Raiffeisen DIREKT / Internet Banking

Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking është shërbimi elektronik që ju mundëson kontrollin e llogarive tuaja dhe kryerjen e transaksioneve bankare 24 orë të ditës/ 7 ditë të javës duke përdorur thjesht kompjuterin tuaj. Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking është i disponueshëm si për klientët individë ashtu edhe për bizneset e vogla.

Banka juaj është tashmë një “klik” larg dhe ju mund të:

Informoheni për:

  • balancat dhe levizjet e llogarive tuaja rrjedhëse;
  • balancat e depozitave dhe kredive;
  • nxjerrjet e llogarive – pasqyra të lëvizjeve në llogari
  • pagesat e kryera

Bëni pagesat tuaja për:

  • Kartat e kreditit
  • Shërbimet Publike, të tilla si Telefoni celulare, Ujësjellës dhe Albtelekom
  • Detyrimet e Taksave

 

Transferoni para:

  • midis llogarive tuaja personale brenda Raiffeisen Bank
  • nga llogaria juaj në llogari të bankave të tjera (transferta brenda Shqipërisë)
  • nga llogaria juaj në llogari të bankave të huaja në të gjithë botën (transferta jashtë Shqipërisë)
  • nga llogaria juaj rrjedhëse në llogarinë tuaj të kursimeve dhe anasjelltas

 

Ju lutemi klikoni KETU për të shkarkuar një Përshkrim të Përgjithshëm te shërbimit