Bono Thesari

Bonot e Thesarit jane letra me vlere te borxhit te emetuara nga Qeveria e Republikes se Shqiperise, te perfaqesuar nga Ministria e Financave ne forme regjistrimi.

Bonot e Thesarit  jane letra me vlere afatshkurter me afat maturimi deri ne 1 vit. Aktualisht ne Shqiperi emetohen  Bono Thesari me afati maturimit 3, 6 dhe 12 mujore. Afati i maturimit eshte diferenca ne kohe midis dates se investimit dhe dates se kthimit te investimit.

Bonot e Thesarit emetohen ne forme regjistri ne llogari, qe do te thote se nuk kane nje forme fizike, por investitorit i jepet nje vertetim pronesie, apo vertetim per transaksionin qe ben me to. Regjistri i pronesise se bonove te Thesarit per individet mbahet prane Bankes se Shqiperise, apo nje Banke tjeter te licensuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare (AMF) per kete qellim.

Llogaritja e interesit te fituar nga Bonot e Thesarit

Bonot e Thesarit shiten me zbritje ndaj vleres se tyre nominale. Diferenca mes cmimit te blerjes dhe vleres nominale perfaqeson interesin e fituar nga bonot. Investitori ne daten e blerjes paguan vetem cmimin e blerjes ne perputhje me vleren nominale dhe normen e zbritjes (Yield).

Shembull:

Vlera nominale : LEK 300,000.00

Yield : 7.00%

Ditet deri ne maturim : 364

Çb = 300,000 / (1+ 7.00%/365 * 364) = 280,424.09

Interesi = Vn – Çb = 300,000.00 – 280,424.09 = 19,575.91

Ne daten e maturimit, paguhet vlera nominale ose Bonot e Thesarit mund te riinvestohen. Interesi nga Bonot e Thesarit eshte objekt i tatimit mbi te ardhurat. Tatimi mbahet ne daten e maturimit.

Banka e Shqiperise organizon ankande per shitjen e bonove thesarit. Me poshte do te gjeni informacion rreth peruidhes se kryerjes se ketyre ankandeve.

Bono Thesari 3 Mujore dhe 6 Mujore nje here ne muaj
Bono Thesari 12-Mujore dy here ne muaj

YIELD-et MESATARE TE BONOVE TE THESARIT NE TREGUN PRIMAR


Bono Thesari 3 mujore      0.90%
Bono Thesari 6 mujore      0.954%
Bono Thesari 12 mujore    1.297%
 

 

Tregu Primar

Tregu Primar eshte tregu i emetimeve te reja te letrave me vlere. Letrat me vlere blihen nga Banka e Shqiperise, bankat e nivelit te dyte, institucione financiare dhe individe.

Tregu Primar i letrave me vlere te qeverise organizohet nga Banka e Shqiperise ne emer dhe per llogari te Ministrise se Financave. Emetimi i Bonove te Thesarit behet nepermjet shitjes me ankand ne tregun primar te organizuara nga Banka e Shqiperise ne periudha kohe te rregullta.

Normalisht ankandet per emetimin e bonove te thesarit organizohen me frekuence si me poshte :

Cdo Muaj Bono Thesari  3 dhe 6 Mujore
Cdo 2-Jave Bono Thesari 12-Mujore

Ankandet normalisht zhvillohen diten e marte, ndersa emetimi i letres behet dy dite me vone, diten e enjte. Zhvillimi i ankandit njoftohet paraprakisht dhe Raiffeisen Bank ofron mundesine e pjesemarrjes se individeve dhe jo individeve ne ankandet e tregut primar te Bonove te Thesarit (organizuar nga Banka e Shqiperise). Ju mund te merrni pjese ne ankandet e Bankes se Shqiperise me ane te llogarise suaj ne banken tone.

Norma fillestare e emetimit Norma e zbritjes percaktohet nga ankandi
Vlera minimale per pjesmarrje ne ankand 300,000.00 leke
Vlera maksimale
  • per pjesemarresit me kerkesa jokonkurruese deri ne 30 milione leke
  • per kerkesa konkurruese 50% e shumes se ofruar ne ankand, pas pjesmarrjes se Bankes se Shqiperise
Rritja e shumes se investuar Shumefishohet me 10,000.00 leke

 

Tregu  Sekondar organizohet per transaksionet e letrave me vlere nepermjet telefonit, REUTERS dhe rrjeteve kompjuterike te komunikimit te  “dealer„-ve.

Raiffeisen Bank eshte  “dealer„ kryesor i Bonove dhe Obligacione te Thesarit ne Shqiperi qe prej vitit 1994.

Raiffeisen Bank blen Bono Thesari para dates se maturimit me te pakten 7 dite ne maturim. Per kete sherbim nuk merret komision.

Tregu me Pakice eshte tregu ne te cilin banka shet direkt per individet.

Bonot e Thesarit jane lirisht  te tregtueshme, ato mund te shiten dhe blihen para afatit te maturimit. Tregetimi i Bonos se Thesarit mund te behet deri ne 1 dite para maturimit. Interesi i fituar nga Bonot terhiqet ne çdo kohe, duke filluar nga data e investimit deri ne daten e maturimit.

Raiffeisen Bank shet Bono Thesari me vlere minimale 300.000 lek dhe shtohet me shumefisha te 10,000.00 leke.

Per blerjen e Bonove te Thesarit nga portofoli i tregtueshem i bankes, RBAL nuk aplikon asnje komision. Ne kete rast klienti do te paguaje shumen ne baze te cmimin te kuotuar per ditet e mbetura deri ne maturim.