Këshilla Sigurie

Për të aksesuar shërbimin ju rekomandojmë të përdorni:

  • Sistemi i Shfrytëzimit: Windows XP SP3
  • Shfletuesi: Internet Explorer 8.0

Shënim: Aktivizim i përditësimeve të rregullta të sistemit dhe të antivirusit.

* * * * * *

 

Cdo shërbim i bazuar në World Wide Web/ Internet mund të kthehet në objekt problemesh, si vjedhja e “identitetit” tuaj (Emër Përdoruesi, Fjalëkalim, PIN), sulme hackerash dhe virusesh, aksesi i paautorizuar dhe në perfundim, transaksione të rreme.

Kurrë mos i jepni dikujt fjalëkamin tuaj. Duhet gjithmonë të siguroheni që vetëm JU jeni në dijeni të tij. Fjalëkalimi nevojitet të ndërrohet në mënyrë të rregullt, mundesisht 2 herë ne muaj, dhe të përmbajë gërma dhe numra dhe të ketë gjatësi më të madhe se 8 karaktere.

Kurrë mos perdorni si fjalëkalim ditëlindjen tuaj, numrin e telefonit, adresën, emrin tuaj apo të familjarëve tuaj ose ndonjë kafshe shtëpiake që ju keni për zemër.

Fjalëkalimin tuaj të Raiffeisen DIREKT mos e përdorni në asnjë shërbim tjetër (psh. për kompjuterin tuaj apo e-mailin personal).

Asnjëherë mos lejoni që browseri të ruajë për ju fjalëkalimin tuaj.

Gjithmonë aksesojeni Raiffeisen DIREKT duke shkruar adresën e saktë në shiritin përkatës ose duke ndjekur linkun në faqen zyrtare të Raiffeisen Bank Albania.

Përpara se të shkruani fjalëkalimin tuaj apo detaje të llogarive tuaja, kujdesuni që website të jetë i enkriptuar dhe i sigurtë.

Gjithnjë bëni kujdes kur browser ju shfaq mesazhe që kanë të bëjnë me sigurinë e faqes që keni aksesuar dhe nëse një problem shfaqet, rekomandohet të mos vazhdoni me tej.

Kurrë mos e aksesoni Raiffeisen DIREKT duke ndjekur linke të cilat ju rekomandohen me e-mail, nëpërmjet dritareve pop-up apo motorëve të kërkimit (Google, Yahoo, Altavista, etj).

Bëni gjithnjë kujdes nga e-mailet mashtruese të dërguara në emrin e Raiffeisen Bank. Në veçanti, kur këto e-maile përmbajnë skedarë të bashkëngjitur, kurrë mos klikoni mbi to. Banka asnjëherë nuk do ju kërkojë me e-mail informacion personal, të tillë si Emër Përdoruesi ose Fjalëkalim.

Instaloni firewall dhe antivirus personal dhe bëni përditësimin e tyre në mënyrë të rregullt.

Kurrë mos përdorni kompjutera publikë (internet-kafe) për të përdorur Raiffeisen DIREKT. Gjithnjë kujdesuni që të keni dalë nga programi i Internet Banking përpara se të mbyllni browserin (Internet Explorer) ose të largoheni nga kompjuteri.

Kurrë mos jepni informacion personal si numrat e llogarive tuaja, numrat e kartave të kreditit apo fjalëkalimet tuaja nëpërmjet telefonit, e-mailit apo Internetit.

Nëse mendoni se keni rënë pre e vjedhjes së identitetit apo mashtrimeve të ndryshme, merrni masa të menjehereshme për të minimizuar dëmet financiare, kontaktoni menjëherë Raiffeisen Bank duke përdorur informacionin e mëposhtëm të kontaktit:

· Numri i Telefonit:    00355 4 2381 381
· Adresa e-mail:        .(JavaScript must be enabled to view this email address)