Incident tek Dega nr.2 Fier


21.12.2009

Raiffeisen Bank njofton se Dega nr. 2 ne Fier eshte grabitur sot nga dy persona te maskuar dhe me arme. Ata kane hyre ne dege duke kercenuar punonjesit e bankes dhe kane mundur te rrembejne nje sasi te vogel parash ne banak.

Fatmiresisht asnje nga klientet apo stafi i deges se bankes nuk eshte plagosur apo demtuar. Aktualisht Dega eshte e mbyllur dhe forcat e policise gjenden ne vendgjarje. Forcat e policise i jane pergjigjur situates menjehere dhe kane arritur ne dege rreth 3-4 minuta pas incidentit, por fatkeqesisht vjedhesi eshte zhdukur.

“Prioriteti yne i pare eshte pa dyshim siguria e stafit dhe ne jemi te kenaqur qe ata kane vepruar sipas politikes sone te sigurimit”, tha nje perfaqesues i Raiffeisen Bank.

Dega nr.2 ne Fier eshte e pajisur me te gjithe sistemet mbrojtese ashtu si te gjithe deget e tjera ne vend. Raiffeisen Bank merr te gjitha masat qe keto sisteme te jene funksionale dhe operacionale.