Raiffeisen DIREKT / SMS Banking

Raiffeisen DIREKT/ SMS Banking është shërbimi elektronik që ju mundëson kontrollin e gjendjes dhe veprimeve të llogarive tuaja bankare 24 orë të ditës/ 7 ditë të javës vetëm duke përdorur telefonin celular – nëpërmjet dërgimit dhe marrjes së mesazheve SMS. Raiffeisen DIREKT/ SMS Banking është i disponueshëm si për klientët individë ashtu dhe për bizneset e vogla.
Banka juaj është tashmë një “SMS” larg dhe ju mund të:

Informoheni automatikisht nëpërmjet SMS për:

  • Balancën ditore të llogarisë në një orar të caktuar
  • Kreditime në llogarinë tuaj mbi një shumë të caktuar
  • Balancën e llogarisë suaj kur ajo bëhet më e madhe/ më e vogël se një shumë e caktuar

Kërkoni Informacion për balancën e llogarisë dhe tre transaksionet e fundit

Ju mund të kërkoni balancën e llogarisë suaj nëpërmjet dërgimit të një SMS me një kod të paracaktuar nga Banka në numrin e celularit të  vënë në dispozicion për këtë qëllim dhe pas pak minutash merrni një SMS ku specifikohen detajet e kërkuara, balanca e llogarisë dhe tre transaksionet e fundit të kryera nga llogaria.

Ju mund të aplikoni që sot për shërbimin Raiffesien DIREKT/ SMS në një prej agjencive ose degëve tona.

Si mund të bëheni Klient i shërbimit Raiffeisen DIREKT

Raiffeisen DIREKT është i disponueshëm për Klientët:

  • Individë
  • Mikro
  • Premium
  • SE
  • Korporatë

Për t’u bërë Klient i këtij shërbimi ju duhet:

  • Të dispononi të paktën një llogari rrjedhëse pranë Bankës sonë;
  • Të aplikoni pranë një dege të Bankës për këtë shërbim.

Për probleme apo ndihmë lidhur me shërbimin Raiffeisen DIREKT mund të na kontaktoni në:

Numrin e telefonit:              00355 4 2381 381
Adresën e-mail:                  .(JavaScript must be enabled to view this email address)