Raiffeisen Bank sponsorizon Diten Kombetare te Austrise


26.10.2010

Raiffeisen Bank ishte nje nga sponsorat e aktivitetit te organizuar me rastin e Dites Kombetare te Austrise. Ambasada Austriake ne Tirane organizoi nje pritje  ne ambjentet e Hotel Rogner ne Tirane, ne daten 26 Tetor. Ne kete pritje merrnin Kryeministri I Shqiperise, Z. Sali Berisha, Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Znj. Jozefina Topalli, Zevendes Kryeministri dhe Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, Z. Ilir Meta, Ministri i Jashtem Z. Edmond Haxhinasto, perfaqesues te trupit diplomatik, etj. Raiffeisen Bank perfaqesohej ne kete aktivitet edhe nga Drejtori Ekzkutiv i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris dhe te gjithe anetaret e tjere te Bordit.

Ambasadori Austriak ne Tirane, Z. Florian Rauning gjate fjales se tij pershendetese tha se  marredheniet ndermjet dy vendeve jane te shkelqyera. Ai gjithashtu permendi shkurtimisht fushat kryesore te bashkepunimit ndermjet Shqiperise dhe Austrise, duke vene ne dukje prezencen e kompanive te mirenjohura Austriake ne Shqiperi.