhdon të jetë më tërheqëse në EQL sesa në Evropën Perëndimore", deklaroi Sevelda.

Shpenzimet e përgjithshme administrative janë të qëndrueshme

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shpenzimet e përgjithshme administrative rane ne 1 milion Euro në  2,100 milion Euro. Raporti kosto / të ardhura u rrit 3.1 pikë përqindje në 60.5 për qind, kryesisht për shkak të të ardhurave të ulëta të interesit neto.
 

Provigjionet neto per humbjet nga zhvlerësimi ulen 37 përqind

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, provigjionet neto për humbjet nga zhvlerësimi ranë me një total prej 37 përqind, ose 292 milionë Euro në 503 milionë Euro. Kjo ishte për shkak të një reduktimi 280 milion Euro në humbje individuale për provigjonimin e kredive në  543 milionë Euro.

Raporti i kapitalit te përbashket tier 1 (përfundimtar) prej 12.3 për qind

Duke u bazuar te risku i përgjithshëm, kapitali i përbashkët tier 1 (i përkohshëm) ishte 12.6 për qind, ndërsa raporti i përgjithshëm i kapitalit (i përkohshëm) ishte 17.8 për qind.

"Perspektiva jonë mbetet e pandryshuar. Unë jam optimist për zhvillimin e mëtejshëm të RBI-së, por masat populiste në kurriz të bankave janë arsye për tu shqetësuar. Në këtë sfond, është edhe më pozitiv fakti që Gjykata Kushtetuese rumune së fundmi ka ndaluar ndërhyrjen retroaktive në lirinë e kontratës dhe ka shfuqizuar pjesërisht të ligjin e ashtuquajtur “Fitore e lehtë”. Unë shpresoj për një sinjal dhe reagim nga ky vendim ", përmblodhi Sevelda.

                                                        ****

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, perveç kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.

Ne total, rreth 51,000 punonjes u sherbejne rreth 14.2 milion klienteve nepermjet 2,600 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7  perqind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, .(JavaScript must be enabled to view this email address)),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, .(JavaScript must be enabled to view this email address)) http://www.rbinternational.com