Permbledhje e shkurter per Raiffeisen Bank International

Raiffeisen Bank International nje veshtrim i shkurter

Raiffeisen Bank International AG (RBI) eshte nje nga ofruesit kryesore te sherbimeve te korporatave dhe bankingut te investimeve ne Austri dhe nje banke universale lider ne Evropen Qendrore dhe Lindore. Ajo u krijua nga bashkimi i zonave te biznesit te Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) me Raiffeisen International Bank-Holding AG. Transaksioni perfundoi ligjerisht ne Tetor 2010. RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i RZB, i cili zoteron 60.7 % te aksioneve te saj. Pjesa tjeter eshte ne gjendje te lire, me aksione te listuara ne Bursen e Vjenes.

RBI ofron sherbime korporate dhe te bankingut te investimeve per kompanite Austriake dhe nderkombetare, nje rrjet te gjere bankingu dhe lizingu ne Evropen Qendrore dhe Lindore si per klientet Korporate dhe ate individe, si dhe sherbime korporate dhe te bankingut te investimeve ne Azi dhe ne qendrat kryesore te botes. Bankat filiale te grupit jane prezente ne tregjet e Evropes Qendrore dhe Lindore si vijon:

Shqiperi Raiffeisen Bank Sh.a.

Bjellorusi Priorbank, OAO

Bosnje dhe Hercegovine Raiffeisen Bank d.d. Bosna i Hercegovina

Bullgari Raiffeisenbank (Bulgaria) EAD

Kroaci Raiffeisenbank Austria d.d.

Republika Çeke Raiffeisenbank a.s.

Hungari Raiffeisen Bank Zrt.

Kosove Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Poloni Raiffeisen Bank Polska S.A.

Rumani Raiffeisen Bank S.A.

Rusi ZAO Raiffeisenbank

Serbi Raiffeisen banka a.d.

Sllovaki Tatra banka, a.s.

Ukraine VAT Raiffeisen Bank Aval

Kompania meme e ketyre bankave eshte RBI, pjesa aksionere e te ciles eshte afro 100 per qind ne shumicen e rasteve. Grupi Raiffeisen Bank International perfshin gjithashtu shume kompani te lizingut financiar (duke perfshire dhe at one Kazakistan dhe Moldavi) dhe nje numer ofruesish te tjere te sherbimeve financiare.

Angazhimi i vazhdueshem i Grupit RBI per cilesine eshte i reflektuar rregullisht nga nje game e gjere çmimesh lokale dhe nderkombetare duke perfshire ketu ato te dhena nga publikime lider ne industrine financiare si "The Banker", "Euromoney" dhe "Global Finance".

RZB dhe Grupi Bankar Austriak Raiffeisen

RBI eshte filial i RZB me baze ne Vjene. I themeluar ne vitin 1927, RZB eshte zoteruesi i aksioneve te te gjithe Grupit RZB eshte  drejtuesi i  gjithe Grupit RZB dhe institucioni qendror i Grupit Bankar Raiffeisen te Austrise (RBG), grupi me i madh bankar ne vend.

RBG perfaqeson pothuajse nje te katerten e te gjithe biznesit bankar ne Austri dhe perfshin rrjetin me te madh bankar ne vend, me me shume se 550 banka te pavarura dhe 1700 dege. Ne fund te vitit 2009, bilanci total i konsoliduar i RBG ishte 260 miliarde Euro. Struktura prej tre nivelesh e RBG konsiston ne Banka Raiffeisen ne nivel lokal, Banka Raiffeisen Rajonale dhe RZB si institucion qendror. Bankat Raiffeisen jane institucione private kooperative kreditimi qe operojne si banka qe ofrojne sherbime te pergjithshme retaili. Cdo banke Raiffeisen e provinces eshte zoteruese e Bankes Raiffeisen Rajonale perkatese, qe ne teresi perben pothuajse 88% te aksioneve te zakonshme te RZB. Ideja kooperative ne te cilen bazohet organizata Raiffeisen, reflekton parimet dhe punen e reformatorit social Gjerman Friedrich Wilhelm Raiffeisen (1818-1888).

Raiffeisen Bank International AG Raiffeisen Zentralbank Österreich AG

Am Stadtpark 9 Am Stadtpark 9

A-1030 Vienna A-1030 Vienna

Phone:+43-1-71 707-0 Phone: +43-1-26 216-0

Fax: +43-1-71 707-1715 Fax: +43-1-26 216-1715

www.rbinternational.com                  www.rzb.at