Ne veprojmë në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore dhe kontribuojmë në mirëqenien afatgjatë të njerëzve dhe kompanive në tregun tonë

Në parimet e saj themelore, Grupi Raiffeisen mbështetet në idetë e themeluesit të saj Friedrich Wilhelm Raiffeisen. Për të, solidariteti social, ndihma dhe qëndrueshmëria ishin udhëzime për aktivitetin ekonomik. Zotimi ynë si qytetar i angazhuar shtrihet përtej biznesit tonë kryesor. Ne synojmë të ballafaqohemi me problemet sociale, të promovojmë jetën kulturore dhe të mbrojmë mjedisin. Diversiteti, toleranca dhe fokusi te njerëzit janë konstantet e përpjekjeve të tona për të formësuar zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

 

 

Edukimi

Arsimi mbetet një nga çështjet kyçe të shekullit të 21-të dhe një element thelbësor në luftën kundër varfërisë. Ne kontribuojmë në përmirësimin e arsimit duke promovuar në mënyrë aktive kuptimin e produkteve dhe shërbimeve financiare dhe duke transmetuar ekspertizën bankare si pjesë e funksionit tonë të përditshëm këshillues. Në sajë të biznesit tonë kryesor, ne jemi të lidhur ngushtë me temën e edukimit financiar dhe çështjeve financiare, të njohura edhe si 'arsimimi financiar'.

 

Digjitalizimi

Revolucioni digjital krijon potencial të madh për biznesin dhe, në të njëjtën kohë, një mori mundësishë për shoqërinë. Digjitalizim – nënkupton rrugë të reja, por edhe sfida të reja. Këtu kompetenca digjitale është thelbësore. Me projekte të tilla si hackathon dhe bootcamp, ne mbështesim iniciativat që synojnë të sigurojnë pjesëmarrje të gjerë në digjitalizim nga shoqëria në tërësi.

 

Kultura

Arti krijon diçka të re, i kapërcen kufijtë dhe bashkon njerëzit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ne të promovojmë një interes të gjerë për artin dhe kulturën. Përveç mbështetjes së projekteve të shtrirjes lokale, ne kujdesemi edhe për mbështetjen e iniciativave kombëtare të artit dhe kulturës.

 

Sociale

Ne japim një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e perspektivës së ardhshme të grupeve të dizavantazhuara sociale. Së bashku me partnerët tanë, ne kryesisht mbështesim projekte që kanë të bëjnë me fëmijët dhe të rinjtë në disavantazh, si dhe shtresat në nevojë.

 

Mjedisi

Ndërkohë që ne jemi duke e përafruar gjithnjë e më shumë biznesin tonë me kriteret "e gjelbërta", ne po ndjekim gjithashtu politika të brendshme për të reduktuar në mënyrë aktive ndikimet negative mjedisore dhe po punojmë vazhdimisht për të përmirësuar treguesit kryesorë të performancës mjedisore.

 

Shëndetësia

Në vëmendje të veçantë ka sektori i shëndetësisë, si një prej sektorëve me të rëndësishëm dhe me nevoja urgjente, ku kontributi i dhënë është i konsiderueshëm dhe ka një impakt të matshëm dhe të menjëhershëm. Kështu kontribuojmë në përmirësimin e ambjenteve spitalore dhe kushteve shëndetësore në disa zona të vendit apo bashkëpunojmë me Shoqata për kauza dhe gjendje të veçanta