Paketat e Biznesit të Vogël
Paketat e llogarive të Biznesit të Vogël ofrojnë grupime të disa produkteve dhe shërbimeve bankare të kombinuara sipas nevojave të klienteve.
Ato janë krijuar në mënyre që çdo biznes i vogël, të ketë mundësinë e përzgjedhjes dhe përfitimit të këtyre produkteve dhe shërbimeve, bazuar tek nevojat e biznesit te tij, duke i orientuar drejt shërbimeve digjitale.
Kemi dizenjuar 3 paketa të reja për biznesin e vogël të cilat ofrohen si për klientët e rinj ashtu edhe për klientët ekzistues;
Paketa Bazike – Është një ndër paketat kryesore për klientet e rinj qe kane filluar veprimet e para në bankë, të vetë-punësuarit, tregëtarët dhe kompanitë e reja.
Paketa Digi – Kjo paketë është e përshtatshme për klientet që mënyra e preferuar e kryerjes së pagesave dhe veprimeve të tjera është ajo digjitale (pa vizituar deget). Gjithashtu kjo paketë përmban edhe përfitime nga uljet e interesave të produkteve të financimit.
Paketa Premium – Kjo paketë ofron lehtësi dhe përfitime në proceset bankare për klientet që preferojnë kanalet digitale dhe/ose degët. Klientët nën këtë paketë perfitojnë nga kushtet preferenciale për produktet e financimit.