Mobile Banking

Mirësevini në shërbimin e ri elektronik bankar - Raiffeisen DIREKT, Mobile Banking!

Ky është shërbimi që ju siguron akses në llogaritë tuaja 24 orë/ 7 ditë të javës dhe ju mundëson kryerjen e transaksioneve bankare në çdo kohë.  Ajo që ju nevojitet për të përdorur shërbimin është një telefon celular me akses në internet si dhe aplikimi pranë Bankës për t’u pajisur me këtë shërbim.

Raiffeisen Bank është gjithmone HAPUR, në çdo vend dhe në çdo kohë!

Mobile Banking është pjesë e gamës së produkteve E-Banking – Raiffeisen DIREKT që i mundëson përdoruesve individë dhe biznese të kryejnë transaksione bankare nëpërmjet telefonit celular. Mobile Banking i bën të mundur përdoruesit fleksibilitetin e marrjes së informacionit mbi llogaritë e tij ose kryerjen e transaksioneve bankare kudo dhe në çdo kohë, kjo vetëm nëpermjet celularit.  

Ju lutemi klikoni KETU për të shkarkuar një Përshkrim të Përgjithshëm të shërbimit

 

Cfarë ofron shërbimi Raiffeisen DIREKT/ Mobile Banking?

Raiffeisen DIREKT/ Mobile Banking ofron një mënyrë të thjeshtë, të shpejtë  dhe të sigurtë për të kryer veprimtarinë tuaj bankare.

Raiffeisen DIREKT/ Mobile Banking është me ju gjithmonë dhe kudo!

Duke përdorur telefonin tuaj celular ju mund të:

  • Merrni informacion mbi përmbledhjen, detajet dhe aktivitetin e llogarive tuaja bankare.
  • Merrni informacion mbi detajet dhe historikun e veprimeve të fundit të Kartave tuaja të Kreditit.
  • Merrni informacion mbi detajet e Kartave tuaja të Debitit.
  • Merrni informacion mbi detajet e Kredive dhe Depozitave.
  • Transferoni fonde midis llogarive tuaja personale.
  • Transferoni fonde drejt llogarive të tjera brenda Raiffeisen Bank.
  • Transferoni fonde drejt llogarive të tjera në një bankë tjetër brenda vendit.
  • Paguani llogarinë tuaj të Kartës së Kreditit në Raiffeisen Bank.

Paguani faturat mujore të utiliteteve:

  • Telekomunikacion (AMC, Vodafone, Eagle, Plus)
  • Albtelekom,
  • Ujësjellës,
  • Energji elektrike/ CEZ
  • Pagesat e Buxhetit dhe Doganave

Përfitoni shërbime të tjera si:

  • Emërtime të shkurtuara për llogaritë,
  • Përfitues të paracaktuar,
  • Mesazhe,
  • Kursi valutor,
  • Ndryshim Fjalëkalimi

 

Ju lutemi ndiqni hapat fillestare për të hyrë në Mobile Banking duke shkarkuar këtë Udhëzuesi Përdorimi

 

Si funksionon shërbimi Raiffeisen DIREKT/ Mobile Banking?

Shërbimi Raiffeisen DIREKT Mobile Banking funksionon për telefona celularë që suportojnë shërbimin e internetit. Ky shërbim ofrohet dhe suportohet nga të gjithë operatorët celularë në treg, si AMC, Vodafone, Eagle dhe Plus.

Për të pasur shërbimin Mobile Banking ju duhet fillimisht të aktivizoni shërbimin e internetit në celularin tuaj.

Shërbimi Mobile Banking ofrohet në dy opsione:

Web – nëpërmjet aksesit nga interneti
Përpara se të lidheni nëpërmjet kanalit të bazuar në Web Browser, fillimisht ju duhet të konfiguroni telefonin tuaj celular me lidhje në internet dhe më pas mund të futeni në shërbimin Raiffeisen DIREKT, Mobile Banking nëpërmjet adresës elektronike https://mbanking.raiffeisen.al

Java – nëpërmjet përdorimit të një aplikacioni të posaçëm
Ky kanal i shërbimit Raiffeisen DIREKT, Mobile Banking funksionon në celularë që suportojnë teknologjinë Java. Aplikacioni Java Mobile Banking është i disponueshëm nëpërmjet shkarkimit dhe instalimit të një aplikacioni (i njohur zakonisht si Java Midlet) DIREKT nga telefoni juaj celular nëpërmjet adresës http://m.raiffeisen.al

Gjithashtu, ju mund të shkarkoni aplikacionin Java në kompjuterin tuaj duke klikuar KETU dhe më pas duhet ta instaloni në celularin tuaj.

