Mbrojtja e të dhënave personale - Përdorimi i Cookies

Informacion bazuar në Nenet 13 dhe 14 të Rregullores së Përgjithshme Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) dhe Ligjit nr. 9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”

Nëpërmjet këtij dokumenti ju informojmë për përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe të drejtat që ju takojnë. Përmbajtja dhe fusha e përpunimit të të dhënave tuaja personale lidhet ngushtë me produktet dhe shërbimet që keni kërkuar, ose për të cilat është rënë dakord me ju.

Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave dhe kë mund të kontaktoni?

Përgjegjës për përpunimin:

Raiffeisen Bank SH.A

Bulv. “Bajram Curri” ETC kati 7, Tiranë, Shqipëri.

Të dhëna kontakti të personit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në Bankë

Mirela Idrizaj

numer kontakti +355698022250

E-Mail: [email protected]

 

Çfarë të dhënash përpunohen dhe nga cilat burime vijnë ato?

Ne përpunojmë të dhëna që i marrim nga ju në kuadër të marrëdhënies tonë të biznesit. Në vijim, ne përpunojmë të dhënat që i marrim në mënyrë të ligjshme nga regjistri i kredive, nga burime publike në dispozicion (si p.sh: regjistri tregtar, faqe publike, ose media)
Informacioni personal përfshin detajet tuaja personale dhe të dhëna kontakti (si p.sh: emër, adresë, datëlindje, vendlindje, shtetësi, etj.) ose informacion nga dokumente identifikimi apo pasaportë udhëtimi (si nënshkrimi dhe informacion i ID). Përveç kësaj mund të përfshihen edhe të dhëna për pagesa apo klering (p.sh urdhër transfertat, të dhëna për xhiron në transaksionet e pagesave), të dhëna lidhur me kredinë (p.sh: tipi dhe shuma e financimit, detyrimet e pagesave për shkollimin e fëmijëve, këstet e kredive, etj), të dhëna që lidhen me tregtimin dhe shpërndarjen, kreditime në llogari, regjistrim i zërit dhe figurës (p.sh regjistrimi me kamera dhe regjistrimi i telefonatave), të dhëna për log-imin dhe identifikimin elektronik (aplikacione, cookies, etj.), të dhëna identifikuese financiare (të dhëna nga kartat e  debitit dhe kreditit) ose të dhëna për parandalimin e pastrimit të parave, të dhëna për përputhshmërinë dhe të dhëna të tjera të ngjashme me kategoritë e permendura më lart.

 

Për çfarë arsye dhe mbi çfarë baze ligjore përpunohen të dhënat?

Ne përpunojmë të dhënat në përputhje me dispozitat e “Rregullores së Përgjithshme Europiane Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (GDPR) dhe Ligjin vendas nr.9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, për qëllimet e listuara më poshtë:

  1. Për të përmbushur detyrimet kontraktore siç parashikohet në (Neni 6(1)(b) i GDPR; Neni 6(1)(b) i Ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave Personale).

Përpunimi i të dhënave personale (neni 4 (2) e GDPR, neni 3 (12) e ligjit lokal) kryhet për ofrimin dhe ekzekutimin e urdhër transfertave tuaja, si edhe për të përmbushur kërkesat për dhënie informacioni parakontraktor për klientët.

Qëllimi i përpunimit të të dhënave bazohet kryesisht në ofrimin e një produkti specifik (p.sh: llogari, kredi, letra me vlerë, brokerim, karta debie dhe kredie) dhe ekzekutimin e transaksioneve.

Përpunimi i këtyre të dhënave kryhet p.sh. lidhur me kartat e debitit dhe kreditit, të cilat ua ofron banka Raiffeisen, nëpërmjet të cilave ju jeni në gjendje të kryeni transaksione cash dhe me transferta me tregtarët në terminalet POS apo në internet (pagesa nepërmjet tregtimit në internet në dyqan online), të tërhiqni cash në Automatet e dedikuara. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave përfshin tërësinë e kuadrit ligjor/rregullator vendas që rregullojnë aktivitetin e Bankave.

