Prezantim i Shërbimit

Cfarë ofron shërbimi Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking?

Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking është shërbimi më i ri që Banka Raiffeisen ju ofron klientëve të saj për të kryer transaksione bankare në mënyrë elektronike.

Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking ofron një mënyrë të thjeshtë, të shpejtë  dhe të sigurt për të kryer veprimtarinë tuaj bankare.

Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking është gjithmonë HAPUR!

Cfarë ofron  Raiffeisen DIREKT/ Internet Banking?

  • 24 orë / 7 ditë të javës akses në llogaritë tuaja personale, kudo që ndodheni;
  • Siguri maksimale duke përdorur metodat e autentikimit që Banka vë në dispozicion;
  • Kontroll i gjendjes së llogarisë dhe historikut të veprimeve;
  • Shkarkimi i historikut të llogarive në formatin më të përshtatshëm për ju, Excel, Notepad apo PDF;
  • Transferim i fondeve midis llogarive tuaja rrjedhëse;
  • Transferim i fondeve nga llogaritë tuaja rrjedhëse drejt llogarive të kursimit dhe anasjelltas.
  • Transferim i fondeve tuaja (në LEK ose në valuta të tjera) brenda dhe jashtë Bankës në momentin që dëshironi ose në një datë të ardhshme;
  • Pagesa e faturave kundrejt Kompanive Utilitare të përcaktuara nga Banka;
  • Pagesat per zyren e Tatim Taksave apo Degen e Thesarit
  • Arkivim i pagesave të kryera nëpërmjet Raiffeisen DIREKT dhe përdorimi i tyre në të ardhmen;
  • Kontroll i Nxjerrjeve të Llogarive/ Statements për llogaritë tuaja rrjedhëse dhe ato të Kursimit dhe mundësia e printimit të tyre në format PDF.

Pagesa e Taksave nepermjet Raiffeisen DIREKT, Internet Banking;

Banka juaj është një “klikim” larg dhe ju mund të Paguani detyrimet e Taksave!

Pagesa e Taksës është e disponueshme si një modul i veçantë pagese në shërbimin Raiffeisen DIREKT, Internet Banking. Me vetëm një urdhërpagesë të vecantë ju mund të shlyeni detyrimet tuaja kundrejt Zyrës së Tatim Taksave apo Degës së Thesarit. Ju mund të futni të dhënat njesoj si për një urdhërpagesë brenda vendit dhe gjithashtu përdoret forma më e thjeshtë për futjen/zgjidhjen e të dhënave gjatë pagesës së taksës.