Produktet e Manaxhimit te Cash-it kane te bejne me produkte dhe sherbime per nje manaxhim me eficent te likuiditeteve te biznesit.
Sherbimet dhe produktet e Manaxhimit te Cash-it jane krijuar per keto arsye:

  • Orientimin e Biznesit
  • Risi ne produktet e Korporatave
  • Zgjidhje dhe alternativa per E-Business
  • Transparenca ne cmime
  • Sherbime globale

Produktet e Manaxhimit te Cash-it perfshin sherbimet e meposhtme:

  • Llogari rrjedhese
  • Depozita(Depozita me Afat dhe Depozita Kursimi)
  • Pagesa Kombetare dhe Nderkombetare
  • Mbledhja dhe Transportimi i Cash
  • Mesazhe SWIFT
  • Raiffeisen ON- (Electronic platform)
  • Etj…

1. Depozitat


Depozita e Kursimeve per Bizneset e Korporatave

Depozita e Kursimit per Biznese eshte nje kontrate midis Bankes dhe klientit, nepermjet te ciles klienti depoziton  fondet ne nje llogari kursimi  per nje kohe te pacaktuar, kundrejt nje norme interesi sipas balances se disponueshme ne fund te cdo muaji.Fondet jane te disponueshme per klientin ne cdo kohe, por duke respektuar balancen minimale.

Klienti mund te depozitoje dhe te terheqë nje pjese te vleres se depozituar duke respektuar balancen minimale te kerkuar. Transaksionet ne Depoziten e Kursimit mund te jene CASH dhe Transferta. Transferimi I fondeve lejohet te behet vetem brenda llogarive te klienti.
Pagesa periodike mund te kryhet nga Llogaria Rrjedhese ne Depoziten e kursimeve per Bizneset, keshtu qe klienti mund te shtoje depoziten e tij pa ardhur ne dege.

Siguri 

Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

Depozitat me afat

Depozita me Afat eshte nje kontrate midis Bankes dhe klientit, nepermjet te ciles klienti depoziton nje shume te caktuar (principali) per nje periudhe te caktuar kohe kundrejt nje norme interesi.

Afati maksimal i maturimit: 60 Mujore per monedhat: ALL,EUR,USD / 12 Mujore per monedhen GBP

Monedha: ALL, EUR, USD, GBP

Penaliteti:

Gjoba qe do te aplikohet per thyerjen e Depozites me Afat perpara dates se maturimit do te jete:

  • Ne rast se nuk ka kaluar 50% e afatit te depozites:
    70% e interesit te perfituar deri ne daten e thyerjes se Depozites me Afat.
  • Ne rast se ka kaluar 50% e afatit te depozites:
    50% e Interesit te perfituar deri ne daten e thyerjes se Depozites me Afat.

2. Pagesat


Nje rrjet i gjere dhe i shtrire ne gjithe Shqiperine si edhe nje numer shume i madh bankash korrespondente ne te gjithe boten ju krijon lehtesi dhe siguri per transfertat tuaja bankare.

Teknologjia e fundit dhe bashkekohore nepermjet sistemit nderkombetar te komunikimit ju siguron korrektesi dhe shpejtesi ne dergesat tuaja.
Ne cdo dege te Raiffeisen Bank ju mund te realizoni:

  • Transferta ne nisje dhe ne mberritje brenda bankes sone.
  • Transferta ne nisje dhe mberritje ne te gjitha bankat brenda vendit.
  • Transferta ne nisje dhe mberritje jashte vendit. Ne kemi rrjetin me te gjere te Bankave korrespondente.

Per te qene sa me prane klienteve tane sidomos per bizneset te cilat operojne ne Shqiperi dhe ne Kosove, eshte krijuar produkti i pagesave me Kosoven i cili ofrohet nga Raiffeisen Bank me kushte mjaft lehtesuese dhe konkurruese ne treg :

  • Pagesat hyrese dhe dalese nga Shqiperia drejt Kosoves dhe e kunderta
  • Monedha EUR dhe USD
  • Komision i sheshte aplikohet nga te dyja vendet( Shqiperi dhe Kosove)

3. Llogaria Rrjedhese


Ne ju ofrojme shume alternative ne lidhje me menaxhimin e likuiditeteve tuaja.

Te zgjedhesh hapjen e nje llogarie njekohesisht keni zgjedhur dhe produkte te tjera bankare.

Hapja e nje llogarie  rrjedhese prane bankes tone ju ofron mundesi perdorimi te sherbimeve te tjera bankare si:

  • Interesa kreditore ne llogarine tuaj
  • Karte Debitit Visa Electron
  • Depozitim dhe terheqje parash ne çdo kohe, ne te gjithe Shqiperine
  • Dergesa dhe marrje parash brenda dhe jasht vendit
  • Kryerjen e pagesave automatike te faturave ndaj paleve te treta si: Dogana, Taksa, AMC, Vodafone, KESH, Albtelecom, etj.
  • Pagesa me ane te cekut
  • E-banking
  • Sherbimi Sweep

Siguri 

Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

4. Sherbime te tjera


1. Mesazhet SWIFT

Mesazhi SWIFT MT940/941/942

Raiffeisen Bank ofron informacion per gjendjen e llogarise tuaj edhe me ane te dergimit te Mesazheve SWIFT MT940/941/942. Ky mesazh dergohet nga S.W.I.F.T drejt nje institucioni financiar nga ku ky i fundit  autorizohet prej mbajtesit te llogarise per ta pritur kete mesazh.

Mesazhi SWIFT MT101

Mesazhi SWIFT MT101 eshte i vlefshem kur nje kompani urdheron nje Institucion Bankar (Raiffeisen Bank) te debitoje llogarine/te e tij me Raiffeisen Bank, dhe te kreditoje llogarine/te e paleve te treta , brenda Raiffeisen Bank ose ne nje banke tjeter.

2. Sherbimi Sweep

Nje produkt qe ben te mundur kalimin automatik, te shumave qe kalojne nje balance te percaktuar sipas nje periodiciteti te percaktuar, nga nje llogari ne nje tjeter sipas kerkeses se klientit. Periodiciteti i sherbimit SWEEP percaktohet sipas deshires se klientit dhe mund te kete frekuence ditore, javore, mujore.

3. Pagesat Periodike

Pagesa Fikse Periodike eshte nje sherbim qe ju ofron klienteve mundesine e pagesave periodike me shuma fikse automatikisht nga Llogaria Rrjedhese. Klienti mund te perdore kete sherbim per pagesa fikse periodike si p.sh.pagesa qira shtepie, abonime te ndryshme etj.

4. Ceqet Personale

Ceku Personal eshte nje urdher i shkruar, nga personi mbajtes i llogarise prane RBAL, i pakushtezuar, per nje subjekt tjeter, ne te cilen i kerkohet ketij te fundit qe te paguaje ne te pare nje shume te caktuar parash kundrejt leshuesit te Cekut apo nje personi tjeter te percaktuar ne te nga leshuesi.