Për të ushtruar të drejtat tuaja lidhur me përpunimin e të dhënave referuar këtij paragrafi, mund të kontaktoni Raiffesien Bank SH.A. Lidhur me kartat e kreditit është i nevojshëm shkëmbimi i të dhënave me tregtarin dhe bankat ku mbahen llogaritë për ekzekutimin e transaksioneve me kartë krediti. Detaje specifike për qëllimin e përpunimit mund t’i gjeni në kontratat përkatëse dhe në kushtet e punës.

 

2 - Për të përmbushur detyrime ligjore (Neni 6 (1) (c) i GDPR; (Neni 6 (1) (c) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”.

 

Përpunimi i të dhënave Personale mund të kryhet vetëm me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të ndryshme ligjore brenda kuadrit legjislativ lokal për Bankat, për Parandalimin e Pastrimit të Parave, për Taksat, për ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore.

  • Raportimi në Drejtorinë e parandalimit të pastrimit të parave të rasteve të dyshuara për pastrim parash;
  • Dhënie informacioni Autoritetit Mbikëqyrës, Bankës së Shqipërisë;
  • Dhënie informacioni Autoriteteve të Tatim-taksave;
  • Dhënie informacioni me kërkesë autoriteteve te hetimit dhe autoriteteve gjyqësore në kuadër të zhvillimit të proceseve gjyqësore;
  • Dhënie informacioni me kërkesë të përmbaruesve gjyqësor per ekzektuim të vendimeve te gjyatës
  • Vlerësim dhe menaxhim i riskut;
  • Kontrolli i gjendjes së kredive

Sistemi i vlerësimit me pikë i kredive përdor të dhëna statistikore për grupe aplikantësh, për të vlerësuar riskun mes aplikantëve për kredi.

“Vlera e riskut” e përllogaritur mundëson dhënien e një prognoze mbi probabilitetin e ripagimit të kredisë së kërkuar.

Ky vlerësim me pikë kalkulohet duke përdorur të dhënat tuaja kryesore (si: statusi familjar, numri i fëmijve, kohëzgjatja në punë, punëdhënësi), informacion i përgjithshëm financiar (të ardhurat, pronësi, shpenzime mujore, sasia e detyrimeve, pengje, etj.) dhe historikun e pagesave (ripagimi i kredive të marra, rikujtesat, të dhëna nga regjistri i kredive). Në qoftë se risku i kalkuluar është shumë i lartë, refuzohet. dhënia e kredisë.

 

3 - Bazuar në dhënien e pëlqimit tuaj (Neni 6 (1) (a) i GDPR; neni 6(1)(a) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Nëse na keni dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja për qëllime specifike (p.sh. duke dhënë emrin e marrësit të të dhënave në deklaratën e pëlqimit) përpunimi do të kryhet në përputhje me fushën dhe qëllimin e përcaktuar dhe të dakordësuar në deklaratën për dhënien e pëlqimit. Çdo pëlqim i dhënë mund të revokohet prej jush me efekt për të ardhmen.

Shembuj të rasteve të tilla janë vlerësimi i të dhënave tuaja (si: emri, mosha, xhiro në llogari dhe të ngjashme me to) dhe kërkimi në baza të dhënash për kredidhënien, për të përshpejtuar kualifikimin tuaj si kredimarrës për kreditë që ofron Banka Raiffeisen për ju.

 

4 - Për të mbrojtur interesin e ligjshëm (Neni 6 (1) (f) i GDPR; Neni (6) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të “dhënave Personale).

 

Kur është e nevojshme, të dhënat tuaja përpunohen për të mbrojtur interesat e ligjshme të Bankës ose të palëve të treta.

