Obligacione Qeveritare

Informacion mbi Obligacionet e Thesarit

1. Te pergjithshme

Obligacionet e Thesarit jane letra me vlere te borxhit te emetuara nga Qeveria e Republikes se Shqiperise, te perfaqesuar nga Ministria e Financave ne forme regjistrimi.

Obligacionet e Thesarit jane letra me vlere te qeverise me afat maturimi ne momentin e emetimit me te gjate se nje vit. Aktualisht ne Shqiperi emetohen obligacione thesari me afat maturirmi 2, 3, 5 dhe 7 vjet.

Obligacionet e Thesarit emetohen ne forme regjistri ne llogari, qe do te thote se nuk kane nje forme fizike, por investitorit i jepet nje vertetim pronesie, apo vertetim per transaksionin qe ben me to. Regjistri i pronesise se Obligacioneve te Thesarit per individet mbahet prane Bankes se Shqiperise, apo nje Banke tjeter te licensuar nga Komisioni i Letrave me Vlere per kete qellim.

Perqindja e Kuponit nenkupton perqindjen vjetore te interesit te zbatuar mbi vleren nominale qe emetuesi (Ministria e Financave) merr persiper te paguaje te mbajtesit e obligacioneve gjate jetes se obligacionit deri ne maturim. Frekuenca e pageses se kuponit eshte 6 mujore.

Ne daten e e pageses se kuponit, paguhet vlera e kuponit e zbatuar mbi vleren nominale. Vlera e kuponit ndaj vleres nominale perfaqeson interesin e fituar nga obligacionet. Ne daten e maturimit, paguhet vlera nominale ose Obligacionet e Thesarit mund te riinvestohen.

Në rast se data e maturimit dhe data e pageses se kuponit nuk është ditë pune, maturimi dhe pagesa e kuponit bëhet në ditën pasardhëse të punës.

Emetimi i Obligacioneve te Thesarit (Tregu Primar)

Obligacionet e Thesarit emetohen per here te pare ne tregun primar.
Emetimi i Obligacioneve te Thesarit behet nepermjet shitjes me ankand ne tregun primar te organizuara nga Banka e Shqiperise ne periudha kohe te rregullta.

Obligacionet emetohen me “par value”. Kjo do te thote qe çmimi i blerjes se tyre ne momentin e emetimit eshte i barabarte me 100% te vleres nominale.

Obligacionet mund te jene me interes (kupon) fiks ose te ndryshueshem, ne monedhe kombetare ose te huaj.

Çmimi i blerjes së obligacioneve llogaritet per te gjitha kerkesat fituese sipas vleres se yield-it uniform te pranuar.

Tregetimi i Obligacioneve te Thesarit ( Tregu Sekondar)

Obligacionet e Thesarit jane lirisht te tregtueshme, ato mund te shiten dhe blihen para afatit te maturimit ne sportelet e bankave. Tregetimi i Obligacioneve te Thesarit pas emetimit te tyre behet ne tregun sekondar.

Tregetimi mund te behet me subjektet e licensuara nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare (AMF), ku bejne pjese edhe bankat tregtare.

Interesi i fituar nga Obligacionet terhiqet ne datat e pageses se kuponit, dhe kur data e pageses se kuponit nuk është ditë pune, pagesa e kuponit bëhet në ditën pasardhëse të punës.

Obligacionet e Thesarit tregtohen vetëm kur plotësojnë dy kushte:
a) periudha e mbetur deri në maturim, në ditën e tregtimit, nuk është më pak se shtatë ditë
b) nuk janë të vendosura si garanci në Bankën e Shqipërisë.

Obligacionet e Thesarit shiten me premium/discount ndaj vleres se tyre nominale.

Investitori ne daten e blerjes paguan vetem cmimin e blerjes ne perputhje me vleren nominale dhe normen e Yield-it, qe percaktohet bga banka.

Cmimet / kuotimet e Obligacioneve te Thesarit luhaten ne varesi te situates se likuiditetit ne treg.


4. Tatimi

Interesi nga obligacionet eshte objekt i tatimit mbi te ardhurat. Tatimi mbahet ne daten e pageses se kuponit.