Christian Canacaris

Tetor 2010

Z. Christian Canacaris eshte Drejtori i Pergjithshem aktual i Raiffeisen Bank ne Shqiperi. Z.Canacaris eshte nje bankier me nje eksperience te larte dhe me shume vite te shpenzuara ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore dhe tregjet ne zhvillim ne pozicionet e anetarit te bordit. Ai eshte nje dealer profesionist dhe shume mire i orientuar ne financat e larta te korporatave, thesarin dhe nivelet e tregut. Z. Canacaris ka mbaruar nje Master ne Menaxhim e Administrim Biznesi ne Universitetin prestigjoz Britanik te Mancesterit. Christian Canacaris eshte nje manaxher dhe organizator i suksesshem, si dhe nje vendim-marres shume i mire.

Z. Canacaris iu bashkua Raiffeisen Bank ne Prill te 2004 si Anetar Bordi per Thesarin, Bankingun e Investimeve dhe Tregjet e Kapitaleve. Qe prej Shkurtit 2010, ai ka qene pergjegjes per Bankingun e Korportave gjithashtu ne nivel bordi.

Ai ka nje eksperience te gjate dhe ka punuar ne pozicione manaxheriale ne RZB Krekova Bank, Maribor, Slloveni, ne Raiffeisen Bank  Rumani, Banka Kombetare e Greqise S.A, Bukuresht, Rumani, Banka Kombetare e Greqise S.A, Paris, Phoenix Bank, Paris, etj.

Z. Canacaris eshte  diplomuar ne Universitetin e Parisit, Pantheon-Sorbonne me rezulatate te shkelqyera ne Studime Evropiane, Lendet kryesore: Finance, Makro-Mikroekonomi, Finance Korporate, Ligji Evropian. Ai ka gjithashtu nje  master  ne Ekonometri, Matematike dhe Statistike.