Në rastet më poshtë kryhet përpunimi për të mbrojtur interesat e ligjshme si p.sh:

 

  • Konsultimi dhe shkëmbimi i të dhënave me regjistrin e kredive për të vendosur mbi kredidhënien, apo vlerësimin e riskut;
  • Për analizat për rishikimin dhe optimizimin e nevojave dhe procedurave për qasje direkte ndaj klientëve;
  • Informacion i përgjithshëm, postime dhe njoftime mbi shërbimet, produktet dhe informacion përkatës për tregun;
  • Mbikëqyrja me kamera për të mbledhur prova në raste krimesh, ose për të provuar transaksionet tërheqje dhe depozitimet (p.sh në ATM) – sidomos për të mbrojtur klientët dhe punonjësit;
  • Regjistrimi i disa lloj telefonatash (për të siguruar cilësinë e shërbimit të ofruar, ose në raste ankesash);
  • Masa për menaxhimin e biznesit dhe zhvillimin e mëtejshëm të produkteve dhe shërbimeve;
  • Masa për të mbrojtur klientët dhe punonjësit, si dhe për të siguruar pronat e Bankës Raiffeisen dhe për të parandaluar, apo për të zhvilluar investigime mbi ngjarje kriminale;
  • Hapësirat e Bankës të cilat janë të hapura për publikun janë nën monitorim (në mënyrë të veçantë arka, kasafortat, korridoret, shkallët, ashensorët, hyrjet e brendshme dhe të jashtme, fasadat, garazhet) si edhe ATM-të brenda ose jashte godinave;
  • Masa për monitorimin e transaksioneve për të parandaluar mashtrime, pastrim parash, financim terrorizmi dhe vepra penale. Në të njëjtën kohë vlerësim të dhënash (mes të tjerash në transaksionet e pagesave). Këto masa i shërbejnë edhe mbrojtjes së interesave tuaja;
  • Përpunimi i të dhënave për qëllime të zbatimit të ligjit;
  • Për mbrojtjen në procese gjyqësore;
  • Për të ruajtur sigurinë në teknologjisë së Informacionit në operacionet e Bankës;
  • Për parandalimin dhe investigimin e kundërvajtjeve;

 

Për të mbrojtur interesin e ligjshëm (Neni 6 (1) (f) i GDPR; Neni (6) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”) në marketingun e shërbimeve tona.

Vlerësohet përpunimi i të dhënave tuaja në Bankën Raiffeisen me qëllim që:

 

  • T’ju japim informacion të personalizuar për ofertat e Bankës;
  • Të zhvillojmë shërbimet dhe produktet tona që i përshtaten sa më mirë interesave dhe situatës tuaj jetësore;
  • Për të përmirësuar dhe lehtësuar sa më shumë përdorimin e shërbimeve tona si p.sh aplikacione, pajisje për vetshërbim etj.

Bazuar në interesin tonë legjitim për marketingun e shërbimeve tona. Vlerësimi i të dhënave për këtë qëllim zgjat për aq kohë sa ju nuk e keni kundërshtuar këtë. Të dhënat në vijim, të cilat mblidhen nga vet RIAFFEISEN BANK SH. A, apo që ja keni dhënë ju RIAFFEISEN BANK SH. A, do të vlerësohen:

  • Të dhëna personale/të dhëna parësore:
  • Gjinia, statusi familjar, emri, data e lindjes, shtetësia, punësimi, punëdhënësi, të dhëna për të ardhurat, adresa, të dhëna kontakti:si numri i telefonit, adresë email, adresë postare, informacion mbi vendndodhjen gjeografike, klasifikim i brendshëm si psh situata e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe gjendja e aseteve dhe detyrimeve në bankë;
  • Të dhëna për produktet dhe shërbimet e Bankës Raiffeisen 

Të dhëna për shërbimet e bankës, në dispozicionin tuaj, përfshijnë:

Mjetet e pagesave të përdorura prej jush si p.sh kartat e debitit dhe të kreditit;

