Raiffeisen Bank nderohet me çmimin “Banka më e Mirë e Huaj” në Shqipëri nga EMEA Finance


7.9.2017

  • Raiffeisen Bank International është nderuar me çmimin "Banka më e mirë në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe CIS"
  • Gjithashtu është "Banka më inovative në EQL dhe CIS", si dhe "Prezantimi më i mirë i produkteve në EQL dhe CIS"
  • Gjithsej 23 çmime për grupin RBI në "European Banking Awards" të Financave të EMEA-s - "Banka më e mirë", "Banka më e mirë e huaj", "Banka më e mirë e investimeve" dhe "Banka më e mirë private" në 15 shtete te ndryshme.

Grupi RBI morri 23 çmime në “European Banking Awards” të EMEA Finance. Revista e rëndësishme financiare e shpalli RBI si “Banka më e mirë në EQL dhe CIS” dhe degën e saj sllovake Tatra banka si “Banka më inovative në EQL dhe CIS”. Gjithashtu, ajo vleresoi Tatra bankën për aplikacionin e saj të pagesave bankare përmes celularit “mobile banking” me çmimin “Produkti më i mirë i prezantuar në EQL & CIS”.

Për më tepër, EMEA Finance përzgjodhi RBI dhe bankat e saj vartëse si “Banka më e mirë” në Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Hungari, Kosovë, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë, pastaj si “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri, Bjellorusi, Rumani dhe Rusi, si “Banka më e mirë e investimeve” në Austri, Rumani, Rusi “Banka më e mirë e huaj e investimeve” dhe Serbi, si “Banka më e mirë private” në Bullgari, Çeki dhe Poloni si dhe “Menaxheri më i mirë i aseteve” në Bullgari dhe Sllovaki.

"RBI është përzgjedhur si “Banka më e mire” nga EMEA Finance në rajonin e EQL dhe CIS. Banka vazhdon garën e saj me fitim duke gjeneruar një fitim të konsoliduar prej 587 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2017 dhe duke përfunduar bashkimin me RZB. Veprimet e shpejta dhe efektive të bankës për të rivendosur rentabilitetin, ristrukturimin në Ukrainë dhe lëvizjet vendimtare për t'u përqëndruar në tregje të caktuara thelbësore, ndërsa dalin nga tregje te tjera, e vendos bankën të paktën një vit përpara afatit të planit strategjik. RBI synon të vazhdojë me progresin pozitiv duke ulur NPL-të e saj dhe perspektiva është shumë e mirë ", tha Christopher Moore, botues dhe CEO i revistes EMEA Finance.

“Rezultati i shkëlqyer në Europe Banking Awards të EMEA Finance konfirmon se RBI është në rrugën e duhur. Jo vetëm që Grupi ka performancë të mirë, por gjithashtu dëshmohet të ketë përparësi në fushën e inovacionit dhe bankingut digjital”, komenton CEO i RBI Johann Strobl.