Financimi i bizneseve të vogla është një ndër prioritetet e Raiffeisen Bank në Shqipëri. Avantazhet që ofrohen janë shumë te mira, çmime dhe kushte konkurruese, shpejtësi dhe lehtësi në proçedimin e kredive. Raiffeisen Bank ofron produktet e mëposhtme të kredisë që plotësojnë nevojat gjithnjë e në rritje të biznesit.

Kliente Biznese te Vogla klasifikohen te gjithe ato biznese te regjistruar si persona fizik dhe persona juridike, te cilet jane aktive ne treg dhe kane nje xhiro vjetore te biznesit deri ne 140,000,000 LEK(ekuivalenti ne EUR) dhe ekspozimi me banken tone deri ne 14,000,000 LEK (ekuivalenti ne EUR).

1. Overdraft


Overdrafti është një linjë kredie, e cila jep mundësinë e tërheqjes në çdo moment nga llogaria rrjedhëse deri në kufirin e shumës së aprovuar. Kjo linjë i ofrohet klientëve të cilët kryejnë veprime bankare me bankën tonë ose me banka te tjera prej te pakten një vit. Qe ky klient te perzgjidhet per kete produkt duhet te kete 12 muaj mardhenie me bankat me kushtet : Kreditime ne 7 muaj gjate 12 muajve dhe domosdoshmerisht ne 3 muajt e fundit.

Avantazhet

  • - Ndihmon bizneset per te mbuluar nevojat per pagesa te ndryshme, per blerjen e inventareve, apo per te kryer likuidime te paparashikura.
  • - Mundëson plotësimin e nevojave afatshkurtra të biznesit
  • - Cmime dhe kushte konkuruese te cilat ndihmojne nevojat gjithnje ne rritje te biznesit

Afati 12 muaj
Monedha LEK dhe EUR
Pagesa Interesi paguhet vetem mbi shumen dhe afatin e perdorur
Shuma 300,000 – 14,000,000 LEK
Garancia
  • 300,000 – 1,000,000 LEK te siguruara me pengje te vleresuara nga Banka dhe/ose me dorezanes
  • 1,000,001 – 14,000,000 LEK të siguruara me Pasuri të Paluajtshme

2. Kredi per Investim


Kredia për Investim siguron mbështjetjen financiare për rinovimin e teknologjisë së biznesit duke mundësuar blerjen e pajisjeve/makinerive të reja ose të përdorura

Avantazhet

  • - Cmime dhe kushte konkuruese te cilat ndihmojne nevojat gjithnje ne rritje te biznesit

Afati
  • 12 – 48 muaj për pajisje/makineri të përdorura
  • 12 – 72 muaj për pajisje/makineri të reja
Monedha LEK dhe EUR
Pagesa Këste fikse mujore
Shuma 1,000,001 – 14,000,000 LEK
Financimi 70% e planit te investimit
Garancia
  • 300,000 – 1,000,000 LEK te siguruara me pengje te vleresuara nga Banka dhe/ose me dorezanes
  • 1,000,001 – 14,000,000 LEK të siguruara me Pasuri të Paluajtshme

3. Kredi per Shume Qellime


Kredia per Shume Qellime ofron elasticitet maksimal, duke financuar çdo qëllim të rritjes së biznesit pa paraqitjen e dokumentacionit justifikues per planin e investimit

Avantazhet

  • - Nuk ju duhet të paraqisni dokumenta justifikues per planin e investimit.
  • - Cmime dhe kushte konkuruese te cilat ndihmojne nevojat gjithnje ne rritje te biznesit

Afati 12 – 72 muaj për pajisje/makineri të reja
Monedha LEK dhe EUR
Pagesa Këste fikse mujore
Shuma 300,000 – 7,000,000 LEK
Garancia
  • 300,000 – 1,000,000 LEK te siguruara me pengje te vleresuara nga Banka dhe/ose me dorezanes
  • 1,000,001 – 7,000,000 LEK të siguruara me Pasuri të Paluajtshme

4. Kredi Hipotekore Biznesi


Kredia Hipotekore për biznes ndihmon bizneset e vogla për blerjen, ndërtimin, zgjerimin apo rikontruksionin e ambienteve të biznesit.

Avantazhet

  • - Financim deri ne 70% te planit te investimit.
  • - Norma interesi të favorshme
  • - Shërbim cilësor dhe procesim të shpejtë

Afati 12 – 120 muaj
Monedha LEK dhe EUR
Pagesa Këste fikse mujore
Shuma 1,000,001 – 14,000,000 LEK
Garancia

Pasuri e Paluajtshme

5. Programi EIF


Falë mbështetjes së Bashkimit Europian (“BE”) në kuadër të Programit për Zhvillim dhe Inovacion të Sipërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor (“WB EDIF”) për zhvillimin e sektorit privat, Raiffeisen Bank (RBAL) dhe Fondi Europian i Investimeve (“EIF”) kanë nënshkruar një marrëveshje garancie për të mbështetur Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla (“SME”) në Shqipëri. 

Në kuader te ketij bashkëpunimi, Kredimarrësve i ofrohen terma më konkurrues dhe më atraktivë në krahasim me kushtet normale të kreditimit për produktet e financimit të RBAL duke përfituar:

Ulje te normës së interesit prej të paktën 0.3%

Ulje te vlerës nominale të kolateralit të kërkuar nga RBAL për të paktën 20%

 

Karakteristikat kryesore të financimit përfshijnë:

Shuma maksimale për Klientë                        - deri në EUR 100,000 (ose ekuivalenti në LEK)

Monedha                                                      - LEK / EUR  

Kohëzgjatja e financimit                                 - nga 12 muaj deri 120 muaj

Vlefshmëria për te përfituar nga ky financim - deri në 1 Maj 2019

 

Nxitoni të përfitoni nga keto terma preferenciale, falë mbështetjes së EIF.

 

Për informacione të mëtejshme lidhur me përfitimin e këtij financimi, jeni të lutur të drejtoheni në një nga degët tona ose të viheni në kontakt me Menaxherin tuaj te Marrëdhënies Mikro me RBAL.