  • Tërheqjet dhe derdhjet në llogari, shlyerjet e kredive;  
  • Normën e interesit dhe komisionet e aplikuara në lidhje me këto shërbime;
  • Pagesat e transfertave në nisje dhe në mbërritje, marrësit dhe dërguesit, transmetimi i urdhër transfertave tek bankat ndërmjetëse, shumën, qëllimin dhe referencën e pagesave referencën e dërguesit;
  • Frekuencën dhe tipin e transfertave, në pagesat jo cash, të dhënat e tregtuesve apo të ofruesve të shërbimeve që marrin pagesat dhe informacion për transaksionet e konkluduara me ta;
  • Transaksionet për kursimet dhe në letra me vlerë, llogaritë e kujdestarisë përfshirë detajet e letrave me vlerë të mbajtura me Bankën.

 

  • Të dhëna për pajisjet dhe qendrën e kontaktit (shërbimet e telefonisë përfshirë kompjuter për kontrollin e zërit

Frekuenca, të dhënat dhe vendi i përdorimit të paisjeve me vetshërbim dhe qendrat e kontaktit (shërbimet e telefonisë përfshirë kompjuter për kontrollin e zërit), apo shërbimi i telefonisë i Bankës, si edhe regjistrimi i zërit dhe figurës në përputhje me bazën ligjore përkatëse

lidhur me përdorimin e këtyre shërbimeve.

 

  • Të dhëna për shërbimet, faqet e internetit dhe komunikimi

Të dhëna lidhur me përdorimin e shërbimeve elektronike dhe faqet e internetit, funksionimi i faqeve te internetit dhe aplikacionet, si edhe mesazhet me email midis jush edhe Bankës, informacion mbi faqet e vizituara, apo përmbajtja dhe links ku keni hyrë, përfshirë edhe faqe jashtë Banke, kohën e përgjigjes, përmbajtjen e informacionit, ose shkarkimi i documentacionit gabimisht, kohëzgjatjen e përdorimit të faqes dhe informacion për nënshkrimin të njoftimeve të Bankës Raiffeisen. Ky informacion mblidhet duke përdorur teknologjinë e automatizuar, siç janë cookies apo web beacons (counting pixels përdoren për të regjistruar emailet apo faqet e internetit), apo ndjekja e faqeve (regjistrimi dhe analizimi i sjelljes naviguese në rrjet) ne faqen e Bankës, apo në ‘Raiffeisen On” apo software (për shembull Google Analytics).

 

  • Të dhëna teknike dhe përdoruesi i fundit i pajisjeve

Informacioni mbi pajisjet dhe sistemet e përdorura për të hyrë në faqet e internetit, ose portale dhe aplikacione, apo mjete të tjera të komunikimit, siç janë adresa e protokollit të internetit(IP), apo lloje dhe versione të sistemeve të veprimit dhe motori i kërkimit në rrjet, si dhe identifikimi, identifikimi i reklamave, apo informacion mbi vendndodhjen, apo të dhëna të krahasueshme me të dhëna për pajisjet dhe sistemet.

 

  • Të dhëna të gjeneruara nga përmbajtja e veprimeve të përdoruesit

Informacioni i ngarkuar në faqet e Bankës Raiffeisen, apo në aplikacionet, siç janë komentet, apo informacione personale dhe fotot ose videot, ose të ngjashmet me to.

 

  •  Kush i merr të dhënat e mia?

Brenda Bankës ato njësi dhe ata punonjës të cilët marrin të dhënat tuaja siç u kërkohet bazuar në detyrimet ligjore dhe rregullatore. Përveç tyre, kontraktorëve (kryesisht ofruesit e shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe back office) ju vihen në dispozicion të dhënat tuaja për aq sa është e nevojshme për të kryer shërbimin respektiv.

Të gjithë përpunuesit, në kuadër të dhënies së shërbimit respektiv, janë të detyruar që t’i përpunojnë të dhënat, bazuar në kontrata për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave tuaja.

