Përgjegjësia Sociale

Raiffeisen Bank në Shqipëri mbetet e angazhuar në përgjegjësinë sociale të korporatës me synimin për të kontribuar në qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore dhe mjedisore të komunitetit në Shqipëri.

Gjatë vitit 2015 Raiffeisen Bank në Shqipëri u nderua nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin “Mirënjohja e Qytetit” për kontributin e vlefshëm në sektorë të ndryshëm si shëndeti, arsimi, kultura etj. Një tjetër vlerësim për Raiffeisen Bank në 2015 ishte edhe dhënia e “Çertifikatës së Mirënjohjes për kontributin në komunitet” akorduar nga Bashkia Lushnje në kuadër të mbështetjes së dhënë nga banka për komunitetin e këtij qyteti.

Si çdo vit edhe gjatë vitit 2015, në fokus ka qënë sektori i arsimit ku kontributi i Raiffeisen Bank ka qenë i konsiderueshëm edhe gjatë këtij viti. Në këtë kuadër, Raiffeisen Bank në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore të qyteteve Shkodër, Lezhë, Berat, Gramsh, Kucovë etj., ka mbështetur aktivitetet e organizuara nga këto institucioneve me rastin e 7 Marsit, festës së mësuesve. Kontributi i Raiffeisen Bank ka vijuar më tej në këtë sektor edhe me mbështetjen e projekteve edukative e kulturore për shkollat e mesme në Lezhe, Shkodër, Tiranë, Korçë, Vlorë, Sarandë etj.

Një tjetër sektor shumë i rëndësishëm ku Raiffeisen Bank ka dhënë kontributin e saj përgjatë vitit të kaluar është ai i shëndetësisë. Duke qënë një sektor shumë i rëndësishëm, i cili kontibuon direkt në përmirësimin e jetës së komunitetit Raiffeisen Bank ka mbështetur projektet për rikonstruksion ambjentesh apo blerje pajisjesh të nevojshme për Spitalin Fier, Spitalin Erseke, Spitalin Sarande si dhe  Drejtorinë e Shëndetit Publik Pogradec, Drejtorinë e Shërbimit Shëndetësor Përmet dhe Institutin e Shëndetit Publik Lezhë.

Raiffeisen Bank ka vijuar kontributin e saj për projektet me karakter social. Një projekt i rëndësishëm ka qënë ngritja e sallës së psikomotricitetit pranë Qëndrës TISS- Qëndra e Shërbimeve dhe Trajtimit Psikosocial. Kjo sallë do tju vijë në ndihmë fëmijëve që trajtohen në këtë qëndër, të cilët vuajnë nga çrregulimet e spektrit të autizmit. Gjithashtu po në këtë kuadër, Raiffeisen Bank ka mbështetur ngritjen e Qëndrës për Trajtimin e fëmijëve të ushtarakëve që vuajnë nga çrregullimet e spektrit të Autizmit. Ky i fundit ishte një bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes. Më tej banka ka vazhduar mbështetjen e saj për Fondacionin “Down Syndrome Albania”, dhe aktivitetet e organizuara prej tij me rastin e 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Një projekt tjetër me karakter social, që ka gjetur mbështetjen e Raiffeisen Bank edhe këtë vit ka qenë, aktiviteti “Së bashku në një” organizuar nga Shoqata e Gjimnastikës Aerobike, në ditën ndërkombëtare të jetimëve. Kjo tashmë është kthyer në një traditë që Raiffeisen Bank mbështet prej 8 vitesh, dhe që mbledh bashkë mbi 500 fëmijë të moshave të ndryshme, që vijnë nga disa qytete të vendit, nga Shtëpitë e Fëmijës dhe nga komuniteti rom. Këtë vit realizuan një performancë të shkëlqyer edhe fëmijët e projektit të Qëndrës “Don Bosko” që mbështetet nga Fondacioni “Herbert Stepic”.  


Një tjetër sektor po aq i rëndësishëm është ai i mjedisit. Kështu Raiffeisen Bank ka vijuar mbështetjejn e aksioneve të pastrimit të bregdetit të organizuara nga “Korpusi i vullnetarëve” dhe Forumi i Mendimit të Lirë. Në këtë kuadër u bë i mundur pastrimi i zonave të bregdetit të Velipojës, Gjiri Lalzit, Spille dhe Zvërnec. Një tjetër projekt që Raiffeisen Bank vijon të mbështesë në këtë fushë është “Eco Fashion Shoë”. Kjo është një iniciativë e një grupi vullnetarësh, që nëpërmjet organizimit të një sfilate mode ekologjike përcjellin mesazhin “Redukto - Riciklo - Ripërdor – Rikrijo”.

Raiffeisen Bank gjatë 2015 i ka dhënë një rëndësi të madhe edhe vlerave të trashëgimisë kulturore ku në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës bënë të mundur resaturimin e  Kalasë së Gjirokastrës duke i shtuar vlerë më shumë këtij qyteti, i cili kremtoi 10-vjetorin e përfshirjes në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gjithashtu edhe stafi i Raiffeisen Bank ndërmori një iniciativë të quajtur “Surprizë në kuti” në kuadër të përgjegjësisë sociale gjatë festave të fundvitit.. Secili prej tyre ka paketuar një lodër për fëmijët, të cilët ndoshta nuk e kishin mundësinë të merrnin një dhuratë për Vitin e Ri. Nëpërmjet kësaj iniciative, punonjësit e Raiffeisen Bank shpërndanë mbi 300 dhurata për fëmijët në nevojë në zonën e Kombinatit.

Raiffeisen Bank në Shqipëri përveç ofrimit të produkteve dhe shërbimeve bankare mbetet gjithmonë e angazhuar për të kontribuar dhe mbështetur projekte që ndihmojnë komunitetin dhe përmirësimin e jetës së tij, si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës.