Elona Mullahi (Koçi)

Tetor 2015

 

Znj. Mullahi (Koçi) eshte Anetare Bordi per Biznesin me Korporatat dhe Bizneset e Vogla (SE) qe prej muajit tetor 2015. Ajo ka nje pervoje 12-vjecare ne sistemin bankar dhe njohuri te thella ne biznesin e Korporatave dhe ate ndermarrjeve te vogla, riskun e kredise, si dhe funksione te tjera biznesi dhe mbeshtetese ne industrine bankare.

Ne vitin 2004, vit ne te cilin iu bashkua Raiffesien Bank, Znj. Mullahi (Koçi) ka drejtuar Departamentin e Institucioneve Publike, Qeverisjes Qendrore dhe Lokale. Ndersa qe nga viti 2010, ka drejtuar segmentet e biznesit qe perfshijne korporatat vendase dhe ato nderkombetare, bizneset e vogla, si dhe te gjitha Institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale, Institucione te tjera te sektorit publik, Institucione financiare, (psh. Institucione financiare jo-banka, kompani sigurimi, brokera si dhe kompani lizingu), si dhe OJQ.

Gjithashtu, Znj. Mullahi (Koçi) ka nje pervoje te gjate dhe ka punuar ne pozicione menaxheriale edhe ne Banken Amerikane te Shqiperise, Banken Kombetare te Greqise, Ministrine e Puneve Publike dhe Transportit, Ministrine e Financave, etj.

Elona Mullahi (Koci) mban gjithashtu pozicionin e Anetares se Komitetit te Kredise te Bankes. Ajo ka mbajtur gjithashtu pozicionin e Anetares se Keshillit te Administrimit te Raiffeisen Leasing qe nga viti 2010 deri ne 2015, si edhe pozicionin e Anetares se Keshillit te Administrimit te Raiffeisen Invest nga viti 2011 deri ne 2014.