Rreth nesh

Raiffeisen Bank Shqipëri është nje nga bankat më te mëdha në vend . Totali i aseteve të saj është afro 2 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 11 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukturë degësh që krahasohen me standardet Evropiane të shekullit 21-te.

Raiffeisen Bank Shqipëri disponon rrjetin më të gjërë të degëve prej 88 degësh ne te gjithe vendin, gati tre herë më shumë se konkurenti i saj më i afert. Gjithashu ka nje rrjet prej 193 Bankomate  dhe 1462 terminale shitjesh (POS).

Raiffeisen Bank në Shqipëri ofron nje gamë të gjerë produktesh dhe sherbimesh në pikat kyce të biznesit që operon - klientët individë, ndermarrjet e vogla (SE), bizneset mikro dhe korporatat. Raiffesien Bank ne Shqiperi ka investuar mjaft në përmirësimin dhe kompjuterizimin e degëve. Me dhënien e kredisë klientëve korporate dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me trajnimin intensiv të stafit dhe ofrimin e produkteve të reja bankare. Kjo përfshin të gjitha format e huasë, financimit me leasing, shërbimet bankare për të punesuarit, kredi dhe overdrafte, dhe shërbime bankare on-line në kohë reale nëpërmjet Multi Cash, një shërbim i yni bazuar në Internet si dhe Internet Banking, Mobile Banking, E- commerce, MPAY, etj.