Njerezit me aftesi te kufizuara jane vecanerisht nje sfide per Shqiperine sepse jane shume pak qendrat e kujdesit te drejtuara nga shteti. Varferia dhe mundesite e pakta per te ardhmen jane nje situate e perbashket ne jetet e tyre. 12.5% e njerezve ne Shqiperi jetojne poshte limitit te varferise.Rreth 80 % e te rinjve me paaftesi mendore nuk shkojne asnjehere ne shkolle. Kryesisht ne zonat rurale te Shiqperise , varferia eshte nje situate e zakonshme. Gjithashtu ne Arrameras, nje qyteze rreth 20 km larg Tiranes ka shume njerez te varfer.
Papunesia eshte nje nga problemet me te medha ketu. Aty ka padyshim, nje nevoje per zhvillim ekonomik, por gjithashtu ne zonen e edukimit dhe ne kujdesin e femijeve ka nevoje per permiresime. Me kete qender e cila eshte hapur sot, ne duam te kontribuojme ne permiresimin e kushteve per femijet dhe te rinjte , tha Herbert Stepic , themelues i Charity.
“Ne jemi te lumtur qe Z. H.Stepic CEE Charity dhe Z.Julius Eberhardt financuan rinovimin e qendres ditore te kujdesit, ne menyre qe te jete e pershtatshme per njerezit me aftesi te kufizuar, dhe qe bene te mundur implementimin e ketij projekti,†shprehu mirenjohjen e tij Z.Franz Kuberl , Presidenti i Caritas.Fale angazhimit te tyre kushtet e jeteses per te rinjte me aftesi te kufizuara mund te permiresohen shume dhe kjo ju jep atyre nje jete me cilesore. Faleminderit Shume !
Ne menyre qe te rrisim perspektiven e ardhshme per njerezit me aftesi te kufizuar , H.Stepic CEE Charity se bashku me Julius Eberhardt (Palais Fanto) dhe Caritas, rinovuan nje ish ambulance ne Arrameras dhe e kthyen ne nje qender ditore kujdesi per te rinjte me paaftesi fizike dhe mendore.
Ceremonia zyrtare e hapjes u be ne 13 Shtator. H. Stepic CEE Charity u perfaqesua nga Z. Alexander Zsolnai, Anetar i Bordit drejtues dhe Zevendes Drejtor i caktuar i bordit drejtues Raiffeisen Bank Albania. Ne qender , 35 njerez te moshave 8 deri ne 25 vjec do te marrin terapi individuale , trajtim fizioterapie dhe edukim. Per shembull, femijet te cilet nuk kane asnje mundesi te shkojne ne shkolle jane trajnuar nga dy mesues profesional. Per trajnime me te perparuara, eshte caktuar nje grup pune special per njerezit me aftesi te kufizuar. Gjithashtu eshte edhe sherbimi i transportit i cili sjell vajzat dhe djemte ne shkolle dhe me pas i merr ata mbrapsht. Qendra e re e kujdesit ditor ju lejon te rinjeve me aftesi te kufizuara te organizojne diten e tyre ne menyre te vlefshme , per te vendosur dhe per te mbajtur kontakte shoqerore. Objektivi i projektit eshte qe te krijoje sa me shume pavaresi per njerezit me aftesi te kufizuar dhe te mbeshtese zhvillimin e tyre.
H. Stepic CEE Charity eshte themeluar ne vitin 2007 nga Dr. Herbert Stepic, Drejtor i Pergjithshem i International Bank-Holding AG dhe zevendes drejtues I bordit drejtues te Raiffeisen Zentralbank Austria AG.Organizata mbeshtet femijet, te rinjte dhe femrat e reja ne rajonet me problem te CEE.
Kontakt:
Gregor Höpler, H. Stepic CEE Charity, Tel.: 0171707 3449; www.stepicceecharity.org
Silke Ruprechtsberger, Caritas Österreich – Communications, Tel: 01/488 31- 417