Informim per klientet subjekte te te dhenave personale

Raiffeisen Bank sh.a, ne cilesine e kontrolluesit te te dhenave personale qe ju vullnetarisht keni deklaruar prane saj, deshiron t’ju rikujtoje se keto te dhena perpunohen nga ana e bankes sipas standarteve me te larta te sigurise konform parashikimeve ligjore ne fuqi si edhe praktikave me te mira nderkombetare, vetem per qellimin e ofrimit te produkteve/sherbimeve bankare dhe/ose per te permbushur ndonje detyrim ligjor qe Raiffeisen Bank mund t’i linde, bazuar ne aktet ligjore dhe rregullative te Republikes se Shqiperise.

Ne kuader te angazhimeve qe kemi marre kundrejt jush, dhe me perkushtimin maksimal per t’ju ofruar sherbimet tona me korrektese dhe ne menyre te panderprere, ju informojme se te dhenat tuaja personale per te cilat keni dhene pelqimin qe ne te perpunojme, do te transferohen ne Republiken e Kosoves. Me konkretisht, transferimi i te dhenave do te kryhet drejt perpunuesit Raiffeisen Bank Kosovo j.s.c, i cili do te perpunoje te dhenat tuaja personale per llogari te Raiffeisen Bank sh.a vetem kur do t’i kerkohet nga kjo e fundit dhe duke respektuar te njejtat standarte sigurie sikunder ne implementojme.

Gjithashtu, ju informojme se te dhenat tuaja personale do te perpunohen edhe nga kompania Reisswolf Albania Shp.k, si nje subjekt i kontraktuar nga Raiffeisen Bank per te kryer sherbimin e Arkivimit te dokumentave fizike te administruara gjate ushtrimit te aktivitetit tone. Ju njoftojme se jane marre te tera masat paraprake qe perpunuesi Reisswolf Albania Sh.p.k  te zbatoje rigorozisht detyrimet ligjore te sanksionuara ne legjislacionin shqiptar sa i perket mbrojtjes se informacionit konfidencial dhe te dhenave personale.

Jeni te ftuar qe per çdo pyetje apo informacion lidhur me menyren e perpunimit te te dhenave tuaja personale te dergoni e-mail ne adresen tone elektronike: [email protected]

Se fundmi, ju kujtojme se bazuar ne dispozitat e Ligjit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale si dhe akteve nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij, ju mund te ushtroni ne çdo kohe te drejten tuaj per akses apo te drejten per te kerkuar kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e te dhenave personale qe perpunohen nga ana e Raiffeisen Bank. Per kete qellim, lutemi te na drejtoheni me shkrim ne adresen si vijon:

                                     

Raiffeisen Bank Sh.a 
Bul."Bajram Curri",ETC kati 6, Tirane, Shqiperi

Personi Pergjegjes per Mbrojtjen e te Dhenave Personale