1. Paradhenie Bankare


Paradhenia (Hua) Bankare eshte nje linje financimi e alokuar ne llogarine rrjedhese e cila lejon perdorimin e fondeve shtese deri ne limitin e aprovuar (Overdraft).

Fondet shtese ne dispozicion per te mbuluar shpenzimet operative sipas fluktuacioneve te biznesit do te bejne te mundur nje rrjedhje konstante te fluksit te parase duke mbuluar detyrimet afatshkurtra dhe krijimin e aseteve korrente.

Perdorimi i shumes se disbursuar dhe ripagimi i financimit direkt ne llogarine rrjedhese duke mundesuar riperdorimin e shumes se ripaguar pergjate gjithe vlefshmerise se linjes e kthen Overdraftin ne nje linje financimi shume fleksibel.

Karakteritikat kryesore

  • Financim me i shpejte
  • Mundesohet ne disa monedha (USD / EURO / Lek)
  • Interesi paguhet vetem per shumen e perdorur - kalkulohet ne baze ditore
  • Fleksibilitet ne kohezgjatje - nga nje deri ne dymbedhjete muaj
  • Financim i rinovueshem

2. Hua per kapital qarkullues


Kapitali Qarkullues eshte nje kreditim afatshkurter qe perdoret per financimin e nevojave korrente te aktivitetit te biznesit.

Kapitali Qarkullues mundeson nje financim deri ne 36 muaj te nevojave operacionale te biznesit (p.sh. blerje inventari, ripagim te furnitoreve etj.) pa perkeqesuar likuiditetin e kompanise.

Skeduli i ripagimit perkon me ciklin e biznesit ne baza fikse mujore ose tre-mujore ne koherence me fluksin e parese te pritshem.

Karakteristikat kryesore

  • Financim i shpejte
  • Mundesohet ne disa monedha (USD / EURO / Lek)

3. Hua per investim


Kredia e investimit ofron mundesine e financimit te nevojshem per te mbeshtese zgjerimin dhe / ose zhvillimin e biznesit nepermjet investimive ne asete fikse afatgjata si blerje pajisjesh dhe / ose ambjente biznesi, ndertesa, makineri, pajisje etj. ose duke konsoliduar stabilitetin financiar duke rifinancuar investime te tjera afatgjata ose detyrime te tjera.

Karakteristikat kryesore

  • Periudha e ripagimit deri ne 180 muaj (duke perfshire nje periudhe "Grace" te faljes se interesit ne rast se do te jete e aplikueshme) ofron mundesine e nje fluks te brendshem te parase per nje menaxhim me te mire te likuiditetit.
  • Mundesohet ne disa monedha (USD / EURO / Lek)