Raiffeisen INVEST mbështet Bashkinë Fier në rikonstruksionin e godinës


12.2.2018

Raiffeisen Invest ka mbështetur Bashkinë Fier për realizimin e projektit të rikonstruksionit të ndërtesës së Bashkisë. Pas një pune intensive prej dy vitesh të Bashkise Fier si dhe mbështetjes së Raiffeisen Invest projekti i rikonstruksionit tashmë ka përfunduar. Gjate ceremonise se inagurimit Drejtori i Përgjithshem i Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris tha,“Jemi shumë të kënaqur që ky projekt përfundoi me sukses dhe qytetarët e Fierit do të marrin shërbimet e ofruara nga Bashkia në ambjente bashkëkohore. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Bashkine Fier në të ardhmen për projekte në shërbim të komunitetit”.