 

Avantazhet e Raiffeisen DIREKT, Mobile Banking

  • Informacion dhe veprime bankare pa nevojën e Degës
  • Akses në llogari në çdo vend, në çdo kohë 24/7
  • Shërbim i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i pasur
  • Veprime bankare në kohë reale
  • Shfrytëzoni fleksibilitetin qe ju ofrojmë! Ju mund të vazhdoni të përdorni Internet dhe SMS Banking, Degët, ATM dhe POS për nevojat tuaja.
  • Keni të garantuar sigurinë nëpërmjet komunikimit të enkriptuar dhe teknologjisë më të fundit

Elementët e autentikimit për Raiffeisen DIREKT, Mobile Banking

Për të përdorur shërbimin Raiffeisen DIREKT, Mobile Banking klientët pajisen nga Banka me elementet e sigurisë:

  • Emër Përdoruesi,
  • Fjalëkalim hyrës
  • Fjalëkalim transaksioni

Emri i Përdoruesit si edhe Fjalëkalimi (hyrës, transaksionit) i dërgohet klientit me postë elektronike në adresën që ai specifikon në formularin e aplikimit.

Fjalëkalimet (hyrës dhe i transaksionit) kërkohen automatikisht të ndryshohen në momentin e parë të hyrjes në Raiffeisen DIREKT, Mobile Banking në bazë të disa rregullave të vendosura nga Banka.

Klienti mund të marrë informacion mbi llogaritë ose produktet e tij, të kryejë transferta apo pagesa faturash.  Për çdo pagesë/transfertë ndaj të tretëve, ju duhet të vendosni Fjalëkalimin e Transaksionit.

Limitet për numrin dhe shumën ditore të transaksioneve nga Raiffeisen DIREKT/Mobile Banking

Për qëllime sigurie, Banka mund të aplikojë një numer limit veprimesh si dhe një shumë limit ditor për veprimet/urdhërpagesat e kryera gjatë një dite nga një Përdorues.

Limiti Lloji Individë Premium Mikro SE/ Korporatë
Shuma e Transaksioneve Ditore Transferta Personale 50,000 100,000 100,000 100,000
Pagesa e Faturave 50,000 100,000 100,000 100,000
Transferta të 3-tëve 20,000 25,000 25,000 25,000
Numri i Transaksioneve Ditore   5 5 5 7

* Te gjitha limitet janë në Lek (ALL)

Shuma e Transaksioneve Ditore - Limiti i shumës së transaksioneve totale ditore

Numri i Transaksioneve Ditore - Limiti i numrit të transaksioneve totale ditore

Ky Manual ka për qëllim t’ju ndihmojë dhe udhëzojë mbi mënyrën e përdorimit të shërbimit Raiffeisen DIREKT/ Mobile Banking. Ndonëse ky shërbim është dizenjuar në mënyrë që te jetë sa më i thjeshtë dhe komod në përdorim, Ju këshillojmë të lexoni me kujdes udhëzimet para se të filloni të përdorni këtë shërbim.

Ju lutemi klikoni KËTU për të shkarkuar Manualin e Përdorimit

Të gjitha shërbimet e mundësuara përmes Mobile Banking mund të bëhen subjekt i rreziqeve, si psh. vjedhjet nëpërmjet rrjetit të kodit hyrës/ nr. i identifikimit të përdoruesit, PIN / fjalëkalim, sulme virusesh, pirateria, hyrje e  paautorizuar, dhe transaksione mashtruese.

Kurrë mos e jepni fjalëkalimin tuaj. Ju duhet të siguroheni  që fjalëkalimin e dini VETËM ju. Sigurohuni që ta ndryshoni shpesh atë , dhe të jetë kombinim shkronjash , numrash dhe karakteresh speciale.

Përpara se të vendosni Fjalëkalimin tuaj ju lutemi sigurohuni që jeni loguar në faqen e duhur: https://mbanking.raiffeisen.al, e cila është e sigurtë dhe e inkriptuar (kontrolloni “https” dhe ikonën e kyçit  )

Ju lutemi kujdesuni që aplikimin Java ta shkarkoni vetëm nga faqja zyrtare http://www.raiffeisen.al ose http://m.raiffeisen.al dhe nga asnjë faqe tjetër, pasi mund të rrezikoni të shkarkoni një aplikim të  rremë/pirat.  Aplikimi zyrtar mban firmën e sigurisë së Verisign.

