Elementet e sigurisë

Elementet e sigurisë në Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking

Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking mund të aksesohet nga klienti vetëm pasi ai të jetë pajisur me elementet e sigurisë, Emër Përdoruesi dhe Fjalëkalim. Pas aplikimit, Emri i Përdoruesit i dërgohet klientit me e-mail në adresën që ai specifikon në formularin e aplikimit, kurse Fjalëkalimi i dorëzohet atij në degën ku ka kryer aplikimin.

Për kryerjen e pagesave nëpërmjet Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking klienti do duhet të regjistrojë paraprakisht Përfituesit para se të mund të kryejë pagesa në favor të tyre.

Përfituesit e Paracaktuar janë të ndarë në dy grupe:

  • Grupi I përfshin Përfituesit Publikë - kompanitë që ofrojnë utilitete, të tilla si Ujësjellës, kompani celulare dhe Albtelekom, të cilat janë të regjistruara direkt nga Banka për të gjithë përdoruesit.
  • Grupi II përbëhet nga Përfituesit Privatë – përfituesit e cdo përdoruesi personal, të cilët regjistrohen nga Banka me kërkesë të vet përdoruesit.

Klienti ka mundësi për të shtuar Përfitues:

  • nëpërmjet opsionit SMS OTP ne Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking. Në këtë rast klienti plotëson të dhënat e Përfituesit në web në menunë përkatëse. Për të konfirmuar përfundimisht shtimin e përfituesit të ri, klienti do të mund të perdorë këtë opsion SMS OTP. Ky është një kod i përkohshëm i cili vjen me SMS në celularin e tij sa herë nevojitet për të aprovuar përfituesit (llogaritë) e regjistruar.