 

Nëse ka një detyrim ligjor apo rregullator nga autoritetet publike dhe nga institucionet (si Banka e Shqipërise, Tatim Taksat, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, etj.) edhe Banka jonë edhe Auditorët mund të jenë marrës të të dhënave tuaja.

Në lidhje me të dhënat që ne transferojmë në palë të treta, theksojmë se Raiffeisen Bank, si një Bankë që ushtron aktivitetin në Shqipëri është e detyruar të respektojë sekretin bankar në përputhje me parashikimet e bëra në nenin 91 të “Ligji Për Bankat” dhe është e detyruar të ruajë konfidencialitetin lidhur me informacionin e klientëve, fakte rreth tyre të vëna në dispozicion, ose që është mundur të kemi informacion për shkak të marrëdhënies së biznesit.

Raiffeisen Bank mund ta bëjë të njohur këtë informacion vetëm nëse na keni dhënë lejen tuaj të shprehur dhe me shkrim, ose në qoftë se Banka ëshë ligjërisht e detyruar të bëj të njohur informacionin.  

 

Marrësit e të dhënave personale në këtë kontekst mund të jene institucione të tjera financiare, apo të kreditit, ose ente të tjera të ngjashme. Ne ju japim marrësve të informacionit vetëm ato të dhëna që na duhen, me qëllim përmbushjen e marrëdhënies së biznesit me ju. Në varësi të kontratës respektive, këta marrës mund të jenë psh. banka korrespondente, banka kujdestare, regjistri i kredisë, ose kompani të tjera që janë të lidhura me bankën (për shkak të detyrimeve ligjore apo rregullatore).


Të dhënat nga monitorimi me kamera nga ana e Bankës Raiffeisen mund të përdoren nga autoritetet kompetente apo gjykata penale, sipas rastit (si provë në çështjet penale), shërbimet e sigurisë (për qëllime ruajtjeje), gjykatat civile (si provë në çështjet civile) apo organizma të tjerë shtetëror, me qëllim të zbatimit të ligjit.

 

A tranferohen të dhëna në vende të treta apo në ndonjë organizatë ndërkombëtare?

 

Transferimi i të dhënave në vende të treta (jashtë zonës Ekonomike Europiane-EEA) mund të bëhet vetëm kur ështe nevojshme për ekzekutimin e urdhër tranfertave tuaja (p.sh. urdhër pagesa), nëse kërkohet nga ligji ose nëse keni dhënë pëlqimin tuaj të shprehur. Transferimi i të dhënave tuaja në një vend të tretë mund të bëhët vetëm pas marrjes së autorizimit nga autoriteti lokal për Mbrojtjen e të dhënave personale.

Më tej, të dhënat tuaja mund të transferohen në filialet e Bankës Raiffeisen apo tek përpunues të të dhënave në vende të vende të treta jashte BE-se, apo nënkontraktorë të përpunuesve të Bankës në vende të treta.

Këta janë të detyruar për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e informacionit, në përputhje me standardet Europiane. Informacioni për këtë mund t’u jepet nga ne.

 

Pagesat me transferta dhe tërheqjet cash me karta debiti apo karta krediti mund të bëjnë të nevojshme përfshirjen e organizmave ndërkombëtare dhe për këtë arsye mund të ketë përpunim të të dhënave nga këto organizma edhe në vende të treta. Për shembull: masa për mbrojtjen e të dhënave personale të ndërmarra nga Master Card ("Binding Corporate Rules") janë të aksesueshme në linkun

www.mastercard.us/content/dam/mccom/en-us/documents/mastercard-bcrs-february-2017.pdf.

Nëse kërkohet nga ligji, mund t’ju vëmë në dispozicion më shumë detaje.

 

Për sa kohë ruhen të dhënat e mia?

 

Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme për marrëdhënien tonë të biznesit (fillon me nënshkrimin e një kontrate, ekzekutimin e saj, për të përfunduar me mbylljen e saj), në përputhje me detyrimin për ruajtje siç kërkohet nga ligjislacioni local, Kodi Civil, Ligji Për Arkivat, Ligji Për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.

