2016: Raiffeisen Bank International gjeneron nje fitim te konsoliduar prej 463 milion Euro


15.3.2017

2016: Raiffeisen Bank International gjeneron nje fitim te konsoliduar prej 463 milion Euro

  • Te ardhurat neto nga interesi ulen 11.8 perqind ne 2,935 milion Euro nga viti ne vit (2015:3,327 milion Euro)
  • Te ardhurat operative ulen 4.8 perqind ne 4,692 milion Euro ( 2015:4,929 milion Euro)
  • Shpenzimet e pergjithshme administrative ulen  2.3 perqind ne 2,848 milion Euro (2015: 2,914 milion Euro)
  • Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija ulen 40.3 perqind ne 754 milion Euro (2015: 1,264 milion Euro )
  • Fitimi para tatimit rritet 24.6 perqind ne 886 milion Euro (2015: 711 milion Euro)
  • Fitimi mbas tatimit rritet 31.9 perqind ne 574 milion Euro (2015: 435 milion Euro)
  • Fitimi i konsoliduar rritet 22.2 perqind ne 463 milion Euro ( 2015: 379 milion Euro)
  • Raporti i kredive me probleme ulet 2.7 pike perqind ne 9.2 perqind krahasuar me fundvitin 2015

Te gjitha shifrat jane te bazuara ne Standardet Nderkombetare te Raportimit Financiar (IFRS).

Ne vitin 2016, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka gjeneruar nje fitim te konsoliduar prej 463 milion Euro.

“Duke marre parasysh qe mjedisi me nje norme te ulet te interesi ushtron ende presion mbi te ardhurat tona, une jam i kenaqur me fitimin e konsoliduar. Rezultatet tona jane permiresuar ndjeshem ne te gjithe rajonin. Ne veçanti, do te doja te theksoj Evropen Juglindore, ku rezultatet mund te rriten me gati 40 perqind. Ne nivel vendi, jam veçanerisht i lumtur per rezultatet e suksesshme ne Hungari dhe Ukraine”, tha Drejtori i Pergjithshem i RBI Karl Sevelda.

Ne vitin 2016, te ardhurat neto nga interesi rane ne 12 perqind, ose 391 milion Euro, ne 2,935 milion Euro. Kjo kryesisht i atribuohet normes se ulet te interesit te tregut kryesisht ne shume prej vendeve te Grupit, likuiditetit te tepert, dhe nje reduktim prej 215 milion Euro, e veçanerisht ne Rusi, ne te ardhurat nga interesi nga derivatet e lidhur per qellime mbrojtjeje.

Shpenzimet e pergjithshme administrative te Grupit rane 2 per qind, ose 66 million Euro, ne 2.848 milione Euro ne periudhen raportuese. Raporti kosto / te ardhura, megjithate, eshte rritur 1.6 pike perqindje ne 60.7 perqind per shkak te te ardhurave te uleta operative.
“Zvogelimi i kostos do te mbetet nje prioritet i larte per ne. Megjithate, kerkesat ne rritje te vazhdueshme rregullatore e bejne te veshtire permbushjen e ketij objektivi “, ka thene Johann Strobl, Drejtor i Pergjithshem i komanduar i RBI.

Raporti CET 1 (perfundimtar) prej 13.6 perqind

Ne vitin 2016, RBI arriti edhe nje here te permiresoje ne menyre te konsiderueshme.raportet e saj te kapitalit.

Ne baze te riskut te pergjithshem, raporti CET 1 (perkoheshem) ishte 13.9 perqind, me nje raport te pergjithshem te kapitalit (perkohshem) prej 19.2 perqind. Duke perjashtuar dispozitat e perkohshme siç percaktohet ne CRR, raporti CET 1 (perfundimtar) qendroi ne 13.6 perqind, dhe raporti i pergjithshem i kapitalit (perfundimtar) ishte 18.9 perqind.

Raporti pro forma CET 1 (perfundimtar) i bankes te kombinuar ka qene 12.4 perqind ne fund te vitit 2016. Pa marre ne konsiderate dispozitat e perkohshme te raportit pro forma CET 1 (perfundimtar) qendroi ne 12.7 perqind.

