Pyetje të shpeshta

1. Si mund të regjistrohem në MPAY?

Mjafton të paraqiteni në një nga degët e Bankës sonë dhe të kërkoni të regjistroheni me numrin tuaj celuar. Regjistrimi është pa pagesë dhe kërkon vetëm 5 minuta.

2. Cili operator celular më nevojitet për tu regjistruar në MPAY?

Mund të regjistroheni me numrin tuaj celular Vodafone Albania, Eagle Mobile apo Telekom Albania, me parapagesë apo kontratë.

3. Sa i sigurtë është MPAY?

Shërbimi MPAY është i lidhur me numrin tuaj celular dhe i mbrojtur nga kodi personal i sigurisë PIN, si i tillë mund të përdoret vetëm nga ju dhe të autorizohet vetëm nga ju. Për më tepër MPAY është licencuar nga Banka e Shqipërisë duke e bërë mënyrën më të sigurtë për të kryer pagesa.

4. Sa kushton MPAY?

Të gjitha shërbimet e MPAY ofrohen pa pagesë. Regjistrimi është falas, pa komision mujor dhe pa komision per pagesat që do të kryheni.

5. Sa kohë zgjat regjistrimi në Bankë?

Proçedura e regjistrimit është shumë e shpejtë. Mjafton të paraqisni tek Bankieri Personal numrin e telefonit celular dhe llogarinë rrjedhëse që do të përdorni për MPAY dhe të nënshkruani kushtet dhe termat e përgjithshme. Do të pajiseni menjëherë me një kod të sigurtë PIN të cilin mund ta përdorni për të aktivizuar shërbimin duke hyrë ne menunë #777#.

6. Mund të regjistrohem me më shumë se një llogari bankare në Raiffesien Bank?

Ju mund të lidhni vetëm një llogari bankare me shërbimin MPAY. Ndërkohë jeni i lirë të regjistroni llogaritë rrjedhëse ne bankat e tjera që ofrojnë këtë shërbim.

7. Mund të regjistrohem me llogarinë time në valutë të huaj?

MPAY mund te lidhet vetëm me llogarinë rrjedhëse në monedhën vendase LEK.

8. Nuk kam kredit në numrin tim celular. Mund të vazhdoj të përdor shërbimin?

Hyrja në menunë MPAY është falas. Ju mund të aksesoni shërbimin dhe të kryeni pagesa edhe nëse nuk keni kredit ne llogarinë e numrit tuaj celular.

9. Nuk kam gjendje në llogarine time bankare. Mund të vazhdoj të përdor shërbimin?

Po, ju mund të vazhdoni të përdorni MPAY por nuk do të mund të kryeni pagesa nëse nuk keni gjendje të disponueshme në llogarinë tuaj bankare.

10. Mund të përdor MPAY në një shtet tjetër?

Po, ju mund të përdorni shërbimin MPAY në çdo vend të botës ku telefoni juaj celular punon normalisht. Aksesimi ështe falas edhe kur përdoret jashtë Shqipërisë.

11. Kam ndryshuar numrin celular. Mund tëvazhdoj të përdor shërbimin?

Po, ju duhet të paraqiteni në degë për të ndryshuar numrin celular të lidhur me llogarinë tuaj MPAY. Kjo gjithmonë nëse numri juaj i ri i përket Vodafone Albania, Eagle Mobile apo Telekom Albania.

12. Nuk kam një llogari bankare. Mund të regjistrohem në MPAY?

Për të përdorur MPAY dhe për të kryer pagesa ju duhet të keni një llogari bankare. Hapja e një llogarie bankare në Raiffeisen Bank është falas dhe e sigurtë dhe ju ofron shumë avantazhe.

13. Mund të regjistrohem me më shumë se një numër telefoni celular?

Ju mund të regjistroheni vetëm me një numër telefoni celular lidhur me llogarinë tuaj MPAY.

14. Kam ndryshuar telefonin. Mund të vazhdoj të përdor shërbimin?

Po, MPAY funksionon me të gjithë tipet e telefonave celular dhe është i lidhur vetëm me numrin tuaj celular, si rrjedhojë mund të ndryshoni telefonin tuaj dhe përsëri të përdorni MPAY në të njëjtën mënyrë.

15. Çfarë ndodh me shërbimin tim MPAY nëse mbyll llogarinë bankare?

Për të vazhduar përdorimin e shërbimit ju duhet të keni të lidhur të paktën një llogari bankare.

16. Si mund te ç'regjistrohem nga MPAY?

Ju mund të çregjistroheni nga MPAY duke u paraqitur pranë një dege të bankës sonë dhe të kërkoni të çregjistroheni.

17. Më nevojitet një smartphone për të aksesuar shërbimin MPAY?

Jo, MPAY funksionon me të gjithë tipet e telefonave celular.

18. Më nevojitet të instaloj programe të veçanta në telefonin tim celular?

Jo, ju nuk do të keni nevojë të instaloni asnjë program të ri apo të krijoni konfigurime të reja ne celularin tuaj. Pasi të regjistroheni mjafton të thërrisni #777# për të përdorur shërbimin.

19. Më nevojitet lidhje interneti?

Jo, ju nuk duhet të keni një lidhje interneti për të përdorur shërbimin. Për të aksesuar menunë mjafton që telefoni juaj celular të ketë mbulim nga operatori përkatës.

20. Po nëse bart numrin tim celular?

Bartja e numrit tuaj celular nuk do të ndikojë në shërbimin tuaj MPAY, për sa kohë do të përdorni një nga kompanitë celulare partnere me MPAY.