Për më tepër, arkivimi i të dhënave i nënshtrohet kufizimeve kohore. Të dhënat nga monitorimi me kamerat e Bankës parimisht fshihet pas 60 ditëve, në qoftëse nuk kërkohet të ruhet më tej për qëllime investigimi për kundëvajtje.


Çfarë të drejtash kam unë lidhur me të dhënat personale?

 

Ju keni të drejtën për akses, të drejtën për të kërkuar korrigjimin e të dhënave, fshirjen, apo kufizimin e përpunimit të të dhënave të ruajtura nga ne. Keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin dhe të drejtën të zhvendosni të dhënat në përputhje me GDPR dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Ankesat mund t’i adresoni tek Komisioneri për Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” http://www.idp.al


Jam i detyruar të jap të dhënat e mia?

 

Si pjesë e marrëdhënies së biznesit, ju duhet të na jepni të gjithë informacionin personal të nevojshëm për të krijuar dhe vazhduar marrëdhënien e biznesit me ju. Gjithashtu, duhet të na vini në dispozicion ato të dhëna që kërkohet të mblidhen nga ligji. Nëse ju nuk pranoni të na vini në dispozicion këto të dhëna, ne përgjithësisht refuzojmë të lidhim një kontratë, ose nuk jemi në gjendje të vazhdojmë ekzekutimin e një kontrate ekzistuese, ose mund të jemi të detyruar të ndërpresim këtë kontratë në vijim.

Megjithatë, ju nuk jeni të detyruar të na jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave, në qoftë se këto të dhëna nuk janë të nevojshme për përmbushjen e një kontrate, ose në qoftë se nuk kërkohet nga ligji apo rregulloret.

 

Ka ndonjë vendimmarrje automatike?


Përgjithësisht, ne nuk përdorim vendimmarrje të plotë automatike në kuptimin e Nenit e 22 GDPR, me qëllim që të krijojmë apo të zhvillojmë një marrëdhënie biznesi. Nëse do të na duhej ta përdonim këtë procedurë sipas rastit specifik, do t’ju bëjmë me dije me anë të një njoftimi të veçantë, siç parashikohet me ligj.

 

Cookies

Faqja jonë e web–it përdor cookies. Cookies janë fragmente teksti, të cilat ne i ruajmë gjatë vizitës tuaj në terminalin tonë. Ne përdorim Cookies kryesisht për analiza të anonimizuara mbi përdorimin e faqes së web-it. Ne i përdorim gjithashtu cookies për t’ju ofruar funksione shtesë në faqen e webit, me qëllim që të bashkëveproni më lehtë me faqen dhe për të mundësuar përdorimin pa gabime (p.sh për të mundësuar lundrimin në faqen e web-it ose për të ruajtur preferencat tuaja për vizitën tuaj të ardhshme).

 

Cookies të nevojshme: Cookies, të cilat nevojiten për funksionet bazike në faqe ruhen prej nesh për shkak të detyrimeve kontraktore.

 
Cookies funksionale: Cookies, të cilat na lejojnë të analizojmë përdorimin e faqes së web-it, përdoren nga ne, bazuar në interesin e ligjshëm.

Cookies për marketing: Cookies, të cilat na lejojnë t’ju ofrojmë publicitet në përshtatje me interesat tuaja, përdoren nga ne bazuar në interesin legjitim.

Disa cookies ruhen në terminalin tuaj deri sa ju t’i fshini. Ato na mundësojnë të njohim motorin e kërkimit tuaj në vizitën tuaj të ardhshme në faqen tonë të web-it (të ashtuquajturat cookies të seksionit).

Cookies mund të bllokohen, ç’aktivizohen, ose fshihen. Për këtë qëllim ka një varietet mjetesh të (përfshirë kontrollin e motorit të kërkimit).  Ju mund të gjeni këtu informacion në “seksionin ndihmë” të browser-it që përdorni ju. Në qoftë se të gjithë Cookies e përdorur nga ne janë çaktivizuar, shaqja e tyre për ju mund të kufizohet.


