Presidenti Bamir Topi akordoi “Medaljen e Mirenjohjes” per Dr. Herbert Stepic e cila iu dorezua nga Sekretari i Pergjithshem i Presidences Z. Aleksander Flloko.


1.2.2009

Sot ishte nje dite e veçante per Raiffeisen Bank kur Presidenti i vendit i akordoi Presidentit te Raiffeisen International “Medaljen e Mirenjohjes” nepermjet Sekretarit te Pergjithshem te ketij institucionit.

Ne ceremonine qe u zhvillua ne ambjentet e Ministrise se Puneve te Jashtme ishin te pranishem perfaqesues te larte te Qeverise, shoqatave te biznesit dhe trupit diplomatik ne Shqiperi. Zevendes Kryeministri, Genc Pollo, Ambasadori Austriak ne Shqiperi, Klaus Derkowitsch, Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme, Z. Ferid Hoxha dhe Sekretari i Pergjithshem i Presidences, Z. Aleksander Flloko ishin se bashku me Dr. Stepic per kete medalje.

Dr. Stepic gjate fjalimit te tij te shkurter tha “Jam i emocionuar nga kjo medalje”. Celebrimi i 5 vjetorit të Raiffeisen Bank në Shqipëri ishte një ngjarje e rëndësishme për ne, etapat e zhvillimit që ka ndërmarrë Shqipëria tregojnë suksesin e politikave që ka ndjekur qeveria gjë që ka ndikuar në rritjen e ekonomike të vendit. Hyrja jonë në sistemin banka shqiptar ka sjellë ndryshime të mëdha pasi ne kemi ofruar, llogari automatike pagash, kemi sjellë risi në ofrimin e shërbimeve elektronike si bankomatet, dhe shërbimet të tjera. Prania jonë këtu ka tërhequr dhe investitorë të tjerë austriake në tregun e sigurimeve dhe atë energjetik. Kam besimin se Shqipëri falë reformave që ka ndërmarrë dhe pas anëtarësimit në NATO do të jetë së shpejti edhe anëtare në bashkimin Evropian.

Është një privilegj për mua që marrë këtë dekoratë kaq prestigjose nga presidenti Topi. Por doja të theksoja që një njeri i vetëm nuk mund të arrijë një sukses kaq të madh. Kjo dekoratë që më jepet mua përfaqëson të gjithë punën e pa ndaluar që kanë bërë të gjithë bashkëpunëtorët e mi, duke filluar që nga Z. Peter Lenkth, Z. Heinz Hoedl, të gjithë pjesëtarët e tjerë të stafit, pa punën dhe përkushtimin e të cilëve nuk do të ishte bërë i mundur një sukses kaq i madh i Raiffeisen. Faleminderit të gjithëve ju për mbështetjen dhe punën tuaj të palodhur në përmbushjen dhe arritjen e rezultateve të shkëlqyera, edhe një herë faleminderit të gjithëve.

Zevendes Kryeministri mbajti nje fjalim te shkurter dhe tha: Fillimisht doja të falënderoja Dr. Stepiç për punën e tij gjatë këtyre viteve pasi ka qene një mik i Shqipërisë. Hyrja e Raiffeisen Bank në Shqipëri ka modernizuar sistemin bankar shqiptar. Pasi me ardhjen e saj në vendit tonë është rritur konkurrenca që përbën bazën për një zhvillim më të madh të tregut bankar, janë përmirësuar produktet dhe shërbimet e ofruara për klientët. Ardhja e një grupi të njohur bankar si Raiffeisen ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të tjerë austriakë të cilët gjithashtu kanë investuar në Shqipëri.