Raiffeisen Bank ju ofron shërbimin POS duke ju dhënë mundësinë e rritjes së biznesit tuaj dhe shumë përfitimeve të tjera.
Një mënyrë komode dhe tërheqëse për të gjithë klientët!
Në terminalet e bankës pranohen pagesa me të gjitha kartat të cilat mbajnë logon : Visa ,Visa Electron, Mastercard dhe Maestro .
- Rrisni volumin e shitjeve
Duke ofruar mundësi të ndryshme pagesash klienti mund të zgjedhë mënyrën që i përshtatet. Klienti mund të paguajë me një kartë debiti, krediti, me këste apo me çdo lloj karte tjetër që disponon pa qënë e nevojshme të mendohet nëse ka para më vete.
Pagesa me kartë është e shpejtë duke kryer pagesa pa kontakt. Shmangni gabimet që mund të kryhen nga pagesat cash dhe të cilat janë të pakthyeshme.
- Shërbim me teknologjinë më të fundit
Terminalet e Raiffeisen Bank pranojnë pagesa me kontakt si dhe contactless ( pa kontakt) duke qënë gjithmonë të parët në ofrimin e këtyre shërbimeve inovatore. Klienti mund të paguajë me një kartë me kontakt, contactless( pa kontakt) me PIN ose pa PIN (në varësi të shumës) dhe me çdo paisje që i lejon kryerjen e pagesave në një terminal POS.
Nuk është e nevojshme të mbani apo transportoni para. Paratë janë të sigurta në llogarinë e biznesit tuaj.
Në çdo moment që ju keni pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në numrin e kontaktit të Bankës.
Ju mund të kryeni veprime të personalizuara sipas llojit të biznesit: makina me qira, hotele, restorante etj.
Paraqituni në degën më të afërt për më tepër informacion ose kontaktoni menaxherin tuaj të llogarisë në bankë!