- Te ardhurat nga interesi neto rriten me 6.4 per qind nga viti ne vit ne € 1,954 milion (HY/2013: € 1,836 milion)
- Te ardhurat operative ulen me 2.4 per qind ne € 2,747 milion (HY/2013: € 2,813 milion)
- Shpenzimet e pergjithshme administrative ulen me 6.1 per qind ne € 1,519 milion (HY/2013: € 1,617 milion)
- Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija rriten me 21.1 per qind ne € 568 milion (HY/2013: € 469 milion)
Te gjitha shifrat jane te bazuara ne standardet IFRS.
""Shikojme prapa ne nje gjashtemujor te pare intensiv per 2014, i cila u karakterizua nga tema rregullatore te tilla si Rishikimi i Cilesise se Aseteve , stres testi i BQE-se, si dhe kriza gjeopolitike ne Ukraine. Pavaresisht nga keto rrethana te veshtira ne arritem te menaxhonim nje rezultat te qendrueshem per gjysmen e pare te vitit, ""Karl Sevelda, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank International AG (RBI), ka permbledhur zhvillimet e gjysmes se pare te vitit 2014.
Ne gjysmen e pare te vitit 2014, RBI ka gjeneruar nje fitim para tatimit prej € 518 milion, te cilit i korrespondon nje rritje prej 11 per qind, ose € 51 milion, nga viti ne vit. Rezultati operativ u rrit gjithashtu, deri ne 3 per qind ne € 1,228 milion, per shkak te permiresimit te marzheve te interesit dhe shpenzimeve te pergjithshme administrative me te uleta.
Fitimi pas tatimit u rrit 19 per qind ne € 371 milion nga viti ne vit, ndersa tarifa tatimore ka rene ne 28 per qind. Fitimi qe i atribuohet interesave jo-kontrolluese ka rene € 8 milione per minus € 27 milion. Kjo rezultoi ne nje fitim te konsoliduar prej € 344 milion.
""Perfundimi me i rendesishem qe mund te nxjerrim nga rezultati yne: RBI eshte ne parim i mire pozicionuar. Modeli yne i biznesit i provuar dhe i testuar i verteton forcen e tij edhe ne kohe te veshtira. Kapitali yne i perbashket i raportit tier 1 shtrihet mbi 12 per qind. Kjo eshte tre here kerkesa aktuale e vlefshme ligjore. RBI nuk e gjeneron biznesin e saj kryesore ne bankingun e investimeve, por eshte nje banke klasike universale, si rrjedhoje ky eshte nje raport shume i pranueshem, "" tha Sevelda. Ne lidhje me situaten aktuale ne Rusi ai theksoi: ""Ndikimi i sanksioneve mbi biznesin e RBI-se eshte me te vertete shume e ulet. Une jam i bindur se marredheniet e mira ekonomike paraqesin nje parakusht te rendesishem per nje bashkejetese paqesore. Prandaj, une nuk shoh ndonje arsye per te vene ne dyshim biznesin tone ne Rusi. Ne ende e konsiderojme Rusine si nje treg bankar terheqes ne periudhen afatmesme dhe afatgjate dhe per kete arsye ne do te qendrojne ne kete treg. ""
Per shkak te rritjes se kapitalit, te kryer ne fillim te vitit 2014, numri mesatar i aksioneve u rrit ne 278.5 milion ne gjysmen e pare te vitit 2014 (periudhe e krahasueshme e vitit te kaluar: 194.9 milion). Kjo ka rezultuar ne te ardhurat per aksion prej € 0,88. Ne te njejten periudhe te vitit te kaluar, kjo shifer ishte € 0,91 ne baze te numrit te ulet te aksioneve te mbetura.
Te ardhurat neto nga interesi rriten me 6 per qind
Te ardhurat operative rane me 2 per qind, ose € 67 milion, ne € 2.747 milion nga viti ne vit.
Ne gjysmen e pare te vitit 2014,te ardhurat neto nga interesi u rriten me 6 per qind, ose 117 milion, ne 1,954 milion nga viti ne vit.
Shpenzimet e pergjithshme administrative rane me 6 per qind - raporti kosto / te ardhura u permiresua ne 55 per qind
Shpenzimet e pergjithshme administrative rane € 98 milion ne € 1,519 milion, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar.Raporti kosto / te ardhura u permiresua 2.2 pike perqindjeje ne 55.3 per qind.
Komponenti me i madh ne shpenzimet e pergjithshme administrative ishte shpenzimet e stafit ne 51 per qind, e cila eshte ulur 5 perqind, ose € 39 milion, ne € 776 milion.
Rritja ne provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija kryesisht per shkak te krizes ne Ukraine
Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u rriten 21 per qind, ose €99 milion, ne €568 milion ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar, kryesisht si rezultat i provigjioneve me te larta neto per humbjet nga kredite individuale ne Ukraine.
Ne periudhen raportuese, raporti NPL, ne 10.7 per qind, mbeti i pandryshuar nga niveli ne fund te 2013. Kredite me probleme jane te vendosura kundrejt provigjioneve per humbjet nga huate ne € 5,642 milion, duke permiresuar raportin e mbulimit NPL per 65.3 per qind, krahasuar me 63.1 per qind ne fund te vitit.
Totali i kapitalit u rrit ne me shume se € 13 miliard
Deri me 30 Qershor 2014 kapitali i pergjithshem i RBI nen Basel III arriti ne € 13,114 milion. Kjo korrespondon me nje rritje prej €428 milion krahasuar me shifrat e fundvitit, e llogaritur nen Bazel II, kryesisht per shkak te rritjes se kapitalit ne fillim te 2014.
Raporti i mbulimit te tepert ishte 110.4 per qind, krahasuar me 98.5 per qind, si ne fund te vitit 2013, qe ishte i lidhur drejtperdrejt me rritjen e kapitalit te kryer ne fillim te 2014. Bazuar ne riskun total, raporti i perbashket i kapitalit tier 1 (kalimtare) erdhi ne 12.1 per qind, me nje raport te pergjithshem te kapitalit prej 16.8 per qind.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 56,000 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.6 milion klienteve nepermjet 2,900 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7 perqind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]ternational.com),
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected]) ose Viola Smaja ( [email protected]) http://www.rbinternational.com http:,//www.rzb.a