Evitoni dhe injoroni e-mailet/sms me linqe të ndryshme që ju vijnë nga burime të panjohura. Tregoni kujdes në përdorimin e Bluetooth-it, mos shkëmbeni të dhëna me burime të panjohura; nëse nuk e  përdorni  shërbimin, çaktivizojeni atë.

Nëse mendoni se keni rënë pre e vjedhjes së identitetit apo mashtrimeve të ndryshme, merrni masa të menjëhershme për të minimizuar dëmet financiare, kontaktoni menjëherë Raiffeisen Bank duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme të komunikimit:

• Numri i telefonit:  00355 4 2381 381

• Adresa e-mail:  .(JavaScript must be enabled to view this email address)

Cfarë ështe Raiffesien DIREKT Mobile Banking dhe çfarë ofron?

Raiffeisen DIREKT Mobile Banking është një shërbim elektronik i cili ju ofron mundësinë e kryerjes së transaksioneve bankare nëpërmjet telefonit celular. Nëpërmjet Raiffeisen DIREKT Mobile Banking ju mund të:

 

  1. Kontrolloni
    • Llogaritë (informacion mbi detajet, gjendjen dhe transaksionet)
    • Kartat e Debitit (informacion mbi detajet e kartës)
    • Kartat e Kreditit (informacion mbi detajet e kartës dhe transaksionet)
    • Depozitat me Afat (informacion mbi detajet dhe balancën)
    • Kreditë ((informacion mbi detajet dhe balancën)
  2. Transferoni fonde midis llogarive tuaja
  3. Transferoni fonde në llogari të palëve të treta brenda Raiffeisen Bank
  4. Transferoni fonde në llogari të palëve të treta brenda vendit
  5. Paguani
    • Faturat e Operatorëve Celularë (AMC, Vodafone, Eagle Mobile, PLUS)
    • Faturën e Albtelekom
    • Faturën e Ujësjellësit
    • Faturën e Energjisë Elektrike/ CEZ
    • Detyrimet ndaj Buxhetit (Tatim-Taksa, Dega e Thesarit, Doganat)

 

Cfarë duhet të bëj që të përdor shërbimin Raiffesien DIREKT Mobile Banking?

  1. Të dispononi të paktën një llogari rrjedhëse pranë Raiffeisen Bank
  2. Të aplikoni për shërbimin në një nga degët e Bankës.
  3. Konfiguroni telefonin tuaj celular për të mundësuar shërbimin e internetit, duke ndjekur udhëzimet e operatorit tuaj celular.


A janë të gjitha funksionet e shërbimit të disponueshme 24 orë në ditë?

Ju mund të kontrolloni çdo ditë/ 24 orë llogaritë, kartat, depozitat apo kreditë tuaja. Ju mund të kryeni gjithashtu transaferta apo pagesa çdo ditë/ 24 orë, por proçesimi i tyre do të kryhet brenda orarit zyrtar të Bankës.


A mund të përdoret shërbimi në çdo telefon celular?

Shërbimi mund të përdoret në çdo telefon celular që suporton shërbimin e internetit dhe/ ose aplikacionin Java.


A mund të përdoret shërbimi kur ndodhem jashtë Shqipërisë?

Jashtë Shqipërisë, shërbimi funksionon në ato vende me të cilat operatorët celularë kanë marrëveshje për transmetimin e të dhënave me Shqipërinë.


A ka komision nga Banka për përdorimin e këtij shërbimi?

Për këtë shërbim Banka aplikon një komision aplikimi dhe një komision mujor. Ju paguani gjithashtu edhe për shërbimin e internetit në celularin tuaj. Për këto kosto informohuni pranë operatorit tuaj celular.


Në çfarë gjuhësh është i disponueshëm shërbimi Raiffesien DIREKT Mobile Banking?

Shërbimi ofrohet në gjuhën shqipe dhe angleze. Në momentin e hyrjes në aplikacion ju mund të zgjidhni gjuhën që dëshironi.


Nëse nuk kam llogari pranë Bankës, për sa kohë mund të hap një të tillë dhe të përfitoj shërbimin Raiffesien DIREKT Mobile Banking?

Hapja e llogarisë është një proçedurë që mund të kryhet në çdo degë të Raiffeisen Bank dhe zakonisht nuk zgjat më shumë se disa minuta. Proçedura e aplikimit dhe pajisjes me elementet e shërbimit Raiffeisen DIREKT Mobile Banking do të varet nga saktësia e të dhënave në formularin e aplikimit dhe zakonisht zgjat rreth 3 ditë që nga momenti i aplikimit.


