Depozita e Kursimeve per Bizneset e Korporatave
Depozita e Kursimit per Biznese eshte nje kontrate midis Bankes dhe klientit, nepermjet te ciles klienti depoziton fondet ne nje llogari kursimi per nje kohe te pacaktuar, kundrejt nje norme interesi sipas balances se disponueshme ne fund te cdo muaji.Fondet jane te disponueshme per klientin ne cdo kohe, por duke respektuar balancen minimale.
Klienti mund te depozitoje dhe te terheqë nje pjese te vleres se depozituar duke respektuar balancen minimale te kerkuar. Transaksionet ne Depoziten e Kursimit mund te jene CASH dhe Transferta. Transferimi I fondeve lejohet te behet vetem brenda llogarive te klienti.
Pagesa periodike mund te kryhet nga Llogaria Rrjedhese ne Depoziten e kursimeve per Bizneset, keshtu qe klienti mund te shtoje depoziten e tij pa ardhur ne dege.
Siguri
Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.
Depozitat me afat
Depozita me Afat eshte nje kontrate midis Bankes dhe klientit, nepermjet te ciles klienti depoziton nje shume te caktuar (principali) per nje periudhe te caktuar kohe kundrejt nje norme interesi.
Afati maksimal i maturimit: 60 Mujore per monedhat: ALL,EUR,USD / 12 Mujore per monedhen GBP
Monedha: ALL, EUR, USD, GBP
Penaliteti:
Gjoba qe do te aplikohet per thyerjen e Depozites me Afat perpara dates se maturimit do te jete:
- Ne rast se nuk ka kaluar 50% e afatit te depozites:
70% e interesit te perfituar deri ne daten e thyerjes se Depozites me Afat.
- Ne rast se ka kaluar 50% e afatit te depozites:
50% e Interesit te perfituar deri ne daten e thyerjes se Depozites me Afat.