Shërbimi POS dhe E-commerce

Shërbimi POS

Raiffeisen Bank ju ofron shërbimin POS duke ju dhënë mundësinë e rritjes së biznesit tuaj dhe shumë përfitimeve të tjera.

Një mënyrë komode dhe tërheqëse për të gjithë klientët!

Në terminalet e bankës pranohen pagesa me të gjitha kartat të cilat mbajnë logon : Visa ,Visa Electron,  Mastercard dhe Maestro .

  • Rrisni volumin e shitjeve

Duke ofruar mundësi të ndryshme pagesash klienti mund të zgjedhë mënyrën që i përshtatet. Klienti mund të paguajë me një kartë debiti, krediti, me këste apo me çdo lloj karte tjetër që disponon pa qënë e nevojshme të mendohet nëse ka para  më vete. 

  • Kurseni para dhe kohë

Pagesa me kartë është e shpejtë duke kryer pagesa pa kontakt. Shmangni gabimet që mund të kryhen nga pagesat cash dhe të cilat janë të pakthyeshme. 

  • Shërbim me teknologjinë më të fundit

Terminalet e Raiffeisen Bank pranojnë pagesa me kontakt si dhe contactless ( pa kontakt) duke qënë gjithmonë të parët në ofrimin e këtyre shërbimeve inovatore. Klienti mund të paguajë me një kartë me kontakt, contactless( pa kontakt) me PIN ose pa PIN (në varësi të shumës) dhe me  çdo paisje që i lejon kryerjen e pagesave në një terminal POS.

  • Ju ofron siguri dhe risi

Nuk është e nevojshme të mbani apo transportoni para. Paratë janë të sigurta në llogarinë e biznesit tuaj.

  • Call Centre 24/7

Në çdo moment që ju keni pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në numrin e kontaktit të Bankës.

Ju mund të kryeni veprime të personalizuara sipas llojit të biznesit: makina me qira, hotele, restorante etj.

Paraqituni në degën më të afërt për më tepër informacion ose kontaktoni menaxherin tuaj të llogarisë në bankë!

Shërbimi E-commerce

Pagesat me karta tashmë nuk njohin më kufi. Kudo që klientët tuaj ndodhen do të kenë mundësi të kryejnë pagesat për produktet apo shërbimet tuaja.

  • Rrisni volumin e shitjeve

Duke ofruar mundësi të ndryshme pagesash klienti mund të zgjedhë mënyrën që i përshtatet. Klienti mund të paguajë me një kartë debiti, krediti, me këste apo me çdo lloj karte tjetër që disponon. 

Mundësi shitjeje 24/7 dhe pa barriera fizike.

  • Shërbim me teknologjinë më të fundit

Kushtet për pranimin e kësaj forme pagese nëpërmjet internetit si mënyrë pagese:

  • Zhvillimi i shërbimit
  • Rregullimi i faqes së internetit si ofrues i shërbimit sipas termave dhe specifikimeve të Bankës
  • Testimi i suksesshëm dhe finalizimi    
  • Ju ofron siguri dhe risi

Shërbimi e-commerce ofrohet me protokollin e sigurisë 3D Secure për kartat VISA (VISA Secure) dhe Mastercard (SecureCode). Këto elemente rrisin sigurinë e pagesave si dhe krijojnë qetësi për klientët tuaj.

Mundësojmë zgjidhje të lehta për kerkesat teknike të klientëve:

  • Mundësi pagese perserite për klientët sipas kërkesës së tregtarit
  • Mundësi pagese me gjenerimin e link-ut
  • Call Center 24/7

Në çdo moment që ju keni pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në numrin e kontaktit të Bankës.

Paraqituni në degën më të afërt për më tepër informacion ose kontaktoni menaxherin tuaj të llogarisë në bankë!