Pasi kam aplikuar në degë për shërbimin, si do të pajisem me elementet e sigurisë?

Pasi keni aplikuar për shërbimin ju do të merrni me e-mail (në adresën që keni shënuar në formularin e aplikimit) Emrin e Përdoruesit, si edhe Fjalëkalimet (hyrës dhe të transaksioneve).


Unë jam përdorues i shërbimit Raiffeisen DIREKT Internet Banking. A janë elementet e sigurisë së këtij shërbimi të vlefshme dhe për Raiffesien DIREKT Mobile Banking, apo duhet të bëj një aplikim të ri për këtë shërbim?

Shërbimi Raiffeisen DIREKT Mobile Banking është një shërbim i ndryshëm nga ai i Internet Banking nga pikëmpamja e teknologjisë, prandaj ju duhet të bëni një aplikim të ri për t’u pajisur me shërbimin Mobile Banking dhe për pasojë duhet të pajiseni me elemente të rinj autentikimi.


Cfarë ndodh nëse vendos gabim Fjalëkalimin? Cfarë duhet të bëj?

Nëse vendosni gabim Fjalëkalimin Hyrës tre herë rresht, sistemi nuk do ju lejojë të hyni në aplikacion. Kjo ndodh për qëllime sigurie. Në këtë rast ju duhet të paraqiteni në një degë të Raiffeisen Bank dhe te plotësoni një formular në mënyrë që:

a. të riaktivizoni Fjalëkalimin ekzistues, nëse mendoni se e mbani mend atë;

b. të pajiseni me një Fjalëkalim të ri, nëse nuk e mbani mend.


Si mund të ndryshoj elementet e mia të autentikimit/ sigurisë?

Ju nuk mund ta ndryshoni Emrin e Përdoruesit; duhet të përdorni atë me të cilin ju ka pajisur Banka në momentin e aplikimit.

Ju mund të ndryshoni Fjalëkalimet tuaja (hyrës dhe të transaksionit), duke ndjekur udhëzimet përkatëse.


Cfarë duhet të bëj në rast se ndryshojnë të dhënat e mia personale?

Ju duhet të paraqiteni ne degë dhe të informoni për ndryshimet përkatëse.


Si mund ta anulloj një transfertë apo pagesë të kryer me Mobile Banking?

Ju nuk mund ta anulloni një transfertë apo pagesë të kryer sepse ato proçesohen automatikisht, në kohë reale.


Cfarë ndodh nëse gjatë kohës që jam duke përdorur shërbimin: a) marr një mesazh SMS, b) dikush më telefonon?

a) Mesazhi do të ruhet në celular duke shfaqur një sinjal (në varësi të celularit).

b) Në varësi të llojit të celularit thirrja do të transferohet, ose ju do ta merrni atë dhe më pas do të riktheheni automatikisht në shërbimin Mobile Banking.


Nëse ja jap aparatin celular dikujt tjetër, do kishte ndonjë problem?

Do të paraqiste problem vetëm nëse së bashku me telefonin celular jepni edhe elementet e autentikimit/ sigurisë se Raiffesien DIREKT Mobile Banking.


Kë duhet të kontaktoj në rast se më nevojitet ndihmë apo asistencë?

Për cështje që lidhen me konfigurimin e aparatit celular, duhet të kontaktoni operatorin tuaj celular. Për çdo informacion apo ndihmë lidhur me shërbimin Raiffesien DIREKT Mobile Banking, mund të na kontaktoni në numrin 00355 4 2381 381, çdo ditë/ 24 orë, ose të na shkruani në adresën .(JavaScript must be enabled to view this email address)

 

Si mund të bëheni Klient i shërbimit Raiffeisen DIREKT

Raiffeisen DIREKT është i disponueshëm për Klientët:

  • Individë
  • Mikro
  • Premium
  • SE
  • Korporatë

Për t’u bërë Klient i këtij shërbimi ju duhet:

  • Të dispononi të paktën një llogari rrjedhëse pranë Bankës sonë;
  • Të aplikoni pranë një dege të Bankës për këtë shërbim.

Për probleme apo ndihmë lidhur me shërbimin Raiffeisen DIREKT mund të na kontaktoni në:

Numrin e telefonit:              00355 4 2381 381
Adresën e-mail:                  .(JavaScript must be enabled to view this email address)