Aktivitetet e Inovacionit

BOOTCAMP 

 

Aktivitetet e inovacionit, siç është Raiffeisen Bank Bootcamp sjellin një përvojë me ndikim shume të madh për punonjësit tanë.

Në këtë program, ata mund të zhvillojnë idetë e tyre inovatore duke marrë informacione dhe shumë mënyra apo metodologji së bashku me një sërë mjetesh dhe metodash për të përmirësuar inovacionin brenda kompanisë.

HACKATHON

 

Hackathons janë gjithashtu evente inovative ku pjesëmarrësit mblidhen në ekipe për të zhvilluar projekte në një kohë të kufizuar . Ne Bankën Raiffeisen, Hackathon janë një mënyrë për të zhvilluar dhe sjellë gjithashtu ide dhe zgjidhje inovatore për produkte, procese dhe shërbime të ndryshme nga vetë stafi i bankës.

TRANSFORMOHEMI NËPËRMJET INOVACIONIT

 

Transformimi adaptiv është një proces i përshtatjes të formës ose natyrës së një organizate gradualisht në atë që është në gjëndje të përqafojë dhe lulëzojë në një mjedis fleksibël, bashkëpunues, vetë-organizues, me ndryshime të shpejta, i aftë të kapërcejë çdo faktor përçarës pa ndikim në performancën e tij drejt shërbimeve dhe produkteve.

Kliko për më shumë

KOMUNITETI DHE AKTIVITETET

 

Banka Raiffeisen mbështet vazhdimisht inovacionin nëpërmjet organizimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.

Kliko për më shumë