Gjuha e programimit dhe gjurmimi

Faqja jonë e web-it përdor Cookies dhe kontrolle të tjera referuar tregut, në mënyrë të veçantë për të kontrolluar dhe përmirësuar paraqitjen tonë në internet. (njohur si JavaScript and tracking pixels). Të gjitha të dhënat regjistrohen në mënyrë të anonimizuar. Duke përdorur të ashtuquajturat tracking pixels, ne jemi në gjendje të mbledhim informacionin, të kontrollojmë cilat janë përmasat e ekranit, browsers dhe të optimizojmë mënyrën e funksionimit tonë në internet. JavaScript është një gjuhë programimi për të vlerësuar ndërveprimin e përdoruesit, për të modifikuar, ri-lidhur apo gjeneruar përmbajtjen e kërkuar.


Programi Raiffeisen Web Analytics

Kjo faqe web-i përdor programin "Raiffeisen Web Analytics" për analizim të anonimizuar të përdorimit të faqes. Adresa juaj e IP mbetet e anonimizuar për qëllime të analizës, duke fshirë 8 bits njësitë e fundit menjehërë pasi aksesohet një faqe. Për këtë arsye përdoren cookies, të cilat mundësojnë analizën e përdormit të faqes nga përdoruesi. Nëpërmjet vlerësimit të këtyre të dhënave, arrihet mbledhja e informacionit të çmuar mbi nevojat e përdoruesve të faqes.  Këto njohuri kontribuojnë për të përmirësuar cilësinë e ofertave tona. Nëse dëshironi, ju mund ta parandaloni këtë duke e përdorur motorin tuaj të kërkimit në mënyrë të tillë që mos të ruhen Cookies.

Midis të tjerave, ne mbledhim këto të dhëna: faqet e vizituara, datën, orën, kohëzgjatjen në faqe, versionin e browser-it, rezolucionin e ekranit, sistemin e operimit, vendin dhe referencat, faqja e vizituar më herët, nga e cila aksesohet një faqe tjetër. 

 

Google Analytics

Kjo faqe web-i përdor Google Analytics, një shërbim analitik web-i Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA (“Google”). Google Analytics përdor cookies, të cilat ruhen në kompjuterin tuaj. Ne përpunojmë të dhënat tuaja bazuar në interesin tonë legjitim për të krijuar një statistikë mbi lehtësinë e përdorimit të faqes (bazuar në Nenin 6 (1) (f) i GDPR; Nenin 6 (1) (dh) të Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”). Informacioni që gjenerohet nga Cookies lidhur me përdorimin e faqes tonë nga ana juaj (duke përfshirë adresën e anonimizuar të IP dhe ID të pseudonimizuar si edhe URL e aksesimit të faqes) transferohet dhe ruhet nga Google në servera në USA. Kjo faqe mundëson anonimizimin e IP nga Google Analytics. IP juaj shkurtohet nga Google brenda një shteti anëtar të Bashkimit Europian, apo në shtetet nënshkruese në zonën ekonomike Europiane. Google do ta përdor këtë informacion në interesin tonë për të bërë vlerësimin e përdorimit të faqes, për të krijuar raporte mbi aktivitetin e faqes dhe për të na dhënë infomracion që lidhet me përdorimin e faqes tonë në internet. Ju keni mundësi të parandaloni ruajtjen e Cookies, duke adaptuar motorin tuaj të kërkimit.

Megjithatë, ju bëjmë të qartë se, në këtë rast nuk do të jeni në gjendje të përdorni të gjithë funksionalitetet e kësaj faqeje web-i në shtrirjen e saj të plotë.