“Ne kemi tejkaluar ne menyre te konsiderueshme objektivat tona te kapitalit si per  RBI asthu dhe per per banken e bashkuar, tashme nje vit perpara afatit. Per kete arsye ne mund te perfundojme programin tone strategjik me heret. Dua te falenderoj punonjesit tane, te cilet kane zbatuar programin me te gjere te transformimit ne historine e bankes tone ne menyre shembullore. Paralelisht, ata realizuan bashkimin me RZB. Mbyllja e transaksionit eshte planifikuar per 18 Mars “, shpjegoi Karl Sevelda.

Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija ulen 40 perqind

Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija rane 40 perqind ne total nga viti ne vit, ose 509 milione Euro, ne 754 milione Euro.

Raporti i NPL ra 2.7 pike perqindje nga viti ne vit, ne 9.2 per qind. Kredite me probleme krahasimisht me provigjonet per humbjet arrijne ne vleren 4,905 milion Euro. Pavaresisht shitjes dhe deklarimit te humbjeve, raporti i mbulimit NPL eshte permiresuar nga 71.3 perqind ne 75.6 perqind.

“Ne jemi shume te kenaqur me reduktimin e ndjeshem te kostove te riskut dhe permiresimin e raportit tone te NPL-ve. Reduktimi i kostove te riskut mund te arrihet ne pothuajse te gjitha tregjet tona, gje qe eshte vecanerisht e kenaqshme. “, ka thene Johann Strobl.

Krahasimi i rezultateve me tremujoret e meparshem

Krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2016, te ardhurat neto nga interesi u rrit 2 perqind, ose 16 milione Euro, per 748 milione Euro ne tremujorin e katert.

Ne 749 milione Euro, shpenzimet e pergjithshme administrative ne tremujorin e katert ishin deri ne 9 perqind, ose 62 milion Euro nga 687 milione  Euro ne tremujorin e kaluar.

Krahasuar me tremujorin e trete, provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u rriten 151 milion Euro per 251 milione Euro. Kjo rritje i atribuohej kryesisht Rusise, Azise, Kroacise, dhe Segmentit te Grupit te Korporatave.

Fitimi i konsoliduar ne tremujorin e katert ishte 69 milione Euro, qe eshte nje renie prej 114 milione Euro krahasuar me tremujorin e trete 2016.

Veshtrim i pergjithshem

Si rezultat i bashkimit me RZB, i cili hyn ne regjistrin tregtar me 18 Mars 2017, nje veshtrim i pergjithshem si me poshte zbatohet per banken e kombinuar.

RBI arriti ne 12 perqind objektivin e raportit CET1 nje vit para afatit me nje raport CET 1 perfundimtar prej 13.6 perqind me 31 Dhjetor 2016 (12.4 perqind per pro formen e bankes kombinuar). Ne terma afatmesem RBI perpiqet te arrije nje raport CET1 (perfundimtar) prej rreth 13 perqind.

Pas stabilizimit te vellimit te kredise, RBI do te rifilloje rritjen me nje rritje mesatare te perqindjes vjetore ne zonat me perqindje te uleta.

RBI pret provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija per vitin 2017 te jene nen nivelin e 2016 (754 milione Euro).

RBI ka gjasa per te arritur nje raport te kredive me probleme (NPL) prej rreth 8 perqind deri ne fund te vitit 2017, dhe gjate termave afatmesme RBI pret qe kjo te reduktohet me tej.

RBI synon me tej per te arritur nje raport kosto / te ardhura midis 50 dhe 55 perqind ne nje periudhe afatmesme, e pandryshuar nga objektivi i saj i meparshem.

Kthimi afatmesem i RBI’s per objektivin e kapitalit para tatimit eshte i pandryshuar ne rreth 14 perqind, me nje kthim te konsoliduar nga kapitali prej rreth 11 perqind.

* * * * *

Ju mund te aksesoni versionin online te raportit vjetor tek at http://ar2016.rbinternational.com. Versioni Gjerman eshte i disponueshem ne http://gb2016.rbinternational.com. Nje version i  printuar mund te porositet gjithashtu nepermjet kesaj faqe interneti.

* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofron sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.
Ne total, rreth 48,500 punonjes u sherbejne rreth 14.1 milion klienteve nepermjet 2,500 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Ă–sterreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7 perqind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected])
http://www.rbinternational.com