Ju mund të ndaloni Google të mbledhë të dhënat tuaja në lidhje me Google Analytics duke shkarkuar dhe instaluar adaptues të motorit të kërkimit në dispozicionin tuaj në link-un më poshtë:

http://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de

 

Për më shumë informacion mbi termat e përdorimit dhe politikat e privatësisë së Google mund të vizitoni:  http://www.google.com/analytics/terms/de.htmlhttps://policies.google.com/privacy/partners?hl=de ose https://www.google.at/intl/at/policies/.


Hartat Google

Në faqen tonë të web-it, ne përdorim shërbimet e faqes Google maps API. Ky shërbim oforhet nga Google, Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA. Duke integruar këtë shërbim në faqen tonë tek Google transferohen minimalisht këto të dhëna:  Adresa e IP, koha e vizitës në faqe, rezolucioni i ekranit të vizitorit, URL e faqes së web-it(referuesi) identifikimi i browser-it (agjenti i përdoruesit) dhe termat e kërkimit. Të dhënat transferohen pavarësisht nëse ju keni ose jo një llogari në Google. Në qoftë se jeni kyçur në një faqe, të dhënat do t’i ngarkohen llogarisë tuaj në google. Në qoftë se nuk dëshironi që këto të dhëna t’i ngarkohen profilit tuaj, ju duhet të çkyçeni/ para se aktivizoni butonin. Google. Inc e ruan këtë të dhënë të profileve të përdorimit dhe i përdor për qëllime publiciteti, kërkim tregu dhe/ose për të dizenjuar faqen, bazuar në orientimit të kërkesës së tregut. Ju keni të drejtë të kundërshtoni krijimin e këtyre profileve të përdoruesve, për këtë duhet të kontaktoni Google Inc. për ta ushtruar këtë të drejtë.

Për më shumë informacion mbi qëllimin dhe fushën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave   nga Google, Inc., ju lutem kontaktoni  www.google.at/intl/de/policies/privacy/. Ne nuk përpunojmë të dhënat e impaktuara.

 


Regjistrimi në serverin e faqes së web-it

Sa herë që një përdorues akseson faqen tonë dhe sa herë që merr, ose ka përpjekje për të tërhequr të dhëna nga serveri, të dhënat për këtë proces ruhen në një file log.

Për ne nuk është direkt e mundshme të dallohet cili përdorues ka kërkuar dhe për cilat të dhëna.

Ne, gjithashtu, nuk përpiqemi ta mbledhim këtë informacion. Kjo do të ishte e mundur vetëm për rastet e parashikuara me ligj dhe me ndihmën e palëve të treta (p.sh ofruesit e shërbimit të Internetit). Të dhënat si vijon janë të regjistruara në çdo rast marrje informacioni: Adresa e IP, emri i file të shkarkuar, data dhe koha e shkarkimit, sasia e të dhënave të transferuara, mesazhi në rast se shkarkimi ishte i suksesshëm dhe mesazhi pse një file nuk ka arritur të shkarkohet, emri ofruesit të shërbimit të internetit për ju, nëse aplikohet sistemi i operimit, programi i përdorur nga motori i kërkimit në kompjuterin tuaj dhe faqja prej nga ku jeni nisur për të vizituar faqen tonë.

 

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është interesi ynë legjitim (në përputhje me nenet 6(1) (f) i GDPR; neni 6 (1) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”). Kjo gjë bëhet për të kapur, parandaluar, investiguar sulmet ndaj faqes tonë të web-it

Në vijim, ne përpunojmë të dhënat tuaja në raste të veçanta bazuar në interesin legjitim tonin apo të palëve të treta të legjitimuar në procese gjyqësore, apo në interes të autoriteteve të autorizuara ligjërisht, apo gjykatave.

Ne përgjithësisht i ruajmë të dhënat për një periudhë një muaj për të garantuar sigurinë e faqes tonë hyrëse. Ruajtja për një periudhë më të gjatë mund të bëhet në rast se duhet të investigohet për raste sulmesh kundrejt faqes sone, apo për shkak të padive gjyqësore.